LIVE UPDATES

Rrihet për vdekje 18 vjeçari jetim në Kosovë, autorët djemtë e dy biznesmenëve, ‘i shpëton’ mosha

➤Kosova u trondit këtë fundjavë nga vdekja e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu, i cili u përplas me makinë, dhe u godit me mjete të forta nga dy të mitur, Artiol Abdullahu dhe Elton Kadriu. ➤Mediat në Kosovë raportojnë se dy autorët janë djemtë e dy biznesmenëve në Podujevë. Besim Kadriu është babai i Elton Kadriut i cili në videon e publikuar në media shihet duke i rënë me një mjet të fortë pas koke viktimës. ➤Besim Kadriu është pronar i një biznesi “rent a car” me emrin “Besi”. Ndërkohë që viktima është rritur pa të dy prindërit e tij, dhe kishte nën kujdes motrën më të vogël. ➤Duke qenë se janë në moshë të mitur, dy autorët nuk pritet të dënohen me më shujmë se 10 vite burg.

5 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Kush ishte Lulzimi, 18-vjeçari që i morën jetën për radhën në berberhane

Rrihet për vdekje 18 vjeçari jetim në Kosovë, autorët
Lulzim Fejzullahu

PRISHTINË- Vrasja e një 18-vjeçari nga 2 të mitur ka tronditur Prishtinën. Lulzim Fejzullahu, 18 vjeç, u përplas fillimisht me makinë e më pas u masakrua me shufra hekuri. Për shkak të goditjeve ndërroi jetë në spital. Mediat vendase kanë shkuar tek të njohurit e të riut, për të zbuluar më shumë lidhur me personalitetin e tij, por të gjithë e kanë përshkruar si një person aspak problematik dhe konfliktual. Për shkak se nuk kishte në jetë asnjë nga të dy prindërit, ai ishte detyruar të ndërpresë studimet dhe të punonte. Prej kohësh ishte vendosur në një biznes gastronomie, ku edhe siguronte sadopak të ardhura për të ndihmuar veten dhe të motrën. 

Pronari i lokalit e përshkroi Lulzimin si një djalë të përkushtuar në detyrat e tij: Ka qenë shembullor, shumë i urtë, asnjë vërejtje asnjëherë. Ka punu që një vjet e gjysmë. Asnjë vërejtje s’e kemi pas.

Xhaxhaxi i 18-vjeçarit, Rrahim Fejzullahu, ka rrëfyer për Nacionale dinamikën e ngjarjes, duke zbuluar se e gjitha ka nisur për vendin në berberhane. Edhe njëherë duke theksuar tipin jokonfliktual të të riut, xhaxhai tregoi se pas debatit brenda në sallon, i riu ishte larguar fare nga atje pa u qethur. Por 2 të miturit e tjerë nuk e lanë me kaq dhe e ndoqën nga pas për ta vrarë. 

“Djali ka qenë pa dy prindër, ka qenë punëtor, rasti ka qenë një ditë përpara të shtunën, më 13 është hi qeta me i hjekë flokët, qëtu është një berber ku qethen e rruhen. Edhe janë rrokë për vend, jo ulësh ti para meje jo unë para teje, djali është nis me ardh prej shpie mos me u qeth hiç, edhe janë rrokë me krah në derë kah të dalin, si shqiptarët që e kanë traditë pse po më rrok me krahë, kush je ti çka je ti. Djali është nis me ardh prej shtëpie, ata e kanë përcjellë me kerr. Së pari janë shku kanë marrë stupca të bejsbollit, tani e kanë përcjellë qëtu, e kanë zënë te shtëpia aty, e kanë shkelë me kerr. E kur e kanë rrëzu djalin i kanë hi me shipka e qato të bejsbollit në krye, kështu që djali dje në ora 15:20 ka ndërruar jetë. Asnjë shenjë trupit se ka, veç në krye. Kjo është vrasje dy here, një here me kerr tani me stupc. As hak as hile s’iu kam pas, zoti hajr e baftë na ka ndodh, na ka zanë,”- ka thënë më tutje xhaxhai i të ndjerit.

