Aktualitet

Akuzohet për vrasje dhe plagosje, por 10 mijë euro lirojnë Ralf Ferukun

Sipas pretendimeve të Ferukut, ai është thirrur si dëshmitar në Prokurori dhe më pas është lënë i lirë.

f.t
Akuzohet për vrasje dhe plagosje, por 10 mijë euro lirojnë Ralf
Ralf Faruku

GREQI- I akuzuar për vrasje dhe plagosje, lihet i lirë Ralf Faruku. 48-vjeçari deklaroi se nuk është ndaluar dhe as arrestuar, por është kthyer vetë, pasi ka pasur një thirrje nga Prokuroria greke, lidhur me hetimet për vrasjen e Aleks Rapos në vitin 2014. Sipas pretendimeve të Ferukut, ai është thirrur si dëshmitar në Prokurori dhe më pas është lënë i lirë.

“Erdha vetë në Greqi, pasi kisha një fletëthirrje nga Prokuroria, ku më pyetën si dëshmitar dhe më thanë nëse e njoh Aleks Rrapon. Unë Aleks Rrapon e kam pasur kushëririn e gruas. Unë jam i lirë dhe nuk jam i përfshirë në ngjarje kriminale. Nuk kam ardhur më parë sepse kam pasur expuls. Pasi jam marrë në pyetje si dëshmitarë, jam larguar dhe jam i lirë”, tha Feruku.

Ralf Faruku i njohur gjithashtu edhe si “Taqi” dhe “Noti”, i cili ishte shpallur në kërkim, u arrestua në aeroportin e Athinës, ditën e djeshme për vrasjen Aleks Maksim Rapo dhe plagosjen e Maria Shkëlqim Lamja.

Vrasja e Aleks Rrapos

Ralf Feruku ose “Taqi” akuzohet edhe për vrasjen e 35-vjeçarit shqiptar Aleks Rrapo, edhe pse ky i fundit njihet si një prej miqve të tij më të mirë. Në 29 dhjetor 2014, Rapo në mjetin e tij tip “Smart” bashkë me të dashurën 26-vjeçare ishin nisur për në aeroport në mënyrë që ajo të vinte në Tiranë. Por një bombë e vendosur poshtë mjetit u ndërpreu rrugën, duke lënë të vrarë në vend Rapon, dhe duke plagosur të dashurën e tij. Rapo akuzohej për trafik droge dhe prostituvion dhe kishte vuajtur 4 vite burh në Larisa.

Plagosja e Gjergji Kapajt

Mësohet se shënjestra e atentatit në Glifadha të Greqisë përveç Roland Shëmbitrasit ishte dhe 43-vjecari Gjergji Kapaj, i cili u shpëtoi plumbave me një plagosje. Disa vite më vonë, më 12 tetor 2012, teksa Gjergji Kapaj ndodhej në burgun e Trikallas u plagos oborrin e burgut. Rrugës për në spital, ai u rrëmbye dhe u gjet disa orë më pas i prangosur në hyrje të një pallati. e ate moment aty mesyne 3 persona te armatosur me “Kallashnikov”. Tre persona ç’armatosën gardianët dhe “rrëmbyen” Gjergjin, për të cilën ishin shprehur se kishte borxhe që duheshin “larë”. Dyshohet se pas rrëmbimi të tij fshihet e njëjta dorë…ajo e Taqit./ZËRI

Poll

MOS HUMB