LIVE UPDATES

21 janari/ Rama akuza drejtësisë: Pa shtyllë kurrizore! Mark Nika: Nipi im u vra me urdhër nga lart

➤ 13 vite nga ngjarja e rëndë e 21 janarit, familjarët e katër viktimave, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës, Aleks Nikës dhe Ziver Veizit, të cilët u vranë pas të shtënave me armë zjarri nga Garda e Republikës, kërkojnë drejtësi. ➤ Kryeministri Edi Rama, ashtu si dhe në vitet e shkuara mblodhi familjarët e viktimave në Kryeministri, pas fjalës së tij ata vendosën lule në pllakat e vendosura në nder të tyre pranë Kryeministrisë ku dhe u vranë. ➤ Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, u shpreh se vrasja e nipit të tij dhe tre protestuesve të tjerë është bërë me urdhër nga lart dhe kërkoi drejtësi. ➤ 21 janari mbetet ende një “njollë e zezë” në sistemin e drejtësisë pasi edhe pse kanë kaluar 13 vite vijon të jetë pa zgjidhje. ➤ Së fundmi ka folur dhe Gjykata e Strasburgut. Kjo e fundit, ka dalë në përfundimin se ka 2 shkelje: vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes, duke bërë përgjegjës shtetin shqiptar. Por deri më tani, asnjë nga organet hetuese në Shqipëri nuk kanë reaguar. Ndërkohë vrasja e Aleks Nikës, mbetet ende pa autor, plumbi u dërgua në Itali, për shkak të dëmtimeve që kishte marrë kur u nxorr nga koka e Aleks Nikës në një spital në Turqi. ➤ Gjithçka nisi pas skandalit me videon Ilir Meta- Dritan Prifti, ku flitej për "7%" e një koncesioni.

5 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

21 janari/ Xhaxhai i Aleks Nikës: Vrasje me urdhër nga lart! Strasburgu ktheu shpresën për drejtësi

21 janari/ Rama akuza drejtësisë: Pa shtyllë kurrizore! Mark
Mark Nika

TIRANË- Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, i cili mbeti i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga Garda e Republikës para Kryeministrisë gjatë protestës së 21 janarit të vitit 2013 ka mbajtur një fjalim në Kryeministri. Gjatë fjalës së tij, para familjarëve të tre viktimave të tjerë, Nika u shpreh se ka ardhur koha që 21 janari të flasë me gjiuhën e ligjit dhe drejtësisë. Po ashtu nuk munguan akuzat, ku deklaroi se vrasja e nipit të tij është bërë me urdhër nga lart.

Mark Nika: Bashkë më dëshpërimin të vrasjes së pazbardhur të Aleksit, ky përvjetor i 13 vjen me një lajm të mirë, vendimi i Strasburgut, i nëntorit të vitit të kaluar, që pohon pretendimet tona. Më shumë se kaq vendimi i kësaj gjykatë demaskon hetimin farsë. Në emër të familjes Nika i shpreh falënderimet më të thella Strasburgut, na ktheu shpresën se do ketë drejtësi dhe fajtorët do dënohen. Vrasja e Aleksit dhe 3 të tjerëve lindi i zbardhur, para kamerave. Ata ishin protestues paqësor, u vranë kur protesta po shpërndahej larg hyrjes së kryeministrisë. Asgjë tjetër veç një urdhri nga lart mund të çonte në hapjen e zjarrit ndaj qytetarëve në ato kushte. Këto 13 vite kanë qenë 13 vitet e manipulimit të drejtësisë, Berisha u dha kohë të prishin provat. Nga ky vit kemi shpresë e besim se 21 janari do të flasë me gjuhën e ligjit dhe drejtësisë. Vendimi i Strasburgut nuk është rekomandues, por i detyrueshëm për tu zbatuar. Topi është në fushën e drejtësisë së re shqiptare.  

Çfarë ndodhi më 21 janar?

Një protestë e thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë doli jashtë kontrollit dhe do të përfundonte me vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës para Kryeministrisë, pas të shtënave me armë zjarri ng Garda e Republikës. Partia Demokratike, në qeveri do e cilësonte tubimin si grusht shtetit dhe krim shtetëror. Nga 2011 deri më sot, dosja e 21 janarit është ende në gjykatë. Në lidhje me ngjarjen u morën të pandehur Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Familjarët e viktimave prej 13 vitesh kërkojnë drejtësi ndërsa akuzat politike rishfqen para çdo fushate elektorale./ZËRI

1 VITE ME PARE

21 janari/ Rama pret familjarët e viktimave: Drejtësia pa shtyllë kurrizore! 'Dosja e gjakut' duhet të hetohet nga SPAK

21 janari/ Rama akuza drejtësisë: Pa shtyllë kurrizore! Mark
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të dielë në Kryeministri familjarët e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës, viktimave të 21 janarit të vitit 2011, që mbetën të vrarë para godinës së qeverisë gjatë protestës. Gjatë fjalës së tij Rama, nuk kurseu akuzat ndaj Prokurorisë së Tiranës, për të cilën tha se është pa shtyllë kurrizore.

Edi Rama: Sipas dëshirës së kërkuesve të drejtësisë për 21 janarin, në këtë rreth të pandashëm kujtese e në shoqërinë shqiptare, apo dëshirës së mbytësve të drejtësisë për 21 janarin në politikën shqiptare e prokurorinë e Tiranës. Shenja tjetër e zgjimit të drejtësisë është veprimtaria e SPAK e GJKKO-së që së fundmi ka hyrë në një fazë të re kuptimplotë duke thyer në fund akullin e shtresëzuaqr prej 100 e kusur vitesh mes shtetit shqiptar e drejtësisë.Mes të dyjave qëndron sot një datë e shpallur nga Gjykata e Lartë, 27 shkurt 2024, pak më shumë se njëmuaj prej sot do të marrim vesh nëse dosja e gjakut të 21 janarit do ti kalojë për shqyrtim SPAK për të hapur për së mbari hetimin e krimit shtetëror në bazë të vendimit të gjykatës së Strasburgut apo do të vijojë të jetë e mbyllur zoti e di sa kohë akoma në barkun e madh të prokurorisë pa shtyllë kurrizore të Tiranës.

I ndalur tek seanca e radhës që pritet të mbahet më 27 shkurt në Gjykatën e Lartë, Rama tha se “Prandaj 21 janari është sa nevojë për drejtësi të drejtëpërdrejtë për krim shtetëror aq dhe motiv e pasqyrë për të kuptuar më së miri cila është detyra jonë si udhëheqës e garant politik të reformës në drejtësi”.

Edi Rama: A mos vallë ishte kaq e vështirë ta bënte vetë sistemi? Pikëpyetja është a duhet të përgatitemi edhe për më të keqen, që përsëri sistemi të mos veprojë edhe në bazë të detyrimit që lind nga Gjykata Europiane. Prandaj 21 janari është sa nevojë për drejtësi të drejtëpërdrejtë për krim shtetëror aq dhe motiv e pasqyrë për të kuptuar më së miri cila është detyra jonë si udhëheqës e garant politik të reformës në drejtësi.

Çfarë ndodhi më 21 janar?

Një protestë e thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë doli jashtë kontrollit dhe do të përfundonte me vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës para Kryeministrisë, pas të shtënave me armë zjarri ng Garda e Republikës. Partia Demokratike, në qeveri do e cilësonte tubimin si grusht shtetit dhe krim shtetëror. Nga 2011 deri më sot, dosja e 21 janarit është ende në gjykatë. Në lidhje me ngjarjen u morën të pandehur Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Familjarët e viktimave prej 13 vitesh kërkojnë drejtësi ndërsa akuzat politike rishfqen para çdo fushate elektorale./ZËRI

1 VITE ME PARE

FOTO/ Rama dhe familjarët vendosin lule në vendin ku u vrarë 4 protestuesit e 21 Janarit

21 janari/ Rama akuza drejtësisë: Pa shtyllë kurrizore! Mark
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i shoqëruar dhe nga familjarët e viktimave të 21 janarit ka marshuar këtë të dielë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku kanë vendosur lule në vendin ku mbetën të vrarë katër protestuesit më 21 janar të vitit 2011. Konkretisht Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Aleks Nika dhe Hekuran Deda. Kreu i qeverisë ka vendosur lule në pllakat e vendosura pranë Kryeministrisë. Më herët Rama mbajti një pritje për familjarët në selinë e qeverisë ku dhe mbajti një fjalim. 

21 janari/ Rama akuza drejtësisë: Pa shtyllë kurrizore! Mark
Edi Rama
\21 janari/ Rama akuza drejtësisë: Pa shtyllë kurrizore! Mark
Edi Rama
21 janari/ Rama akuza drejtësisë: Pa shtyllë kurrizore! Mark
Edi Rama
21 janari/ Rama akuza drejtësisë: Pa shtyllë kurrizore! Mark
Edi Rama

Çfarë ndodhi më 21 janar?

Një protestë e thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë doli jashtë kontrollit dhe do të përfundonte me vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës para Kryeministrisë, pas të shtënave me armë zjarri ng Garda e Republikës. Partia Demokratike, në qeveri do e cilësonte tubimin si grusht shtetit dhe krim shtetëror. Nga 2011 deri më sot, dosja e 21 janarit është ende në gjykatë. Në lidhje me ngjarjen u morën të pandehur Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Familjarët e viktimave prej 13 vitesh kërkojnë drejtësi ndërsa akuzat politike rishfqen para çdo fushate elektorale./ZËRI

1 VITE ME PARE

13 vite nga 21 janari, 'topi' në derën e drejtësisë

21 janari/ Rama akuza drejtësisë: Pa shtyllë kurrizore! Mark
Familjarët e viktimave në bulevardin "Dëshmorët e Kombit

TIRANË- 21 janari është cilësuar si një ditë e trishtë për demokracinë shqiptare. Një protestë e thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, para Kryeministrisë do të dilte jashtë kontrollit dhe do të përfundonte me 4 të vrarë nga Garda e Republikës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Partia Demokratike, në qeveri asokohe do ta cilësonte tubimin si një grusht shteti dhe krim shtetëror, ndërsa sot, 13 vite nga ajo ngjarje, familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi dhe dënimin e autorëve.

Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, mbetën të vrarë nga plumbat e dalë nga armët e Gardës së Republikës. Ende sot drejtësia është e lënë përgjysmë. Në lidhje me ngjarjen u morën të pandehur Ndrea Prendi (Komandanti i Gardës) dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg.

Së fundmi ka folur dhe Gjykata e Strasburgut. Kjo e fundit, ka dalë në përfundimin se ka 2 shkelje: vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes, duke bërë përgjegjës shtetin shqiptar. Por deri më tani, asnjë nga organet hetuese në Shqipëri nuk kanë reaguar. Ndërkohë vrasja e Aleks Nikës, mbetet ende pa autor, plumbi u dërgua në Itali, për shkak të dëmtimeve që kishte marrë kur u nxorr nga koka e Aleks Nikës në një spital në Turqi.

Ekspertët pretendojnë se ajo që ka mbetur nga gëzhoja ka pësuar deformim të madh duke prishur vjaskat, karakteristika këto që lihen nga tyta e armës në momentin e qitjes. Kështu, vrasja e Nikës nuk u përfshi në gjykimin e gardistëve të akuzuar për çështjen e 21 janarit.

Gjithçka nisi pas skandalit me videon Ilir Meta- Dritan Prifti, ku flitej për "7%" e një koncesioni. Ngjarja vijon të dominojë debatin politik në vend mes palëve politike ndërsa zbardhja e ngjarjes së rëndë mbetet në dorë të drejtësisë./ZËRI

1 VITE ME PARE

13 vite nga 21 janari/ Rama: Drejtësi

21 janari/ Rama akuza drejtësisë: Pa shtyllë kurrizore! Mark
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të dielë, në 13-vjetorin e vrasjes së katër protestuesve para selisë së Këshillit të Ministrave më 21 janar të 2011-tes. Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama, shkruan se është koha për tu bërë drejtësi për ngjarjen.

Poll

MOS HUMB