Për vrasjen e tij janë arrestuar djemtë e dy biznesmenëve në Podujevë. Njëri prej tyre është Elton Kadri, por duke qenë se janë në moshë të mitur, dy autorët nuk pritet të dënohen me më shujmë se 10 vite burg./ZËRI

1 VITE ME PARE

Rrahja për vdekje e 18 vjeçarit, mosha shpëton dy autorët nga dënimi maksimal

Rrihet për vdekje 18 vjeçari jetim në Kosovë, autorët
dy autoret e vrasjes

KOSOVË- Kosova u trondit këtë fundjavë nga vdekja e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu, i cili u përplas me makinë, dhe u godit me mjete të forta nga dy të mitur, Artiol Abdullahu dhe Elton Kadriu. Mediat në Kosovë raportojnë se dy autorët janë djemtë e dy biznesmenëve në Podujevë. Duke qenë se janë në moshë të mitur, dy autorët nuk pritet të dënohen me më shujmë se 10 vite burg.

Kodi penal për të miturit në Kosovë përcakton maksimumin e dënimit për një të mitur nga 5 deri në 10 vite burg.  Neni 35 me titull “Kohëzgjatja e bugimit për të mitur”, shpjegon nivelin maksimal të dënimit për këtë grupmoshë.

“Burgimi për të mitur nuk mund të shqiptohet në kohëzgjatje më pak se gjashtë (6) muaj as më shumë se pesë (5) vjet dhe shqiptohet në muaj dhe vite të plota. Përjashtimisht, maksimumi i burgimit për të mitur është dhjetë (10) vjet për vepra të rënda penale të dënueshme me burgim të përjetshëm, ose kur i mituri ka kryer së paku dy (2) vepra penale në bashkim, ku secila është e dënueshme me burgim prej më shumë se dhjetë (10) vjet.”

Nëse rasti cilësohet si “Vrasje e rëndë”, e dy të miturit gjykohen për këtë vepër që është e dënueshme deri në burgim të përjetshëm, meqenëse kryerësit janë të mitur atëherë ata maksimalisht do të dënoheshin me 10 vjet burgim./ZËRI 

1 VITE ME PARE

Djemtë e biznesmenëve i morën jetën 18-vjeçarit jetim, kush janë autorët e rrahjes për vdekje në Kosovë

Rrihet për vdekje 18 vjeçari jetim në Kosovë, autorët
Dy autoret dhe viktima

KOSOVË- Artiol Abdullahu dhe Elton Kadriu janë dy të miturit që dyshohet se kanë goditur 18 vjeçarin, Lulzim Fejzullahu me mjete të forta ku si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë disa ditë pas ngjarjes në spital. Mediat në Kosovë raportojnë se dy autorët janë djemtë e dy biznesmenëve në Podujevë.

Sipas Insajderit, Besim Kadriu është babai i Elton Kadriut i cili në videon e publikuar në media shihet duke i rënë me një mjet të fortë pas koke viktimës. Besim Kadriu është pronar i një biznesi “rent a car” me emrin “Besi”.

Ndërsa, babai i të dyshuari tjetër, Artiol Abdullahu është Medin Abdullahu i cili është pronar i firmës “SOA Security”.

Si ndodhi ngjarja?

Lulzim Fejzullahu, 18-vjeç, mbeti i vdekur si pasojë e lëndimeve nga dy të dyshuar të moshës së mitur. Fejzullahu u dërgua për trajtim në spital, pasi mori lëndime të rënda, ndërsa humbi jetën disa ditë më vonë. Në një video të bërë publike nga mediat në Kosovë, shihet se si i riu dhunohet barbarisht, dhe lihet pothuajse në gjendje të pajetë përtokë. 18-vjeçari ishte rritur jetim, dhe kishte nisur punën prej disa vitesh, në mënyrë që të kujdesej për motrën e tij më të mitur.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

“Kurrë dritë mos pafshin”, i rritur jetim dhe kujdesej për motrën, rrahja për vdekje e 18-vjeçarit trondit Kosovën

Rrihet për vdekje 18 vjeçari jetim në Kosovë, autorët
Viktima dhe xhaxhai i tij

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën, ku 18-vjeçari nga Podujeva Lulzim Fejzullahu u përplas me makinë, dhe më pas u rrah barbarisht nga dy persona të tjerë. Dy autorët e kësaj ngjarje të rëndë u vunë në pranga, ndërkohë që janë publikuar pamjet e aktit barbar, ku i riu rrihet dhe lihet në gjendje të rëndë në mes të rrugës.

Sulmi që i mori jetën Lulzimit dyshohet se ndodhi mesditën e 14 janarit, ndërsa dyshohet se shkak për sherrin është bërë një konflikt për radhën që autorët dhe viktima kishin pasur në një berberhane.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se pas një përleshje fizike, dy të dyshuar (të mitur) e kanë goditur me një shkop viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore. Si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa po në të njëjtën ditë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale “Vrasje në tentativë” (tashmë vrasje) dhe rasti ka filluar të trajtohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Dy të dyshuarit që ndodhen prapa hekurave për këtë rast janë E.Kadriu (16-vjeçar) dhe A.Abdullahu (17-vjeçar).

Ngjarja bëhet edhe më tragjike nga rrëfimet e familjarëve të Lulzimit, i cili është rritur pa prindër, dhe kujdesej edhe për motrën e tij më të vogël. Xhaxhai i tij tregon detajet nga ngjarja makabre.

“Unë jam xhaxhai tij. Lulzimi si 18-vjeçar ka qenë punëtor, ka qenë jetim. Pa dy prindërit. E e kanë ndjek me makinë, e kanë shkel, e kanë shtypë e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrezuar Lulzimin, e kanë goditur me shkop bejsbolli derisa sot në ora 3 pasdite ndërroi edhe jetë”, tha xhaxhai i Lulzimit.

Pas rastit, motra e të ndjerit ka reaguar në rrjetet sociale duke shprehur dhimbjen dhe zemërimin për humbjen e vëllait të saj në mënyrë tragjike. “Ju kalltë zemra si neve qysh po na kallet, Allah dënoj, kurrë dritë me sy mos pafshin”, ka thënë ajo./ZËRI 

1 VITE ME PARE

ME VIDEO- Rrahja për vdekje e 18-vjeçarit, 2 persona e dhunojnë me shufra metalike

Rrihet për vdekje 18 vjeçari jetim në Kosovë, autorët
Momenti i dhunës

PODUJEVË- Një 18-vjeçar, i identifikuar si Lulzim Fejzullahu, është dhunuar për vdekje me shufra metalike. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, 18-vjeçari, 6 ditë më parë u përplas me makinë nga 2 persona, të cilët më pas dolën nga mjeti i tyre dhe e rrahën për vdekje.

I riu u dërgua menjëherë në spital, por goditjet i kishin shkaktuar lëndime serioze në disa pjesë të trupit, me të cilat nuk e fitoi dot betejën për jetën dhe vdiq në spital.

Në lidhje më këtë ngjarje zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, deklaroi për Indeksonline se rasti po hetohej si “Vrasje në tentativë”, ndërsa 2 të mitur janë arrestuar për sulmin e ndodhur. Por edhe pse të arrestuar, gjykimi i tyre ka ngjallur reagime. Kjo pasi të dy janë të mitur dhe do të gjykohen në bazë të "Kodit Penal për të mitur".

“Burgimi për të mitur nuk mund të shqiptohet në kohëzgjatje më pak se gjashtë (6) muaj as më shumë se pesë (5) vjet dhe shqiptohet në muaj dhe vite të plota. Përjashtimisht, maksimumi i burgimit për të mitur është dhjetë (10) vjet për vepra të rënda penale të dënueshme me burgim të përjetshëm, ose kur i mituri ka kryer së paku dy (2) vepra penale në bashkim, ku secila është e dënueshme me burgim prej më shumë se dhjetë (10) vjet.”

Dënimi me vetëm 10 vite heqje lirie duket se nuk është i mjaftueshëm për 2 të miturit. 

Lidhur me vrasjen ka reaguar edhe xhaxhai i viktimës dhe e motra e viktimës, e cila duke shprehur dhimbjen dhe zemërimin për humbjen e vëllait të saj në mënyrë tragjike.

"Ju kalltë zemra si neve qysh po na kallet, Allah dënoj, kurrë dritë me sy mos pafshin,”-ka shkuar ajo në rrjetet sociale. 

Ndërkohë që politikanë e qytetarë të shumtë të cilët kanë kërkuar drejtësi për Lulzimin, ende nuk dihet shkaku i vrasjes së tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB