LIVE UPDATES

Liderët e Ballkanit në Shkup! Rama-BE&SHBA: Nëse s'na ulni në tryezë mund t'i bëjmë punët pis

➤ Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut. ➤ Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh kritik ndaj Bashkimit Europian, duke shtuar se duhet të ishte unioni duhet të ishte më serioz sa i takon integrimit rajonal. ➤ Po ashtu, në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare shtoi se të gjithë vendet e rajonit duhet që të bëhen bashkë dhe të harrojnë ngjyrat e flamujve të tyre, duke kërkuar gjithashtu që të gjithë të takohen rregullisht me njëri-tjetrin. ➤ Si i ftuar në panel, një fjalë ka mbajtur edhe ndihmës-sekretari merikan i Shtetit, James O'Brien, i cili kujtoi se SHBA deri më tani ka shpenzuar rreth 200 mln dollarë ndihmë për rajonin dhe mbetet e përkushtuar për më shumë. ➤ Kështu paralajmëroi se asnjë nga vendet e rajonit, nuk duhet që të bllokonte fqinjët në negociata, ndryshe do të përballeshin me pasoja. ➤ Në 'hijen' e paketës së zgjerimit, të mërkurën në Bruksel, Komisioni Evropian (KE) ka miratuar planin ambicioz për rritje ekonomike në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Për t’i realizuar qëllimet e këtij plani të rritjes, Komisioni Evropian ka propozuar edhe një paketë të madhe të asistencës financiare prej 6 miliardë eurosh për periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2027. Sipas planit, nga kjo shumë deri në 2 miliardë eurosh do të shkonin si asistencë pa kthim, ndërsa 4 miliardë në formën e kredive të favorshme apo investimeve kapitale.

6 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

“Së shpejti”, Rama njofton samit për Ukrainën në Tiranë: Do të jetë pjesë edhe Zelensky

Liderët e Ballkanit në Shkup! Rama-BE&SHBA: Nëse s'na
Rama dhe Zelensky

TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nga Shkupi se në vendin tonë do të mbahet një samit për Ukrainën, ku do të jetë i pranishëm dhe vetë Presidenti Volodymyr Zelensky. Teksa ishte i pranishëm në takimin e liderve të Ballkanit që u mbajt në Maqedoninë e Veriut, Rama tha se samite do të jetë mjaft i rëndësishëm, ku do të diskutohet në lidhje me sfidat e sigurisë.

“Çështjet e sigurisë nuk kanë qenë temë e takimit të sotëm, janë prekur në mënyrë parimore ose mbase të detajuar në takimet bilaterale. Do përgatisitm një samit në Tiranë për Ukrainën dhe do kemi të pranishënm Presidentin Zelensky dhe paralelisht me të do përpiqemi që në atë hark kohor të kemi dhe takimin tjetër të liderëve të rajonit me përfaqësuesit e sotëm dhe që janë ata që do ndjekin këtë proces për të bërë një bilanc të këtij muaji, deri në fund të shkurtit, dhe për të punojmë me ritëm të përshpejtuar. Duhet të kapim datat dhe mundësisht të mbyllim këtë paketë dukë bërë punën tonë brenda afateve që ka kjo administratë. Është një samit në mbështetje të Ukrainës dhe për të diskutuar me Presidentin lidhur me sfidat e sigurisë”, u shpreh Rama.

Para 3 ditësh, Presidenti Zelensky e telefonoi Ramën duke e falenderuar këtë të fundit për qëndrimin që Shqipëria ka mbajtur për agresionin rus ndaj Ukrainës. Ramës i është akorduar edhe Urdhri e “Princit Jaroslav i Urti, Shkalla e Parë” për kontributin e rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe popullarizimin e këtij shteti në botë.

Sa i takon integrimit të Kosovës në NATO, ai u shpreh se procesi nuk ka një datë fikse dhe se është një përpjekje e përditshme. Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA i cilësoi si më të mirat dhe produktivet ndonjëherë, duke theksuar se komunikoi me Ndihmës-Sekretarin amerikan të Shtetit James O’Brien.

“Kemi folur për Shqipërinë dhe rajonin. Besoj që marrëdhëniet tona me SHBA-në nuk kanë qenë ndonjëherë më produktive e të afërta dhe besoj edhe roli ynë në rajon nuk ka qenë ndonjëherë më i qartë se në këtë moment ku u dha një shembull se të gjithë duhet të jemi në tryezë dhe të punojmë bashkë. Kur flitet për një gjë kaq pozitive, kaq të nevojshme për të gjithë popujt tanë, atëherë tryeza është vend ku trajtohen çështje ekonomike, që lidhen me mirëqenien dhe përshpejtimin e të gjithë fazave që na afrojnë përfundimisht në BE”, përfundoi Rama.

1 VITE ME PARE

Tensionet Kosovë-Serbi/ Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit: Askush s’mund të bëhet pengesë, do ketë pasoja

Liderët e Ballkanit në Shkup! Rama-BE&SHBA: Nëse s'na
JAMES O’BRIEN

SHKUP- Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, James O’Brien në fjalën e tij të mbajtur në Samitin e zhvilluar në Shkup u shpreh se vendet duhet të punojnë dhe të bashkëpunojnë për të krijuar mundësi më të mira për qytetarët e tyre.

Në fjalën e tij ai u shpreh se askush nuk duhet të bëhet pengesë për zhvillimin e një shteti, pavarësisht problemeve dypalëshe që mund të kenë, ndërsa theksoi se nëse diçka e tillë ndodh, do të ketë pasoja.

James O’Brien: BE ka vazhdimisht inovacione. Çdo shtet duhet të bëjë punën praktike dhe qytarët të ndjnë risitë. SHBA e mbështet idenë, ne kemi shpenzuar rreth 200 milion dollarë ndihmë për këtë rajon dhe do të mbetemi të përkushtuar, por jemi të fokusuar tek tregu. Fillimisht do të identifikojmë nismat për bizneset dhe qytetarët në rajon. Kjo do të thotë që çdo individ kursen më shumë kur transferon para brenda dhe jashtë rajonit. Shiriti i gjelbër është i dyti. Studimet kanë treguar se qytetarët kanë pritur rreth 80% të kohës në Ballkanin Perëndimor, kjo është një kohë e gjatë. Çdo shtet të punojë për të përmirësuar, kostot do të ulen rreth dyfish, kompanitë e BE, do të bëjnë outsources jashtë saj. Siç është prodhimi i energjisë elektrike, do të vijojmë bisedimet, do bisedojmë me odat ekonomike. Duhet të shohim përmirësim dhe avancim real. Askush nuk ka të drejtë të pengojë tjetrin për avancim, të cilët kanë çështje dypalëshe të pazgjidhura, kush e bën do ketë pasoja. Nëse e bën ndokush, atëherë qytetarët e këtij shteti do vendosin nëse ai është lider i duhur. Shpresojmë të arrijmë ndryshime, e ti ofrojmë më shumë qytetarëve në rajon.

Ai gjithash nënvizoi se mbështetja e SHBA nuk do të mungojë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Tregu rajonal, Vuçiç zyrtarëve të BE-së: Jemi të hapur për tregun rajonal, por na duhet pak ndihmë

Liderët e Ballkanit në Shkup! Rama-BE&SHBA: Nëse s'na
Aleksander Vucic

SHKUP- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, teksa ishte i pranishëm në takimin e liderve të ballkanit perëndimor që është duke u mbajtur në Maqedoninë e Veriut, u shpreh i hapur për idetë e tregut rajonal, por kërkoi ndihmën e Bashkimit Evropian në disa çështje të brendshme ekonomike. Teksa e cilësoi nismën e Ballkanit të Hapur si të sukseshme, Vuçiç kërkoi një tjetër nismë për tregëtinë e përbashkët.

“Do doja t’ju them se nuk shoh një rrezik të madh politik për pjesëmarrësit këtu, përveçse për ne, por ne e shohim si iniciativë të lartë, për ne janë të rëndësishme shiritet e gjelbërta, nuk e nënçmoj zonën europiane, por për ne më të rëndësishme janë shiritet.

Do krijojë një mjedis të mirë biznesi për shtetet tona dhe për të gjithë ata që duan të investojnë. Jemi të hapur për të gjitha idetë dhe të gatshëm për të punuar. Kam një lutje që të na ndihmoni me çështje të tjera, disa probleme të mëdha me të cilat duhet të ballafaqohemi, duhet të harmonizohemi kur flasim për masa ekonomike dhe politika të ndryshme.

Përshembull, nëse duam të subvencionojmë kompanitë që investojmë në Serbi, nuk ndodh dot para 2026-ës pasi ne nuk e dimë a do jemi pjesë e BE dhe s’mund ta ofrojmë si garanci. Këto janë momente kur na duhet ndihmë. Nuk besoj që do kemi barriera mes nesh, këto janë çështje që duhen diskutuar, lidhshmëria e rajoneve, ashtu siç bëmë me Ballkanin e Hapur do jetë përfitim i madh, është ajo që duhet dhe mund ta bëjmë. Për Ballkanin e tërë, për ekonominë, njerëzit është diçka që do jetë e përbashkët”, u shpreh Vuçiç.

1 VITE ME PARE

Kurti shkon në Shkup me kërkesa konkrete: Do i dorëzojmë BE listën me reformat që duam mbështetje

Liderët e Ballkanit në Shkup! Rama-BE&SHBA: Nëse s'na
Albin Kurti

SHKUP- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pranishëm në samitin e liderve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, tha se “Plani i Rritjes” do të mundësojë të ketë bashkëpunim më të madh dhe ecje më të përshpejtuar drejt BE-së.

Kurti, në kuadër të takimit të liderëve rajonalë në Shkup të Maqedonisë së Veriut, me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së tha se vlerat e BE-së duhet të bëhen reforma në rajon. Ai bëri të ditur se ka një listë të reformave dhe projekteve, për të cilat Kosova do të kërkojë mbështetjen e BE.

“Vlerat e Bashkimit Evropian duhet të bëhen reforma tek ne, ndërkaq mbështetja e Bashkimit Evropian duhet të jetë edhe financiare. Plani i Rritjes nënkupton gjashtë miliardë euro për rajonin tonë, meqë rast sasia e mjeteve që merret varet nga punët e mira që bëjmë dhe nga performanca e suksesshme që e tregojmë.

Republika e Kosovës sot do të dorëzojë listën e reformave të diskutuara, ndërkaq në ditët në vijim do të dorëzojmë edhe listën e projekteve indikative. Sa i përket reformave, aty në qendër e kemi reformën e Administratës Publike dhe të menaxhimit të financave publike, ndërkaq të projekteve e kemi ato për agjendën e gjelbër, digjitalizimin, investimet në sektorin privat dhe ngushtimin e hendekut infrastrukturor…

Ky takim është shumë i rëndësishëm i cili do të mundësojë që të ketë sa më shumë bashkëpunim rajonal por edhe ecje më të përshpejtuar drejt Bashkimit Evropian, i cili është edhe qëllimi dhe fati ynë”, theksoi Kurti.

Kurti tha në fjalimin e tij se BE ka nevojë urgjente për t’u zgjeruar, teksa agresioni rus vijon në Ukrainë.

“Kemi nevojë për zgjerim urgjent, për shkak se agresioni rus po vazhdon në Ukrainë. Duhet te jetë mundësi për bashkëpunim të fuqishëm rajonal. Kosova është e gatshme për reforma, që rajoni të integrohet dhe qytetarët të përafrohen”, tha ndër tjera Kurti./ZËRI 

1 VITE ME PARE

“Të dalim përtej ngjyrave të flamujve tanë”, Rama: Nëse nuk ulemi në një tryezë, mund ti bëjmë punët pis

Liderët e Ballkanit në Shkup! Rama-BE&SHBA: Nëse s'na
Edi rama

SHKUP- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në samitin e liderve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, ku akuzoi BE se ka zvarritur procesin e integrimit për vendet e këtij rajoni. Rama tha se vendet e rajonit duhet të ngrihen përtej ngjyrave të flamujve të tyre, dhe të jenë në një linjë me flamurin e BE-së. Duke iu referuar shpërndarjes së fondeve nga ana e BE, Rama tha se mbështetja që jepet për Greqinë është rreth 400 mijë euro për një qytetar, në një vit, ndërkohë që për vendet e BP vetëm 110 euro.

“Dua të falënderoj miqtë tanë. Rëndësia e kësaj iniciative për vendet dhe stabilitetin paqen e prosperitetin e rajonit. Dua të falënderoj Kopman, që dëshiron të nxisë procesin. Para një viti në Tiranë u ballafaqua me një melankoli nga ana ime për integrimin në BE, ishte i duruar dhe dëgjoi atë që ishte frustrimi ynë kryesor, që procesi i integrimit ishte që nëse je anëtar fiton gjithçka, nëse jo nuk fiton asgjë. Problematika mes asaj që marrin vendet anëtare është dëshpëruese. Përpjekjet për konvergjencë janë patetike dhe ky është fakt.

Një nga vende fqinje që është pjesë e BE, nga Unioni çdo vit fiton rreth 400 mijë për qytetarët, ndërsa ne marrim rreth 130 për qytetarët. Ky është problemi, mbase nuk jemi më të mirët që mund të gjeni në Europë. Ky është problemit. Ekziston dëshpërim në këtë drejtim”, tha mes të tjerave Rama.

Kryeministri vijoi duke kërkuar që vendet e Ballkanit të lënë pas ndasitë e tyre dhe të kalojnë testin e pjekurisë. 

"Mund të paramendoni në çfarë pozicioni do ishim nëse BE do ishte më serioze në menaxhimin me çështjet e vërteta. Kështu duhet të ishte kur filloi procesi i Berlinit, por ndodh një herë në vit. Prandaj filluam me Ballkanin e Hapur, që ishte një lloj procesi për politikë ditore, për luftën e fuqisë dhe forcës, që e vendosëm agjendën pjesë e këtij tregu.

 Ish-kryeministri i Malit të Zi, një profesor i shquar tha se nuk mund të aderohemi tani. Unë thashë “aderohemi tani dhe ne do t’i bashkohemi Malit të Zi. Viti 2024 dhe nuk besoj që Mali i Zi është vend anëtar. Mund të flas shumë për këtë, kam energji, është akt historik, është diçka dramatike. Më falni për entuziazmin tim, nuk jam i çmendur, por ka arsye për optimizmin tim. Pasi zhvilluam darkën dje kuptuam që mund ta bëjmë këtë, mund të flasim për ekonominë. Kur flasim për ushqim duhet të pranoni që nuk jeni më të mirët në rajon.

Të vendosim një rreth politik siç kishim mbrëmë, të takohemi rregullisht. Jemi ballkanas, nëse nuk vini për të na ulur bashkë në një tryezë mund ti bëjmë punët pis. Të kemi mesazh të qartë nga liderët që duhet të harrojmë historinë, duhet ta harroni se cila ngjyrë është e flamurëve tona, ngjyra më e rëndësishme duhet të jetë e flamurit të BE-së. Nëse duam ta realizojmë dhe mos ta humbim këtë mundësi.

Kur jemi në formë të mirë ata janë në formë të keqe dhe anasjelltas. Shpresoj që gjithçka të shkojë siç duhet. Ka hapësirë për përmirësim, duhet të jemi ambiciozë dhe të bëjmë atë që mund të bëjmë tani. Ne shqiptarët jemi patriotë dhe të lidhur me historinë, por në këtë takim jemi të lidhur. Dua të na mbajnë mend për atë që kemi bërë për biznesmenët.

Duhet ta ratifikojmë vendimin dhe të lënë qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm dhe të bëjnë presion. I ftojmë liderët e Ballkanit Perëndimor të kyçen në samitin e BP, me presidentin Zelensky në fund të shkurtit në shkëmbimin e përvojave në luftën kundër korrupsion. Duhet të mësojmë nga Ukraina, të luftojmë kundër korrupsionit kur dikush ju lufton prej mëngjesit”, vijoi Rama.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

Samiti i BE-së në Shkup/ Kovaçevski: Zbatimi i reformave, kusht për financimin

Liderët e Ballkanit në Shkup! Rama-BE&SHBA: Nëse s'na
DIMITAR KOVAÇEVSKI

SHKUP- Ka nisur samiti i Bashkimit Evropian, ku të pranishëm janë liderët e Ballkanit Perëndimor. Hapja është bërë nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i cili u ka uruar mirëseardhje pjesëmarrësve.

Kovaçevski deklaroi se takimi i liderëve të rajonit me përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së që po mbahet në Shkup është i rëndësishëm për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

Dimitar Kovaçevski: Qëllimi është që të bisedojmë për Planin për Rritje të Ballkanit Perëndimor që paraqet aksion konkret të Bashkimit Evropian në pjesën e rritjes së bashkëpunimit rajonal mes shteteve por edhe kyçjen në tregun e përbashkët evropian. Shkalla ka arritur 50 %. Zbatimi i reformave është kusht për zhvillimin financiar. Duke njohur ekspertizën e tyre ne kërkuam integrim të përshpejtuar. Në fund do të sjellim deklaratë të përbashkët ku do të paraqesim përkushtim për kryerjen e aktiviteteve që prezantojnë fillimisht reformat në shtete tona.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB