LIVE UPDATES

Zbutet protesta e opozitës në Kuvend, socialistët votojnë ligjet për 11’, i pranishëm edhe Rama

➤Seanca e kësaj të enjte në Kuvend zgjati vetëm 11 minuta, me deputetët e opozitës që dukshëm zbutën protestat e tyre. ➤Me mungesa në ‘formacion’ ata nuk ndezën flakadanë në sallë, megjithatë bënë zhurmuesin dhe ngritën parrullat, duke bërë që socialistët të votonin pa diskutime të gjitha ligjet që ishin pjesë e rendit të ditës. ➤I pranishëm në seancën e sotme ishte dhe vetë kryeministri Edi Rama, i cili u largua menjëherë më pas nga seanca, ndërsa demokratët ngrinin para tij parrullat ‘vrasës i pluralizmit’.

4 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Frikë nga rregullorja e re dhe mbajtja e pagave? “Zbutet” sjellja e opozitës në Kuvend

Zbutet protesta e opozitës në Kuvend, socialistët votojnë
Zbutet opozita

TIRANË- Edhe pse seanca e sotme në Kuvend u mbyll për 10 minuta, ajo që ishte e dukshme ishte sjellja e zbutur e opozitës, edhe pse në sallë ishte edhe vetë Edi Rama, për të cilin ngritën pankarta se ishte ‘vrasësi i pluralizmit’. Ndryshe nga seancat e tjera, që janë parë me flakadanë dhe luftë karrigesh, gjatë ditës së sotme opozita mbajti vetëm pankarta në duar, si dhe iu fërshëllyen bilbilëve.

Aq e ‘qetë’ ishte protesta e sotme e opozitës në Kuvend, sa në një moment kryeparlamentarja Lindita Nikolla i kërkoi Gardës të largohej nga pozicioni që mban, tashmë prej disa javësh përpara tavolinës së ministrave.

Kjo sjellje e zbutur e opozitës, lidhet padiskutim me ndryshimet e fundit në rregulloren e Kuvendit, ku për deputetët që kryejnë akte dhune janë parashikuar ndëshkime deri në 60 ditë nga seancat dhe mbledhjet e Komisionet, që rrjedhimisht sjellin dhe pasoja financiare në xhepat e tyre. Në seancën e sotme, përveç Sali Berishës nën arrest, mungonin dhe deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.

Zbutet protesta e opozitës në Kuvend, socialistët votojnëZbutet protesta e opozitës në Kuvend, socialistët votojnëZbutet protesta e opozitës në Kuvend, socialistët votojnëZbutet protesta e opozitës në Kuvend, socialistët votojnëZbutet protesta e opozitës në Kuvend, socialistët votojnëZbutet protesta e opozitës në Kuvend, socialistët votojnë

1 VITE ME PARE

‘PS ka vënë përfund Kuvendin’, Salianji: Qeveria miraton ligjet për 5 minuta pa diskutim

Zbutet protesta e opozitës në Kuvend, socialistët votojnë
Ervin Salianji

TIRANË – Deputeti demokrat Ervin Salianji, në një deklaratë për mediat tha se PD kërkon bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore. Ai hodhi akuza në drejtim të qeverisë, duke u shprehur se nuk pyet për asnjë institucion të vendit. “Ne nuk heqim dorë nga kërkesat tona. Aksioni ynë opozitar në Kuvend vazhdon. PS ka zhbërë Kuvendin dhe e ka kthyer në shërbim të Edi Ramës. Të gjitha institucionet po i binden Ramës. Ligjet po kalohen në mënyrë të shpejtuar, jemi në kushtet e një regjimi. Ne kemi pasur 3 kërkesa Kushtetuese, që nuk na janë plotësuar nga Rama. Ne kërkojmë bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore”, tha Salianji.

Salianji më tej ka kritikuar qeverinë, për faktin se kalon në parlament ligjet në një kohë të shpejtuar, pa pasur asnjë diskutim paraprak. Ai tha se Rama dhe PS e kanë vendosur përfund parlamentin.

“Siç e shihni në mënyrë të përsëritur PS e ka vënë përfund edhe parlamentin përveçse institucionet e tjera. Të gjitha institucionet i nënshtrohen vullnetit personal të Edi Ramës duke mos respektuar ligjin. Votohen ligjet pa asnjë diskutim, kalojnë në mënyrë të përshpejtuar dhe nuk merren me thelbin e problemeve. Kërkojmë bashkëkryetarin e komisionit të Reformës Zgjedhore, nuk mund të ketë 4 përfaqësues një grupim që nuk është as parti ndërsa ne të mos kemi përfaqësimin e bashkëkryetarit. Ne kemi bindur opinionin publik për frikën që ka Edi Rama për t’u përballur me hetimin parlamentar. Kërkesa tjetër është që mos të ndërhyjë në grupin parlamentar të PD.

Pavarësisht thirrjeve të faktorit ndërkombëtar që të adresohen problematikat, vazhdohet me të njëjtën situatë ku bëhet gjasme sikur ka një konflikt në grupin parlamentar të opozitës. Vazhdohet me teatrin e shpifur të kalimit të ligjeve brenda disa minutave”, u shpreh Salianji.

Në fund të fjalës së tij, Salianji ka ironizuar edhe për rrëmujën që shkaktoi opozita, teksa bënte zhurmë me bilbilët në Kuvend. Ai tha se bilbilin e kanë përdorur deputetët e PS dhe iu frynin, për të prodhuar zhurmë, kur në qeverisje ishte PD-ja. “Bilbil mesa kujtoj unë quhej një mjet, që e fusnin në gojë deputetët e PS-së dhe u frynin për të shkaktuar zhurmë, kur në qeverisje ishte PD. Ne kemi forma të ndryshme që të bëjmë të pamundur jetën parlamentare”, deklaroi Salianji.

Gjatë seancës së sotme, deputetët e PD protestuan me pankarta dhe vërshëllyen. Pavarësisht kësaj, maxhoranca miratoi ligjet e rendit të ditës. /ZËRI/

1 VITE ME PARE

Opozita kaos në Kuvend, Pampuri "gjykon" kolegët, merr mendim nga Alibeaj

Zbutet protesta e opozitës në Kuvend, socialistët votojnë
Oriola Pampuri dhe Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputetët e opozitës ishin sërish në këmbë sot duke shkaktuar kaos në seancë plenare. Por duket se sot nuk ishin të gjykuar vetëm nga maxhoranca dhe kryeministri Edi Rama, por edhe nga kolegët e tyre. ZËRI ka pikasur në Kuvend dy deputetë të Partisë Demokratike, Oriola Pampurin dhe Enkelejd Alibeajn teksa nga vendi flisnin për të tjerët.

 

E gjitha kuptohet nga gjuha e trupit pasi në një moment, Pampuri kthehet dhe bën me dorë nga kolegët e mbledhur në Foltoren e Kuvendit, ndërsa Alibeaj ia pohon gjithçka thotë me kokë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Mbyllet seanca, votohen ligjet! Pa Bardhin dhe Nokën, deputetët e PD parrulla kundër Ramës

Zbutet protesta e opozitës në Kuvend, socialistët votojnë
Kuvendi 1

TIRANË -Ka përfunduar pas 11 minutash seanca plenare e ditës së sotme. Për shkak të skenarit të opozitës, që kanë krijuar zhurma dhe kanë bllokuar foltoren e parlamentit, kryeparlamentarja Lindita Nikolla kaloi direkt në votim. Deputetët e PS ngritën kartonin jeshil për të gjitha pikat e rendit të ditës. 

4 projektligje, 5 projekt-vendime dhe 3 akte normative janë miratuar gjatë seancës plenare të ditës së sotme në parlament. Ndërkaq, u rrëzua projektligji i deputetëve të Partisë së Lirisë, Kryemadhi, Vasili dhe Xhixho “Për indeksimin e pagës së punonjësve dhe nëpunësve në Republikën e Shqipërisë”.

Deputetët demokratë protestojnë me pankarta në duar

Deputetët e PD kanë shkuar në Kuvend edhe gjatë ditës së sotme, ku vijojnë skenarin për bllokimin e seancave. Vihet re se deputetët e PD nuk kanë mbledhur karrige pirg, në Foltoren e Kuvendit, siç kanë bërë më herët. Në parlament janë parë vetëm parrulla kundër Edi Ramës. Në një nga parrullat shkruhej : "Vrasës i pluralizmit".

Në seancën e sotme nuk janë të pranishëm Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, të cilët janë përjashtuar me 10 ditë nga seancat dhe nga mbledhjet e Komisioneve.

Kuvendi u mblodh sot në seancë plenare me rend dite shqyrtimin e disa projektligjeve si ai i ratifikimit të marrëveshjes së financimit me Francën për programin (lnterreg VI-B) Euro Mesdhe (EURO MED) 2021-2027.

Në kalendar ishte edhe ratifikimi i marrëveshjes me Bashkimin Evropian për aktivitetet operacionale të kryera nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Shqipërisë.

Zbutet protesta e opozitës në Kuvend, socialistët votojnë
Kuvendi 2
Zbutet protesta e opozitës në Kuvend, socialistët votojnë
Kuvendi 3
Zbutet protesta e opozitës në Kuvend, socialistët votojnë
Parrulla kunder Rames
Zbutet protesta e opozitës në Kuvend, socialistët votojnë
Parrullat kunder Rames

Në rendin e ditës ishte Akti Normativ për shtesa dhe ndryshime në buxhetin e vitit 2023, për shtesa dhe ndryshime në ligjin e tatimit mbi të ardhurat./ZËRI/

Poll

MOS HUMB