LIVE UPDATES

Reforma Zgjedhore, pas përplasjeve në Kryesi mbledhja mbahet online. Miratohet për 20’ kalendari

➤Vijojnë përplasjet mes palëve politike për Reformën Zgjedhore, mbledhja për të cilën u kalua online, pas përplasjeve në ambientet e kryesisë mes deputetëve. ➤Mbledhja u shty për dy orë, dhe u mbajt online, me praninë vetëm të deputetëve të PS-së dhe pjesës së opozitës që përfaqësohet nga Lulzim Basha. ➤ Në mbledhjen që zgjati vetëm 20 minuta, u miratua kalendari i punimeve. ➤Grupimi Berisha-Bardhi kërkojnë ndryshimin e strukturës së komisionit, dhe ndryshimin e postit të nënkryetarit. ➤Grupimi Berisha-Bardhi i kërkuan dje përmes një letre, kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla dhe për dijeni ambasadorëve të QUINT-it, që të ndryshohet përbërja e Komisionit të Posaçëm për Rëformën Zgjedhore.

6 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

A do të pranojë PS ndryshimin e sistemit zgjedhor? Gjiknuri: Ky që kemi është shumë i mirë

Reforma Zgjedhore, pas përplasjeve në Kryesi mbledhja mbahet online.
Damian Gjiknuri

TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri në një konferencë për mediat, ka folur për herë të parë mbi qëndrimin që PS do të mbajë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke lënë të kuptohet atë që ZËRI, e ka paralajmëruar dhe më herët, që mazhoranca do të kërkojë pak ndryshime. Gjiknuri tha se sistemi aktual është i mirë, megjithëse PS është e hapur që të dëgjojë propozime të tjera. Socialisti tha më tej se ndryshimi i sistemit nuk është pjesë e rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

“Cështja e sistemit është politike, cdo parti propozon sistemin që i volit asaj, sipas interesit të saj. Për sistemin nuk ka rekomandim, sistemin e kemi shumë të mirë, gjithësesi do i dëgjojmë të gjitha palët, edhe në këtë process do jemi gjithëpërfshirës”, tha ai.

Partia Demokratike që përfaqësohet nga Lulzim Basha, si pjesë e propozimeve për Reformën Zgjedhore ka dhe ndryshimin e sistemit, në propocional kombëtar me lista të hapura, nga propocional rajonal që është aktualisht. Nga ana tjetër grupimi Berisha-Bardhi nuk ka një propozim konkret për sistemin, por kërkon që puna për Reformën të nisë nga zhbërja e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2020.

Palët politike vijojnë përplasjet e tyre sa i takon Komisionit për Reformën Zgjedhore. Mbledhja e sotme u shty për dy orë, dhe u mbajt online, me praninë vetëm të deputetëve të PS-së dhe pjesës së opozitës që përfaqësohet nga Lulzim Basha. Në mbledhjen që zgjati vetëm 20 minuta, u miratua kalendari i punimeve. Grupimi Berisha-Bardhi kërkojnë ndryshimin e strukturës së komisionit, dhe ndryshimin e postit të nënkryetarit. Grupimi Berisha-Bardhi i kërkuan dje përmes një letre, kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla dhe për dijeni ambasadorëve të QUINT-it, që të ndryshohet përbërja e Komisionit të Posaçëm për Rëformën Zgjedhore.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

Bllokimi i "Reformës Zgjedhore', Gjiknuri: Opozita të mos bllokojë punimet

Reforma Zgjedhore, pas përplasjeve në Kryesi mbledhja mbahet online.
DAMIAN GJIKNURI

TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, ka folur për mediat pas dështimit të mbledhjes fizike të Komisionit të Reformës Zgjedhore, që çoi në mbajtjen e takimit online. Në takim u miratua kalendari i punimeve.

Gjiknuri u shpreh se nuk e kupton bllokimin e punës së Komisionit nga ana e opozitës, ndërkohë që ajo duhet të ishte e para palë e interesuar që punët të shkonin para.

DEKLARATA E PLOTË E DAMIAN GJIKNURIT:

Komisioni është gjithëpërfshirës, është ngritur nën frymën e përfaqësimit të rrymave politike që janë në Kuvend. Asnjë zë aty nuk është i pa përfaqësuar. Veto është më shemër të bllokuar, pretendimi i ngritur. Nuk duhet të mbahemi tek çështja e vetos, palët kanë ekspertet e përfshirë për të ndihmuar gjetjen e zgjidhjeve me rekomandimet e OSBE-ODIHR.
Vullneti i mazhorancës është që të dëgjoje të gjitha palët. Opozita të vijë me propozime konkrete dhe të diskutohet me ekspertë të OSBE-ODIHR. T’i diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje konkrete me pretendimet e tyre. I kërkoj opozitët mos e pengoni zhvillimin e komisionit pasi është në interesin tuaj. Partia Socialiste mund të jetë edhe e qetë me këtë Kod Zgjedhor, sepse është në pushtet. Opozita duhet të jetë e interesuar dhe nuk e kuptoj se pse opozita tenton të bllokojë një çështje, që është në interesat e saj. Hajde diskutojmë mbi çështjet që i shqetësojnë ata. Ata po zihen për një karrige dhe koha ikën.

Cështja e sistemit është politike, cdo parti propozon sistemin që i volit asaj, sipas interesit të saj. Për sistemin nuk ka rekomandim, sistemin e kemi shumë të mirë, gjithësesi do i dëgjojmë të gjitha palët, edhe në këtë process do jemi gjithëpërfshirës Po të shikoni vendimin e komisionit për krijimin e komisionit të reformës zgjedhore aty flitet për parti politike jo grupe, PS nuk mund të bëhet gjykatëse të vendosë kujt i takon e drejta e përfaqësimit. Ama mund të siguroj se të gjithë të përfshirët nga të gjitha partitë janë njëlloj dhe të barabartë dhe jemi jemi të hapur për çdo propozim. Pse të humbim kohë kur unë po e them të diskutohet mbi produktin. Të diskutohet mbi çëshjtet që u intersojnë atyre. Unë preferoj mbledhjen fizike, ama mundësia alternative ekziston. Ata që kanë marrë përsipër këto bllokime e lëvizje mos mendojnë se bllokojnë punën. Unë me zor nuk ftoj asnjë aty, Komisioni të krijon mundësitë, unë garantoj gjithëpërfshirjen, por kur nuk duan të marrin pjesë, bojkot mund të quhet.

Mazhoranca garanton qëndrim të barabartë ti kalojmë dhe analizojmë në OSBE-ODIHR. Ka mbi një vit që opozita nuk është në normalitet, kanë probleme të përfaqësimit të tyre. Ishte vjeshta e flakës e zjarrit në Kuvend, nuk ishte mundësia për Komisione, prandaj tani po përpiqemi dhe po ofrojmë mundësi. PS ka qëndrimet e saj po dëgjojmë opozitën, por kemi dhe ne kartat tona. Opozita shpesh i vë gishtin shitblerjes së votave por nuk janë gjëra që i zgjidh kodi zgjedhor. Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk është çelsi për të zgjidhur çdo gjë.

1 VITE ME PARE

'Reforma Zgjedhore', Gjiknuri: Siguroni mbledhje fizike, ose ejani online! Alibeaj kërkesë Nikollës

Reforma Zgjedhore, pas përplasjeve në Kryesi mbledhja mbahet online.
Pamje nga mbledhja

TIRANË- Komisioni i Reformës Zgjedhore ka zhvilluar sot mbledhjen e parë online, ku është miratuar me unanimitet votash, kalendari i punimeve. Fjalën e parë nga mbledhja e mbajti bashkëkryetari i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i cili tha se janë mbledhur online për shkak të trazirave të shkaktuara nga deputetët e Partisë Demokratike. Pas fjalës së tij, bashkëkryetari i këtij komisioni, Enkelejd Alibeaj, i bëri thirrje kryeparlamentares Lindita Nikolla që puna të zhvillohet fizikisht në sallë. Sipas tij, autoritetet e Kuvendit duhet ta garantojnë diçka të tillë dhe jo të tolerojë demokratët e tjerë që të prishin zhvillimin e mbledhjes. Në kundërpërgjigje, Gjiknuri tha se administrata nuk mund të bëhet me faj, pasi janë deputetët ata që duhet të respektojnë etikën e komunikimit.

