LIVE UPDATES

‘PS do të kontrollojë SPAK-un?’, Basha: Janë në panik. Ne s'heqim dorë nga "Zgjedhorja"

➤ Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka hedhur sërish ndaj maxhorancë, duke ngritur pretendime se PS po tenton që të kontrollojë SPAK. ➤ Kjo, sipas Bashës, vjen sipas frikës nga SPAK. ➤ Në konferencën e tij për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli edhe për Reformën Zgjedhore, duke theksuar edhe njëherë 4 pikat kryesore të opozitës: listat e hapura; Shqipëria, një zonë zgjedhore; votimi dhe numërimi elektronik; vota e diasporës. ➤ Megjithatë edhe njëherë ftoi demokratët e tjerë që t'i bashkohen bisedimeve, por theksoi se Enkelejd Alibeaj nuk lëviz nga bashkëkryetari. ➤ Ndër të tjera, Basha foli edhe për aksionin e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, duke u shprehur se e vetmja gjë që është arritur është që ligjet të kalojnë pa transparencë. ➤ Në fund, nuk e dha një përgjigje të prerë, nëse do të largohet nga kreu i PD, nëse humb zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

6 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Komisionet online, të ligjshme? Basha: Duhet të pyes! Tiranë-Durrës me pagesë, hajdutllëk

‘PS do të kontrollojë SPAK-un?’, Basha: Janë në
Lulzim Basha

TIRANË- “Hajdutllëk”, e ka cilësuar Lulzim Basha vendimin e qeverisë për të bërë me pagesë autostradën Tiranë-Durrës. Gjatë konferencës me gazetarët, Basha u shpreh se kjo bëhet për të fshehur grabitjen masive që do i bëhet qytetarëve. Sipas tij, autostrada Tiranë-Durrës, tashmë është kthyer në një rrugë urbane mes Tiranës dhe Durrësit. Ndërsa vendimin e mazhorancës për të zhvilluar mbledhjet e komisioneve parlamentare online, Basha nuk e komentoi, pasi deklaroi se të pyesë deputetët e Komisionit të Sigurisë nëse është e ligjshme diçka e tillë në kushtet kur nuk jemi në gjendje të jashtëzakonshme.

Pyetje: A keni dijeni pse ndonjë vendim të qeverisë që të ketë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, komisionet online të ligjshme apo të paligjshme?

Lulzim Basha: Duhet të pyes deputetët në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Pyetje: Autostrada Tiranë-Durrës me pagesë, si e konsideroni?

Lulzim Basha: Hajdutllëk. Kjo autostradë është provuar prej 30 vitesh që është arteria kryesore. Është kthyer në një rrugë urbane mes Tiranës dhe Durrësit. Bëhet për të fshehur grabitjen masive që do i bëhet qytetarëve. Qëndrimi im është që bëhet me 0 konsideratë për interesin publik, por me konsideratë me xhepat e pak vetave./ZËRI

1 VITE ME PARE

Basha kundër aksionit të opozitës në Kuvend: Ka dështuar, ku flitet atje?!

‘PS do të kontrollojë SPAK-un?’, Basha: Janë në
Lulzim Basha

TIRANË- Lulzim Basha e ka cilësuar si të dështuar aksionin e opozitës në Kuvend, ndërsa shtoi se falë kaosit Kryeministri Edi Rama arriti të kalojë buxhetin vjetor në një seancë 7 minutëshe. Gjatë konferencës me gazetarët kreu i PD zyrtare u shpreh se që prej 5 tetorit në Kuvend nuk flitet më, duke justifikuar dhe prezencën e tij gjatë sesionit të shkuar. Basha shtoi se aksioni opozitar i muajve të fundit nuk ka arritur asgjë.

Pyetje: Sipas ISP, ju jeni deputeti që keni 0 diskutime shtator-dhjetor, pse nuk keni bërë diskutime në parlament?

Lulzim Basha: Një pjesë prej tyre duan që të arrijnë diçka me aksionin e tyre. Ku flitet atje? Hera e fundit që është folur është 5 tetorit. 3 nga 4 muaj ku të flisje, në pullazin e parlamentit. Pra vetë po e pranoni këtë që po them. Ky aksion ka dështuar. Ka kaluar Rama buxhetin në 7 minuta, ka kaluar edhe ligje e vendime në Komisionet Parlamentare. Më thoni sinqerisht, sa prej jush e dinin që 30 mln euro i ishin hequr pronarëve. Vetëm 1 nga ju. Prandaj aksioni është i dështuar nuk ka arritur asnjë qëllim. T'i kthehemi veglave që qeveria ka në dispozicion./ZËRI

1 VITE ME PARE

Basha imiton zërin dhe gjestet e Berishës dhe Ramës: 'Padiskutim fitore'...por po shkojnë gropë!

