Aktualitet

EMRI/ U rrëzua nga shtylla teksa po punonte, vdes elektricisti në Bulqizë

33-vjeçari u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetojë duke ndërruar jetë disa minuta më pas.

E.K
EMRI/ U rrëzua nga shtylla teksa po punonte, vdes elektricisti në
Foto ilustruese

BULQIZË- Ylli Boba, me profesion elektricist ka humbur jetën këtë të mërkurë teksa po punonte në fshatin Kovashicë të Bulqizës. 33-vjeçari u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetojë duke ndërruar jetë disa minuta më pas. Boba u rrëzua nga shtylla teksa po punonte. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e saj. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Bulqizë/në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju njoftoj se shtetasi Y.B., si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB