LIVE UPDATES

Shqiptari në SHBA vret ish-gruan dhe më pas rrëmben vajzën

➤Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një 34-vjeçar shqiptar vrau gruan e tij Suela Saliaj. ➤Renato Muhaj rrëmbeu më pas vajzën e tij 8-vjeçare, e cila u gjet në gjendje të mirë. ➤Policia u vu në dijeni për një sherr brenda familjes, ku pasi shkuan në vendngjarje, gjetën të vrarë në banesë Suela Saliajn, 32 vjeç. ➤ Në banesë ishin vetëm prindërit e autorit, të cilët ishin goditur nga djali i tyre dhe u ishin marrë telefonat që të mos lajmëronin Policinë. Ata u treguan autoriteteve dinamikën e ngjarjes. ➤ Duke përdorur telefonin, autoritetet mundën që të lokalizonin autorin dhe vendosën në pranga shqiptarin. ➤Pas arrestimit të Muhajt, e mitura ndodhet me familjarët e të ëmës, në gjendje të rëndë psikologjike pasi ishte dëshmitare e vrasjes.

7 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

‘Përgjithmonë në zemrat tona’, babai i Suela Saliajt mesazh të ndjerë për humbjen e të bijës

Shqiptari në SHBA vret ish-gruan dhe më pas rrëmben vajzën
Suela Saliaj

SHBA- Prindërit e Suela Saliajt, e cila u vra nga burri i saj në SHBA, kanë shprehur humbjen e madhe në rrjete sociale. Pas lajmit të hidhur të vdekjes së 32-vjeçares, babai i saj ka postuar në Facebook 'RIP' për vajzën e tij të ndjerë.

"Në kujtim të vajzës time Suelës. Përgjithmonë në zemrat tona"-prek me fjalët babai i Suelës.

Shqiptari në SHBA vret ish-gruan dhe më pas rrëmben vajzën
POSTIMI

Suela Saliaj u vra nga bashkëshorti i saj, Renato Muhaj në Florida. Ajo u gjet e vdekur në banesë nga punonjësit e policisë, ndërkohë që 34-vjeçari rrëmbeu më pas vajzën e çiftit, e cila u arrit që të shpëtohej disa orë më vonë. Suela jetonte prej disa vitesh në SHBA, ku kishin emigruar më pas dhe prindërit si dhe vëllai i saj. Motivet e krimit të rëndë nuk dihen ende, për shkak se policia ka qenë tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve./ZËRI

1 VITE ME PARE

'Babi, vdiq pse po e qëllon më?'/ Zbardhet DINAMIKA e vrasjes së Suela Saliajt, Renato e vrau, vajzën e tërhoqi zvarrë

Shqiptari në SHBA vret ish-gruan dhe më pas rrëmben vajzën
Renato Muhaj

LARGO- Mediat amerikane kanë zbardhur dinamikën e plotë të vrasjes së Suela Saliajt, e cila u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj. Sipas Policisë, rreth orës 02:30 të mëngjesit, Renato Muhaj vrau ish-gruan e tij dhe goditi dy prindërit e tij, duke i kërcënuar me hanxhar teksa ata mbanin njëri-tjetrin dhe mbyllnin sytë nga frika për jetën. Muhaj akuzohet gjithashtu se u ka marrë celularët në mënyrë që të mos mund të thërrisnin për ndihmë. Megjithatë, një prej tyre doli dhe kërkoi ndihmë nga forcat e rendit.

Brenda në banesë, Policia gjeti Suelën, të mbuluar me gjak dhe me një plagë në fyt, e cila i mori dhe jetën. Vajza e tyre, vetëm 8 vjeç, i tha Policisë se kishte parë të atin teksa godiste me thikë të ëmën në dhomën e saj të gjumit. Nga goditjet ajo e kuptoi se e ëma kishte vdekur dhe kur e pyeti të atin se përse op vazhdonte ta godiste, përgjigjia që mori ishte: Dua me të vërtetë që ajo të vdesë.

Pasi vrau Saliajn, Muhaj e mori vajzën nga shtëpia, duke e zbritur me nxitim nga shkallët, e si pasojë ajo u rrëzua. Pa pritur që të merrte veten, e tërhoqi zvarrë për ta futur në makinë. Ndaj ajo ka marrë disa gërvishtje dhe hematoma gjatë incidentit. Tani ajo është mirë dhe gjendet me familjarët e saj. 

Ndërsa Muhaj është akuzuar për vrasje të shkallës së parë, rrëmbim dhe abuzim të fëmijës. Ai po ashtu përballet me dy akuza për sulm të rëndë dhe kërcënim të dëshmitarëve të ngjarjes./ZËRI

1 VITE ME PARE

SKEMA ku u kap! Vajza e Suela Saliajt pa sesi babai i vrau nënën, flet fqinja: E tmerrshme!

Shqiptari në SHBA vret ish-gruan dhe më pas rrëmben vajzën
Skema

SHBA- Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e Suela Saliaj. Mediat amerikane kanë nxjerrë vendin ku është kapur Renato Muhaj, teksa po tentonte që të arratisej bashkë me vajzën, vetëm 8 vjeç. Burime për ZËRI bëjnë me dije se tashmë e mitura është me të afërmit e nënës së saj në Amerikë, në gjendje jo të mirë, pasi pa gjithë skemën e vrasjes të së ëmës me sytë e saj.

Për ngjarjen kanë folur edhe fqinjët amerikanë të shqiptares, të cilët kanë shprehur keqardhjen për të miturën.

"Vajzë e vogël, e kam parë, kam folur, por kjo është e tmerrshme tani nuk ka as mama."

Ngjarja e rëndë ndodhi në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku 34-vjeçari shqiptar Renato Muahj vrau gruan e tij Suela Saliaj dhe më pas rrëmbeu vajzën e tyre 8-vjeçe. Por përfundoi në prangat e Policisë. Deri më tani nuk dihet shkaku i vrasjes, pasi të afërmit e ish-çiftit treguan se ndarja e tyre ishte miqësore./ZËRI

1 VITE ME PARE

‘Nuk pranonte ndarjen, donte ti merrte vajzës’, zbulohen detaje nga vrasja e Suelës

Shqiptari në SHBA vret ish-gruan dhe më pas rrëmben vajzën
Flasim fqinjet e familjes Saliaj

FIER- Të afërmit e Suela Saliajt, e cila u vra nga burri i saj në SHBA, kanë dhënë detaje nga marrëdhënia mes çiftit, e cila në vitet e fundit kishte qenë e tensionuar.

Banorë dhe të afërm në fshatin Graçan të Mallakastrës, kanë folur për familjen Saliaj, që sipas tyre prej afro 20 vitesh kanë emigruar drejt SHBA-së. Shkak për konfliktin dyshohet se është bërë refuzimi i Renato Muhajt për t’u ndarë, dhe konflikti për kujdestarinë e vajzës.

“Vajzë shumë e mirë, familje nga më të mirat. E morëm vesh nëpërmjet vajzës, ka mbi 15 vite në Amerikë, nuk e njoh djalin, thonë që është nga Mallakastra, sipas të dhënave ai donte që t’i merrte vajzën, ata kishin një ose dy vite të ndarë, po këta femrën e konsiderojnë si plaçkë tregu, shitet e blihet sipas qejfit të tyre, por nuk është ashtu në të vërtetë”,- tha për TCH, një prej fqinjve të familjes në fshatin e lindjes.

"Një familje shumë e mirë dhe kur e dëgjuam lajmin, u befasuam. Ka qenë një vajzë shumë e mirë, jam rritur me të atin e vajzës. Ata ishin të ndarë në Amerikë, më tej nuk di, vetëm se flasim kot. Këtej thanë se ai është nga Mallakastra, fshati i Gjerë, se si është e vërteta ne nuk e dimë, po vajza ishte shumë e mirë sepse luante me fëmijët tanë. Ata kanë 15 vjet që kanë ikur,"-tha një tjetër banor.

“I ati i çupës ka qenë infermier ata ikën dhe rrinin në Fier”, tha një fqinje.

“I ati ka qenë infermier, ka punuar dy tre vjet në fshatin tonë, pas kësaj ka ikur në Fier ka punuar në Fier, pasi punoi atje i doli llotaria amerikane, kanë gati 20 vite, 15-20 këtu vërtitet”, tha një tjetër.

Suela Saliaj u vra nga bashkëshorti i saj Renato Muhaj, me të cilin duket se kanë qenë drejt ndarjes, ndërsa policia në Florida u tregua tejet e rezervuar në dhënien e informacioneve për konfliktin në familje./ZËRI 

1 VITE ME PARE

TRAGJEDI në familjen shqiptare në SHBA! I riu vret gruan dhe rrëmben të bijën

Shqiptari në SHBA vret ish-gruan dhe më pas rrëmben vajzën
Renato Muhaj, e bija Alessia dhe bashkëshortja Suela Saliaj

SHBA- Renato Muhaj, një 34-vjeçar shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij dhe ka rrëmbyer të bijën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si Clearëater, në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku familja jetonte prej vitesh. Muhaj ka goditur edhe të dy prindërit e tij dhe u ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefononin policinë. Kur kanë hyrë në banesën e Muhajt, oficerët kanë gjetur të vdekur nënën e vajzës së tij, Suela Saliaj, një e re me profesion bankiere. Por asnjë shenjë të 8-vjeçares Alessia, e cila ishte rrëmbyer nga i ati. Muhaj u largua pas ngjarjes dhe u shpall në kërkim, por e tradhtoi një biletë parkimi të cilin ai e kishte marrë në krahinën e Pinellas në shtator 2022, zonë ku kishte dhe një apartament të dytë. Të dhënat e biletës treguan adresën e apartamentit. 8-vjeçaren policia e dërgoi tek familjarët e saj, ndërsa Muhaj u arrestua dhe u dërgua në paraburgim. Prindërit e tij u shtruan në spitalin Morton Plant ku dhe po marrin mjekimin e nevojshëm.

/ZËRI

1 VITE ME PARE

Foto/ Me profesion bankiere, kush ishte Suela Saliaj, shqiptarja që u vra nga bashkëshorti në SHBA

Shqiptari në SHBA vret ish-gruan dhe më pas rrëmben vajzën
Suela Saliaj

SHBA- Suela Saliaj, me profesion bankiere, është e reja që u vra nga bashkëshorti i saj në Florida. Ajo u gjet e vdekur në banesë nga punonjësit e policisë, ndërkohë që 34-vjeçari Renato Muhaj rrëmbeu më pas vajzën e çiftit, e cila u arrit që të shpëtohej disa orë më vonë. Suela jetonte prej disa vitesh në SHBA, ku kishin emigruar më pas dhe prindërit si dhe vëllai i saj. Motivet e krimit të rëndë nuk dihen ende, për shkak se policia ka qenë tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve.

Shqiptari në SHBA vret ish-gruan dhe më pas rrëmben vajzën
Suela Saliaj

Sipas policisë, Renato Muhaj ka sulmuar edhe prindërit e tij në banesë të cilët janë dërguar për mjekim në spital. Në profilin e saj në Linkedin, Suela liston një sërë aftësish të saj, ndërkohë që ka më shumë se 5 vite eksperiencë në shërbimin e klientit në banka.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

E rëndë në SHBA, 34-vjeçari shqiptar vret gruan, rrëmben vajzën 8-vjeçare

Shqiptari në SHBA vret ish-gruan dhe më pas rrëmben vajzën
Autori dhe vajza e tij, Renato Muhaj dhe Alessia Muhaj

SHBA- Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në SHBA, ku burri ka vrarë gruan dhe më pas ka rrëmbyer vajzën 8-vjeccare, e cila është shpëtuar më pas nga policia.

Alessia Muhaj u gjet e sigurt dhe babai i saj, Renato Muhaj, 34 vjeç, u akuzua për vrasje të shkallës së parë në vdekjen e nënës së saj, Suela Saliaj, 32. Ai u akuzua gjithashtu për rrëmbim dhe abuzim me fëmijët, tha shefi i policisë së Largo, Mike Loux gjatë një konferencë shtypi të hënën pasdite.

Policia thotë se Muhaj i ka goditur të dy prindërit e tij dhe ua ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefonojnë urgjencën. Të dy prindërit janë trajtuar në spitalin Morton Plant pas incidentit, thuhet në njoftimin e lajmeve. 

Në kompleksin e apartamenteve, oficerët e Largo "gjetën shenja se një krim kishte ndodhur", tha Loux. Kur kanë hyrë në banesë, oficerët kanë gjetur të vdekur Saliajn, por nuk kanë gjetur dot Muhajn dhe vajzën e tij. Deri tani policia nuk ka dhënë detaje mbi mënyrën se si u vra e reja nga bashkëshorti I saj në banesë.

Rreth orës 8:30 të mëngjesit, vendndodhja e Muhajt u bë e mundur të gjendej përmes celularit të tij.

Departamenti i Policisë tha se Muhaj do të përballet gjithashtu me akuza për dhunën ndaj prindërve të tij.

Alessia tani është me anëtarët e familjes, tha Loux.

“Ne të gjithë patëm diskutime këtë mëngjes pasi ky rast po shpalosej me shqetësim të madh për Alessian. Jemi mirënjohës që erdhi ky përfundim”, tha shefi i policisë./ ZËRI

Poll

MOS HUMB