‘PS do të kontrollojë SPAK-un?’, Basha: Janë në
Lulzim Basha

TIRANË- Lulzim Basha ka ironizuar këtë të premte Sali Berishën dhe Edi Ramën, madje duke i imituar gjatë fjalimeve të tyre. I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës me ta, se a do të jetë në krye të PD-së zyrtare nëse humbet zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025, Basha zgjodhi t’i përgjigjej me ironi, duke imituar zërin e Berishës, e më pas të Kryeministrit Rama, për të cilët tha se janë 2 nga brinjtë e “Trekëndëshit të Bermudës”. Ndërsa veten e cilësoi si të ri në politikë.

PJESË NGA KONFERENCA: 

Pyetje: Pazari Rama-Berisha, faktet tregojnë të kundërtën, a mendoni se po të kishte bashkëpunim mes tyre, Rama do e kishte ndihmuar më shumë Berishën?

Lulzim Basha: Sinergjitë janë të dukshme për çdo shqiptar. Ne kemi marrë një angazhim që të mos shërbejmë si perde për këtë simbiozë të kësaj klase politike. Për të ruajtur pushtetin është provuar se çfarë ndihme e vyer i jepet njërit nga tjetri. Nuk dua të zgjatem me këtë çështje. Tani çdo shqiptar e di sesi funksionin trekëndëshi i Bermudës. Më trishton fatura që paguan vendi dhe shqiptarët.

Pyetje: Kërkoni të uleni në karrigen e kryeministrit të vendit, në zgjedhjet e vitit 2025, PD do të ketë kandidatrë, do vazhdoni të jeni sërish kryetari i PD? Të paktën, Sali Berisha tha nëse humbas nuk do të jem më.

Lulzim Basha: Nuk jam në këtë...për karrigen apo për veten time. Jam sepse besoj në një mision, për t'i dhënë shqiptarëve një qeverisje ndryshe. Do të bëj gjithçka që qeverisja të ndryshojë. Kjo është përgjigjia. Unë mund të përdor një nga truqet që përdorin 2 nga brinjët e trekëndëshit. *imition zërin e Berishës dhe Ramës; njëri thotë padiskutikm fitore edhe kur po shkon gropë, tjetri thotë mandati i katërt është i sigurtë. Në këtë raport unë nuk kam vend. Mos prisni të bëj pjesë në këtë valle, kam dhënë dhe jap maksimunimin. Nuk e kam lidhur faktin tim me asnjë karrige.

Pyetje: Thatë se jeni brez i ri në politikë, por keni gati 20 vite në politikë, çfarë iu bën të mendoni se jeni ende një politikan i ri pas 2025?

Lulzim Basha: Përgjigjia shkurt është mendja dhe koshienca ime./ZËRI

1 VITE ME PARE

'A do këmbëngulni për të pasur Alibeajn si bashkëkryetar të Refomës Zgjedhore?'/ Basha shkurt: Po

‘PS do të kontrollojë SPAK-un?’, Basha: Janë në
Lulzim Basha

TIRANË- Lulzim Basha, në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike zyrtare duket i vendosur për të mos negociuar emrin e bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore me 47 deputetët që mbështesin Gazment Bardhin dhe Sali Berishën. Këta të fundit kërkojnë që në vendin e Enkelejd Alibeajt të ulet Oerd Bylykbashi. Gjatë konferencës me gazetarët Lulzim Basha u shpreh se do të jetë PD zyrtare ajo që do të “udhëheqë”, punimet në emër të opozitës. Ndërsa, nuk kishte një plan të qartë se si do ta ndalojë maxhorancën socialiste të votojë ligjet në parlament ndërsa kaosi vijon. Sipas tij, opozita ka për detyrë të ngrejë zërin.

Pyetje: 47 persona kërkojnë vendosjen e Bylykbashit si bashkëkryetar, do të këmbëngulni që të mbani drejtimin e Reformës Zgjedhore?

Lulzim Basha: Po! Përgjigja është 'po'.

PyetjeDeputetët e tjerë thatë që nuk po bëjnë asgjë për të ndaluar kryeministrin Edi Rama, cili po kalon ligje? Si do e ndaloni ju? Sa herë e keni ndaluar ju kryeministrin Edi Rama që të kalojë ligje të caktuara?

Lulzim Basha: Një parti që ka shumicë votash në Kuvend nuk e ndalon dot të votojë. Opozita ka për detyrë të ngrejë zërin dhe të gjejë përgjegjësi dhe ti dërgojë para drejtësisë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Reforma Zgjedhore, Basha: Debati u degradua, po fiton Rama

‘PS do të kontrollojë SPAK-un?’, Basha: Janë në
Lulzim Basha

TIRANË- Lulzim Basha i ka cilësuar si debate pa vlerë që favorizojnë Kryeministrin Edi Rama, përplasjet e opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, mbledhja e së cilës ka dështuar dy herë për shkak se deputetët që mbështesin Gazment Bardhin dhe Sali Berishën kanë bllokuar punimet. Gjatë konferencës me gazetarët Lulzim Basha u shpreh se beteja nuk duhet bërë për emra të përveçëm, por për vizione dhe vlera.

Lulzim Basha: Debati edhe këtë javë ka qenë 'ik ti Enkelejd, të vijë Oerdi'. Ky ka qenë debati, kuptoni sa mjerueshëm. Fiton ai që fërkon duart, ai që ka 3 palë zgjedhje që shkel parimet elementare. Duan ta mbajnë debatin këtu. Kujt i bëhet vonë për emrat e përveçëm? Kujt i bëhet vonë nëse ulet apo jo, X apo Y, në atë karrige. Njerëzit duan që të kenë shpresë. Për këtë PD ka paraqitur vizionin dhe platëformën e saj. Nuk duhet që të humbasim kohë me qarravitje dhe pelivanllëqe për të fshehur interesa persona, në lojë janë interesa publike dhe kombëtare. Përpjekja për ta futur këtë lojë me porta të vogla duhet që të dështojë. Qytetarët presin nga opozita të jetë serioze dhe jo grindavece për arsye personale.

Prej kohësh palët në opozitë janë në përplasje mes tyre për postin e bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku kërkojnë zëvendësimin e Enkelejd Alibeajt me Oerd Bylykbashin. Partia Demokratike e Lulzim Bashës ka bërë publike disa propozime për Reformën Zgjedhore, që janë listat e hapura, sistemi propocional kombëtar, si dhe votën e diasporës. Ndërkohë që Rithemelimi kërkon që Reforma Zgjedhore të nisë nga zhbërja e ndryshimeve Kushtetuese të vitit 2020./ZËRI 

1 VITE ME PARE

Grup pune për monitorimin e SPAK?, Basha "mallkon": Ia shtoftë Zoti ankthin, iu lëntë pa gjumë!

‘PS do të kontrollojë SPAK-un?’, Basha: Janë në
Lulzim Basha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare Lulzim Basha ka ngritur tonet këtë të premte ndaj maxhorancës socialiste ku nuk kanë munguar as mallkimet. Gjatë konferencës me gazetarët, Basha komentoi nismën e PS për kontrollin e punës së institucioneve të drejtësisë, mes tyre SPAK, ndërsa shtoi se PD mbështet punën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Lulzim Basha: Duhet bërë gjithçka për të forcuar demokracinë dhe shtetin ligjor. SPAK e vetmja hallkë që funksionon sulmohet nga qeveria. Qeveria ka refuzuar të hedhë poshtë informacionin për përpjekjen për të kontrolluar SPAK-un. Nëse qeveria nën ankthin e asaj që ka nisur, venia para drejtësisë pëRgjegjësit për korrupsion, kanë nisur përpjekjen për kontroll ndaj institucionevet të drejtësisë, do të ndeshen në kundërshtimin e fortë të PD. PD ka mbështetje pa kushte ndaj SPAK. Nëse i ka kapur paniku nga hetimet e SPAK, urimi im dhe i çdo shqiptari është ua shtoftë Zoti panikun. Ia shtoftë Zoti panikun, ia shtoftë Zoti ankthin, iu lëntë pa gjumë. Nëse nuk keni panik dhe keni shqetësime të ligjshme, format për ta trajtuar janë brenda Kushtutës, nuk ka nevojë për të shpikur instrumenta për të kontrolluar SPAK-un për hetimet që kanë nisur.

Partia Socialiste, do të ngrejë një grup pune, i cili do të monitorojë punën e disa institucioneve, mes tyre dhe të drejtësisë. Në krye të këtij grupi pune do të jetë deputeti Eduart Shalsi, i cili drejton dhe Komisionin e Ekonomisë në Kuvend. Akuzave se kjo bëhet për t’i bërë presion SPAK, Shalsi i ka cilësuar të ulëta, pasi sipas tij, Kuvendi nuk do të marrë asnjë rol ekstra nga sa i ngarkon ligji, në raport me institucionet e tjera./ZËRI

Poll

MOS HUMB