LIVE UPDATES

Bie skela e pallatit të "Arlis", babë e bijë në spital! Shoqërohet në Polici inxhinieri dhe dy punëtorë

➤Dy kalimtarët, babë e bijë të cilët u plagosën në zonën e ish-parkut të autobusave, pasi ra skela e një pallati në ndërtim janë në spital në gjëndje jo të mirë shëndetëosrë. ➤Mësohet se Hysen Lavdarin 70 vjeç është në gjëndje kritike për jetën, ndërsa Imelda Shkëmbin 45 vjeç nuk ka dëmtime serioze por po mbahet nën vëzhgim nga mjekët. ➤Babë e bijë ishin duke kaluar rrugën në momentin kur skela e një pallati në ndërtim ka rënë duke i zënë poshtë. ➤Policia po vijon hetimet, ndërsa ka shoqëruar inxhinierin e pallatit dhe dy punëtorë.

4 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

PAMJE nga pallati ku u shemb skela, pjesë metalike në trotuar

Bie skela e pallatit të "Arlis", babë e bijë në
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-ZËRI ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku pjesa e një skele të një pallati në ndërtim është rrëzuar duke dëmtuar dy kalimtarë. Në pamje shihen pjesët metalike në trotuar.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Parkut të Autobuseve në Tiranë. Hysen Lavdari dhe Imelda Shkëmbi, të cilët ishin duke kaluar rrugën mbetën të plagosur./ZËRI

1 VITE ME PARE

EMRAT- I zuri poshtë skela, i moshuari në gjendje të rëndë shëndetësore

Bie skela e pallatit të "Arlis", babë e bijë në
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË- Është mësuar gjëndja shëndetësore e dy kalimtarëve, të cilët u plagosën si pasojë e rrëzimit të skelës së një pallati në ndërtim në zonën e ish-parkut të autobusave. Kalimtarët u transportuan me urgjencë në spital, ku 70-vjeçari Hysen Lavdari ndodhte në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë raportohet se 45-vjeçarja Imelda Shkëmbi është në gjendje shëndetësore stabël.

“Ju informojmë se pacienti me inicialet H.L. është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa pacientja me iniciale I.Sh. në gjendje shëndetësore stabël, po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor”, njoftoi Spitali i Traumës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Parkut të Autobuseve në Tiranë. Hysen Lavdari dhe Imelda Shkëmbi, të cilët ishin duke kaluar rrugën mbetën të plagosur./ZËRI

1 VITE ME PARE

Skela zë poshtë babë e bijë, shoqërohet në polici inxhinieri i pallatit dhe dy puntorë

Bie skela e pallatit të "Arlis", babë e bijë në
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË- Inxhinieri dhe dy punëtorë të pallatit ku ndodhi incidenti këtë mëngjes janë shoqëruar në polici. Dy kalimtarë, babë e bijë u plagosën si pasojë e rrëzimit të skelës nga pallati në ndërtim.

Mësohet se dy kalimtarët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht në gjendje stabël.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe.

Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/ZËRI

1 VITE ME PARE

Rrëzohet skela nga pallati, plagosen babë e bijë në Tiranë

Bie skela e pallatit të "Arlis", babë e bijë në
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku pjesa e një skele të një pallati në ndërtim është rrëzuar duke dëmtuar dy kalimtarë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Parkut të Autobuzave, ku skela ka zënë poshtë një burrë me vajzën e tij të cilët po kalonin rrugën në momentin që është rrëzuar. Babë e bijë Hysen Lavdari 70 vjeç dhe Imelda Shkembi 45 vjeç janë transportuar në spital.

Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat inxhinierin dhe dy punëtorë të pallatit në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Poll

MOS HUMB