PJESË NGA KOMISIONI:

Gjiknuri: Mirëdita! Si edhe u njoftuam më parë, kjo mbledhje do të zhvillohet online për ato arsye që dihen, në pamundësi për ta mbledhur fizikisht Komisionin e Reformës Zgjedhore, keni qenë dëshmitarë sesi jemi penguar. Ku ka më mirë sesa një mbledhje me prezencë fizike, por fatkeqësisht një pjesë e opozitës e ka bërë të pamundur zhvillimin e kësaj mbledhje. Ky Komision është gjithëpërfshirës. Të gjithë e kanë të drejtën që të bëjnë propozime. Nuk mundet që në fillim të paragjykojnë fundin e një gjëje kur nuk ka nisur ende. Prandaj i bëj thirrje kolegëve që të na mundësojnë mbledhjen fizike, ose të marrin pjesë online nëse e kanë të pamundur. Jemi në rrugën e duhur, me intensitetin e duhur mund ta mbarojmë këtë punë deri në mars. 

Alibeaj: Autoriteti që ka detyrimin ligjor është kryetari i Kuvendit që të sigurojë kushtet për mbledhjen. Për arsyet e veta, ajo ka lejuar, apo toleruar moszhvillimin e rregullt të këtij komisioni dhe jo vetëm. Thirrja ime siç ishte dhe një javë më parë i adresohet zonjës Nikolla që të garantojnë zhvillimin normal të këtij Komisioni dhe jo vetëm. Nga ana ime do të jetë kërkesë sistematike.

Gjiknuri: Unë nuk dua të zgjas, dua të bëj një koment të vogël. është e vërtetë që mbledhja fizike është e përshtatshme dhe të gjithë do e dëshironim por do të ishte e pavend që t'i vihet faji administratës së Kuvendit që deputetët të bëjnë akte vandale. Ndryshimet në rregulloren e Parlamentit kanë parashikuar masa. Nuk ka ça bën administrata e Kuvendit, unë e them këtë...kemi shkuar në variantin online sepse deputetët nuk respektojnë etikën. Online është mënyra alternative, por jo e dëshiruara./ZËRI

1 VITE ME PARE

Reforma Zgjedhore, Bylykbashi: Komisioni të rikompozohet

Reforma Zgjedhore, pas përplasjeve në Kryesi mbledhja mbahet online.
Oerd Bylykbashi

TIRANË- I mandatuari nga 47 deputetë të Partisë Demokratike për të qenë bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka bërë një thirrje tjetër për maxhorancës. Pasi mbledhja e sotme për Reformën Zgjedhore dështoi, Bylykbashi foli për mediat dhe kërkoi edhe njëherë proporcionalitet dhe gjithëpërfshirje tek anëtarët e Komisionit. Por akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk e donte një gjë të tillë, ndaj edhe nuk e lejonte opozitën që të rikonstruktonte edhe njëherë anëtarët e Komisionit.

"Kërkojmë një komision gjysma nga maxhoranca, gjysma nga opozita, të përfshihen të gjithë faktorët politikë. Bashkëkryetarët i përkojnë maxhorancës dhe opozitës. është rrëzuar njëherë kërkesa në vullnetin e shprehur të Edi Ramës për të mos bërë reformë konsensuale. Edi Rama këtë nuk e do, ka bllokuar rotacionin politik. Pavarësisht këtij qëndrimi, PD dhe opozita ka shprehur vazhdimisht gatishmërinë për të marrë pjesë në mënyrë aktive. Kjo është kërkesa e re e dorëzuar dje në Parlament, 47 deputetë kanë firmosur kërkesën që Komisioni i reformës Zgjedhore të rikompozohet. Maxhoranca të lërë lojën që bën me segmente të vogla. është shumë e rëndësishme që të trajtojmë shqetësimet thelbësore,"- tha Oerd Bylykbashi. 

DEKLARATA E PLOTË:

Sot ishte përsëri prova se si PS nuk kërkon një reformë zgjedhore konsensuale me një komision bipartizan që funksionon mbi bazën e konsensusit. OSBE/ODIHR u shpreh shumë qartë, tradita 20-vjeçare është një praktikë e mirë jo vetëm për rajonin, por edhe për OSBE-në. E thënë e zeza mbi të bardhë, pra është ajo që kërkojmë ne në mënyrë konstante. Një komision që përbëhet gjysma nga mazhoranca, gjysma nga opozita, secila palë përfshin të gjithë faktorët politike dhe partitë politike brenda saj. Bashkëkryetarët që mbajnë veton i takojnë partisë më të madhe në mazhorancë dhe partisë më të madhe në opozitë, që është PD që ne përfaqësojmë me kërkesë të qartë të pothuajse 50 deputetëve të parlamentit. Është rrëzuar njëherë kërkesë qartazi në vullnetin e shprehur të Edi Ramës për të mos bërë reformë konsensuale, në thyerje të traditës 20-vjeçare, të asaj që ka prodhuar atë që siç thotë ODIHR përbën një bazë të shëndoshë për zgjedhje demokratike, që ka garantuar dy herë rotacion politik. Edi Rama këtë nuk e do, ka bllokuar rotacionin politik nëpërmjet zgjedhjeve të manipuluara në vitet 2017, 2019, 2021 dhe 2023. Pavarësisht këtij qëndrimi, PD dhe gjithë opozita, gjithë koalicioni opozitar ka shprehur vazhdimisht gatishmërinë për të gjetur konsensus për të trajtuar atë që kërkojnë partnerët me deklaratën e fundit fare qartë edhe nga OSBE/ODIHR. Kjo është kërkesa e re, e dorëzuar dje në parlament, ku 47 deputetë kanë firmosur sërish kërkesën që komisioni i Reformës Zgjedhore të rikompozohet në përputhje me vullnetin e shumicës dërrmuese të opozitës. Përsëri ne presim që mazhoranca të lërë lojën që bën me segmente të vogla. Shqipëria nuk ka nevojë për një politikë të njëanshme që mbështetet mbi paterica. Është shumë e rëndësishme që të trajtojmë ato që janë shqetësime thelbësore dhe jo të krijohen mazhoranca false në parlament. Edi Rama e ka deklaruar qartë, do kërkojë një shumicë numerike, kurse ajo që ne ofrojmë është ajo që kërkonte Edi Rama me të drejtë kur PS ishte në opozitë. Kjo është kaq e thjeshtë, nuk ka asnjë gjë më të thjeshtë se kaq. Ajo që kërkon Edi Rama është që ndërkohë që të gjithë e dinë se ka më pak se 1.7 milionë shtetas në Shqipëri, ai përsëri do bëjë zgjedhje si në vitin 2021, ku votojnë 1.7 milionë votues. Këtu nuk ka popullsi, Edi Ramës i dalin shifra më të larta. Ky është standardi i zgjedhjeve që ai kërkon, ky është standardi i zgjedhjeve që ne duam të zhbëjmë nëpërmjet komisionit konsensual konstruktiv që rekomandon OSBE/ODIHR./ZËRI

1 VITE ME PARE

Dështon sërish mbledhja për Zgjedhoren, Gjiknuri dhe socialistët largohen: Nuk jemi për t’u përleshur

Reforma Zgjedhore, pas përplasjeve në Kryesi mbledhja mbahet online.
Deshton mbledhja per Zgjedhoren

TIRANË- Ka dështuar edhe sot mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, për shkak se një pjesë e deputetëve të opozitës bllokuan sallën. Socialistët me në krye Damian Gjiknurin u shprehën se nuk kishin ndërmend që të përlesheshin dhe u larguan nga salla.

“Ne nuk jemi këtu për t’u përleshur”, u shpreh Gjiknuri, para se të dilnin nga salla. 

Në sallë munguan sot dy deputetët e opozitës Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, të cilët janë përjashtuar nga Kuvendi për 10 ditë. Ndërkohë që edhe sot në këtë mbledhje munguan përfaqësuesit e grupimit të Lulzim Bashës, me në krye Enkelejd Alibeajn, për të shmangur përballjen me kolegët dhe kundërshtarët e tyre në opozitë. Deputeti Ervin Salianji akuzoi mazhorancën se po bën teatër me Reformën, dhe se nuk ka asnjë interes për hartimin e saj me praninë e të gjitha palëve.

“Ishte një teatër tjetër i përfaqësuesve të mazhorancës, pavarësisht se 7 deputetët e Bashës kishin pranuar pjesëmarrjen dhe më pas nuk erdhën. Praktikisht thanë qartë se do të përpiqen që të blejnë zgjedhjet, kjo është tallja e përditshme që bëhet me qytetarët”, u shpreh shkurtimisht Salianji.

Grupimi Berisha-Bardhi i kërkuan dje përmes një letre, kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla dhe për dijeni ambasadorëve të QUINT-it, që të ndryshohet përbërja e Komisionit të Posaçëm për Rëformën Zgjedhore. Sipas tyre është jo e drejtë, që grupimi i Lulzim Bashës që ka vetëm 7 deputetë, të ketë 3 anëtarë në Komision, ndërkohë që pjesa dërrmuese e opozitës të mbetet e papërfaqësuar.

Prej kohësh palët në opozitë janë në përplasje mes tyre për postin e bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku kërkojnë zëvendësimin e Enkelejd Alibeajt me Oerd Bylykbashin.

Partia Demokratike e Lulzim Bashës ka bërë publike disa propozime për Reformën Zgjedhore, që janë listat e hapura, sistemi propocional kombëtar, si dhe votën e diasporës. Ndërkohë që Rithemelimi kërkon që Reforma Zgjedhore të nisë nga zhbërja e ndryshimeve Kushtetuese të vitit 2020. /ZËRI 

1 VITE ME PARE

Rithemelimi përsërit skenarin, bllokon sallën ku mbahet mbledhja e Komisionit për Zgjedhoren

Reforma Zgjedhore, pas përplasjeve në Kryesi mbledhja mbahet online.
Konflikti te Zgjedhorja

TIRANË- Grupi i deputetëve të opozitës, Berisha-Bardhi, edhe sot kanë zgjedhur skenarin e bllokimit të mbledhjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Para nisjes së kësaj mbledhje, deputetët e opozitës kanë zënë karriget, dhe pritet që të përsërisin skenarin e javës së kaluar, duke mos lejuar zhvillimin normal të punimeve.


Grupimi Berisha-Bardhi i kërkuan dje përmes një letre, kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla dhe për dijeni ambasadorëve të QUINT-it, që të ndryshohet përbërja e Komisionit të Posaçëm për Rëformën Zgjedhore. Sipas tyre është jo e drejtë, që grupimi i Lulzim Bashës që ka vetëm 7 deputetë, të ketë 3 anëtarë në Komision, ndërkohë që pjesa dërrmuese e opozitës të mbetet e papërfaqësuar.

Prej kohësh palët në opozitë janë në përplasje mes tyre për postin e bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku kërkojnë zëvendësimin e Enkelejd Alibeajt me Oerd Bylykbashin.

Partia Demokratike e Lulzim Bashës ka bërë publike disa propozime për Reformën Zgjedhore, që janë listat e hapura, sistemi propocional kombëtar, si dhe votën e diasporës. Ndërkohë që Rithemelimi kërkon që Reforma Zgjedhore të nisë nga zhbërja e ndryshimeve Kushtetuese të vitit 2020. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB