LIVE UPDATES

Veriu dhe juglindja ‘pushtohen’ nga reshjet e borës! Akse e makina të bllokuara, evakuohen mbi 20 qytetarë

➤Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë paraqitet i paqëndrueshëm. ➤Reshjet e dëborës kanë paralizuar vendin, nga Veriu në Jug. ➤ Shtatë automjete janë bllokuar në aksin rrugor Iballë-Fushë Arrëz. 10 automjete janë bllokuar pranë Urës së Vashës në Rrugën e Arbrit. Janë evakuruar mbi 20 qytetarë.➤ARRSH me anë të një njoftimi për medoiat ka saktësuar akset që janë problematike në vend dhe ka paralajmëruar shoferët, që udhëtojnë në zona ku ka rënë borë, që të përdorin zinxhirë. ➤Policia ka bërë me dije se është bllokuar aksi Byppas-Qafë Murriz në Rrugën e Arbrit dhe se po punohet për pastrimin e rrugës. ➤Policia shprehet se ka kaluar në gatishmëri. Efektivët do jenë në ndihmë të shoferëve, për problemet që mund të kenë. Policia e Shtetit një apel e ka pasur edhe për këmbësorët, duke theksuar se ata duhet të qëndrojnë larg zonave të pasigurta. ➤Për shkak të lagështisë në rrugë nga moti i keq, një taksi në Devoll ka dalë nga rruga. 2 persona janë plagosur. ➤Policia lajmëron se në qarkun e Shkodrës janë bllokuar akset rrugore Bogë-Qafë Thore dhe Fushë Arrëz-Iballë. ➤Mjetet kanë pasur vështirësi në qarkullim edhe në Mirditë. Shumë fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. ➤Një kamion u rrëzua tek Ura e Milotit, për shkak të erërave tb forta. ➤Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, ku një makinë u përplas me mjetet e rrugës. Për pasojë, pasagjeri i mjetit të vogël është plagosur rëndë. ➤IGJEUM lajmëron se sot dhe nesër priten reshje bore dhe ngrica. ➤ARRSH bën me dije se në disa akse rrugore, trashësia e borës arrin deri në 50 cm, prandaj bën thirrje për kujdes nga shoferët dhe kalimtarët. ➤Në disa fshatra të Bulqizës dhe Matit, trashësia e borës ka arritur deri 45 cm.

26 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Reshjet e borës, Balla: Policia e Shtetit do të jetë në gatishmëri

Veriu dhe juglindja ‘pushtohen’ nga reshjet e borës! Akse e
borëpastruese

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar përsëri në lidhje me situatën e krijuar në vend si pasojë e reshjeve të borës. Balla njofton se shërbimet e Policisë se Shtetit do vijojnë të jenë në gatishmëri dhe prezentë në rrugë përgjatë gjithë natës.

Balla u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të zbatojnë rregullat e qarkullimit dhe të jenë të kujdesshëm.

"Rreshjet e dëborës po vijojnë në disa zona, por me intensitet mesatar. Ulja e temperaturave gjatë natës shton rrezikun për shkak të akullit në rrugë. Shërbimet e Policisë se Shtetit do vijojnë të jenë në gatishmëri dhe prezentë në rrugë përgjatë gjithë natës, ndërkohë që ARRSH dhe njësitë e qeverisjes vendore vijojnë të punojnë për hedhjen e kripës në akset rrugore. Drejtuesit e automjeteve duhet të rrisin vigjilencën dhe të zbatojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë dhe të autoriteteve të tjera shtetërore,"-njofton Balla.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Era e fortë hedh në tokë fasadën e pallatit në Milot

Veriu dhe juglindja ‘pushtohen’ nga reshjet e borës! Akse e
Pallati

MILOT- Fasada e një pallati 5-katësh ka rënë në tokë për shkak të motit të keq. Fotoja që po shikoni tregon pallatin e ‘zhveshur’ si pasojë e erës së fortë, e cila ka rrëzuar të gjithë fasadën. Fotoja është publikuar nga deputeti demokrat, Kastriot Piroli, i cili është shprehur se kjo është një dëshmi e korrupsionit dhe babëzisë së kryebashkiakes së Kurbinit. Kjo pasi, pallati ishte restauruar së fundmi si pjesë e programit të Rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019.

“Dëshmia e korrupsionit dhe babëzisë së kryetares së Bashkisë Kurbin. Miliona euro të hedhura në Kurbin që pas termetit të nëntorit të 2019 dhe fasadat që shemben duke rrezikuar jetën e banorëve të qytetit të Milotit. Ky standart dhe cilësi punimesh është përdorur në të gjitha fasadat e pallateve në Kurbin. I bëj thirrje SPAK të nise hetime të menjëhershme,”- shkruan deputeti në postim.

1 VITE ME PARE

Dëbora në vend/ ARRSH: Ulet intensiteti i reshjeve, rihapet aksi Bogë-Theth

Veriu dhe juglindja ‘pushtohen’ nga reshjet e borës! Akse e
borëpastruese në terren

TIRANË- Për situatën e reshjeve të borës në vend, ka reaguar dhe ARRSH përmes një postimi në rrjetet sociale. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se në aksin Bogë-Theth intensiteti i reshjeve të dëborës ka rënë, por borëpastrueset po vijojnë punën për pastrimin e rrugës. 

Gjithashtu ARRSH këshillon drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

“Në Bogë-Theth intensiteti i reshjeve ka rënë por mjetet borëpastruese po punojnë pa ndërprerje për pastrimin e dëborës zgjerimin e pjesës kaluese dhe shpërndarjen e kripës për evitimin e ngricave. Rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.

1 VITE ME PARE

Bllokohen 7 mjete në Fushë Arrëz, evakuohen drejtuesit e pasagjerët

Veriu dhe juglindja ‘pushtohen’ nga reshjet e borës! Akse e
Pukë

PUKË- Shtatë automjete janë bllokuar në aksin rrugor Iballë-Fushë Arrëz. Në këtë zonë ndodhen dy mjete borëpastruese dhe një fadromë që po punojnë për hapjen e rrugës. Nga ana tjetër, autoritetet po punojnë për evakuimin e drejtuesve të mjeteve të bllokuara dhe të pasagjerëve që ndodheshin brenda tyre.

Ata raportohet se ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë dërguar në një vend të sigurtë.

Situata paraqitet problematike në të gjithë vendin. Reshjet e dëborës kanë paralizuar veriun e vendit. Mësohet se problematike paraqitet situata në Rrugën e Kombit dhe Rrugën e Arbrit. 10 automjete janë bllokuar pranë Urës së Vashës në Rrugën e Arbrit. Reshje bore kanë rënë edhe në qarkun e Shkodrës, ku disa akse janë problematike.

1 VITE ME PARE

Vendi nën pushtetin e dëborës, Peleshi: Kufizoni lëvijet e panevojshme, kërkoni ndihmë

Veriu dhe juglindja ‘pushtohen’ nga reshjet e borës! Akse e
Rruga e bllokuar

TIRANË- Vendi vijon të jetë nën pushtetin e ngricave dhe të dëborës. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në një tjetër reagim në përditësimin e situatës, ka deklaruar se situata është në monitorim të vazhdueshëm të të gjitha strukturave shtetërore. Në aksin Elbasan-Qafë Thanë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, për shkak të reshjeve të borës. Gjithashtu, Peleshi kërkon që qytetarët të kufizojnë lëvizjet e panevojshme në këtë situatë dhe të kërkojnë ndihmën e strukturave vendore në rast nevoje.

Postimi:

Situata e krijuar nga moti i keq në të gjithë vendin është në monitorim të vazhdueshëm të të gjitha strukturave shtetërore. Grupet e punës në terren vijojnë ndërhyrjet deri në zonat më të thella për të qenë pranë çdo banori, veçanërisht në qarqet Shkodër, Dibër, Kukës, Elbasan, Korçë, ku reshjet e borës dhe shiut kanë krijuar problematika. Në aksin Elbasan-Qafë Thanë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, për shkak të reshjeve të borës. Përsërsim thirrjen për të gjithë qytetarët të kufizojnë lëvizjet e panevojshme në këtë situatë dhe të kërkojnë ndihmën e strukturave vendore në rast nevoje!

1 VITE ME PARE

Si paraqitet situata në Veri? Fshatrat pa energji elektrike, ka rrugë të bllokuara

Veriu dhe juglindja ‘pushtohen’ nga reshjet e borës! Akse e
Kukës

TIRANË- Veriu i Shqipërisë vijon të jetë i bllokuar nga reshjet e shumta të dëborës. Rrugët nacionale vijojnë të jenë të kalueshme normalisht, por me zinxhirë dhe me goma dimërore. Në Kukës, ka reshje dëbore me intensitet të ulët, port ë shoqëruara me erë të fortë. Të bllokuara mbeten njësitë administrative Arrën, Zapod, Grykë  Çajë, dhe Kalis. Ndërsa energjia eletrike është shkëputur në njësitë administrative Arrën, Surroj, Shishtavec, Topojan ,Zapod, Kolsh, Malzi, si dhe fshatrat Mgullë Qam,Vrish, Gdheshtë.

Ndërsa në Tropojë energjia eletrike është shkëputur në njësitë administrative Lekbibaj ,  Bujan, Llugaj, Margegaj, Tropojë e Vjetër, Bytyç, si dhe fshatrat Pac ,Vlad dhe Zherkë. Të gjitha rrugët që lidhin njësitë administrative me rrugët nacionale janë të hapura.

Në Has të gjitha rrugët që lidhin njësitë administrative me rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht. Aktualisht po bëhet pastrimi i rrugës që lidh fshatin Dobrun me rrugën nacionale. Të bllokuara mbeten rrugët e fshatrave Nikoliq dhe Vlahen, ndërsa rruga Krumë-Cahan kalohet me vështirësi. Ndërsa energjia eletrike është shkëputur në njësitë administrative Golaj, Gjinaj, si dhe fshatrat Nikoliq, Vlahen dhe Myç.

Subjektet kontraktore kanë vazhduar punën për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

1 VITE ME PARE

Aksi Librazhd-Qafë Thanë i mbuluar nga dëbora, policia: Kaloni vetëm me zinxhirë

Veriu dhe juglindja ‘pushtohen’ nga reshjet e borës! Akse e
Qafë Thanë

ELBASAN- Lëvizja e automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë është thuajse e pamundur. Policia e Elbasanit ka njoftuar të gjithë qytetarët që nëse do të përshkojnë këtë aks, të marrin masat për ti pajisur me zinxhirë. Në këtë mënyrë do të shmangin bllokimin e tyre në ngricat e dëborës. Gjithashtu, bëhet me dije se në këtë aks rrugor është bllokuar lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë.

Njoftimi:

Aksi rrugor "Librazhd-Qafë thanë" është përfshirë nga reshjet e dëborës, dhe aktualisht lëvizja e automjeve kryhet vetëm me zinxhirë. Ndërkohë, në këtë aks rrugor është bllokuar lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë.

Situata paraqitet problematike në të gjithë vendin. Reshjet e dëborës kanë paralizuar veriun e vendit. Mësohet se problematike paraqitet situata në Rrugën e Kombit dhe Rrugën e Arbrit. 10 automjete janë bllokuar pranë Urës së Vashës në Rrugën e Arbrit. Reshje bore kanë rënë edhe në qarkun e Shkodrës, ku disa akse janë problematike.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Lumi Ishëm del nga shtrati, përmbyten fshatrat e Krujës

Veriu dhe juglindja ‘pushtohen’ nga reshjet e borës! Akse e
Krujë

KRUJË- Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur shumë hektarë tokë. Më konkretisht janë përmbytur tokat në fshatin Murqinë të Krujës. Në këtë zonë, është përmbytur dhe dhe rruga e lagjes fundore të këtij fshati, që është bërë totalisht e pakalueshme nga banorët e zonës. Reshjet që vijojnë prej orësh.

Situata paraqitet problematike në të gjithë vendin. Reshjet e dëborës kanë paralizuar veriun e vendit. Mësohet se problematike paraqitet situata në Rrugën e Kombit dhe Rrugën e Arbrit. 10 automjete janë bllokuar pranë Urës së Vashës në Rrugën e Arbrit. Reshje bore kanë rënë edhe në qarkun e Shkodrës, ku disa akse janë problematike.

1 VITE ME PARE

VIDEO- Bllokohet qarkullimi në Qafë Thanë!

Veriu dhe juglindja ‘pushtohen’ nga reshjet e borës! Akse e
Qafë-Thanë

KORÇË- Reshjet e borës kanë krijuar problematika edhe në juglindje të vendit. Ngricat kanë bllokuar qarkullimin në aksin Prrenjas-Qafë Thanë.

Në pamjet e siguruara nga ZËRI shihen radhë kilometrike të mjeteve, ndërkohë që është bllokuar lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë.

1 VITE ME PARE

Përkeqësimi i motit, Peleshi thirrje banorëve: Kufizoni lëvizjet!

Veriu dhe juglindja ‘pushtohen’ nga reshjet e borës! Akse e
Dibër

TIRANË-  Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar lidhur me situatën e motit të keq në vend. Përmes një njoftimi në Facebook, Peleshi tregon se trashësia e borës në Shkodër, Dibër dhe Kukës ka sjellë probleme me bllokimin e disa akseve e ndërprerje të energjisë elektrike.

Postimi i plotë:

Prej orëve të mbrëmjes së djeshme, i gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje intensive shiu, ndërsa në zonat malore të disa qarqeve edhe reshje bore. Me vëmendje po ndiqet nga strukturat situata në qarkun e Shkodrës, Dibrës apo Kukësit, ku trashësia e borës në zonat rurale ka sjellë edhe probleme me bllokimin e disa akseve e ndërprerje të energjisë.

Të kalueshme me zinxhirë janë akset Bogë-Theth, rruga e Arbrit, ndërsa në akset e bllokuara po punohet nga subjektet kontraktore për pastrimin e kriposjen e tyre. Ekipet e OSHEE ndodhen në terren për të riparuar defektet në linjat e dëmtuara. U bëjmë thirrje banorëve të zonave më të prekura nga moti i keq të kufizojnë lëvizjet dhe në rast nevoje të kontaktojnë strukturat, të cilat janë të gjitha në gatishmëri për çdo situatë!

1 VITE ME PARE

Bora në Shqipëri, Rama: OSSH dhe ARRSH në terren

Veriu dhe juglindja ‘pushtohen’ nga reshjet e borës! Akse e
punonjësit e OSSH

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në lidhje me përkeqësimin e motit dhe reshjeve të dendura të dëborës që kanë përfshirë vendin. Rama, ka thënë se është duke u punuar me të gjitha kapacitetet në terren për menaxhimin e situatës së krijuar si pasojë e përkeqësimit të motit.

Sipas tij, mbi 1500 punonjës të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, në 12 rajonet e vendit, janë angazhuar për të siguruar furnizimin me energji elektrike.

“Ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar ka mobilizuar të gjitha grupet e punës për të siguruar mbajtjen hapur të akseve rrugore dhe garantuar siguri në lëvizje. Ftojmë qytetarët të evitojnë lëvizjen e pa nevojshme, deri në normalizimin e situatës. Puna në terren po vijon në çdo zonë ku janë raportuar problematika”, ka shkruar Rama në Facebook.

1 VITE ME PARE

Borëpastruesja shkon për të pastruar borën, por rrëzohet vetë

Veriu dhe juglindja ‘pushtohen’ nga reshjet e borës! Akse e
pamje nga vendngjarja

KUKËS- Moti i keq në vend ka sjellë probleme edhe për borëpastrueset të cilat janë vënë në terren për të hapur rrugët nga dëbora. Një mjet borëpastrues u përmbys gjatë punës në rrugën e Kombit në afërsi të tunelit të Kalimashit. 

JOQ ka publikuar pamje, ku duket borëpastruesja e rrëzuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ News (@joqnews)

Drejtuesi i mjetit fatmirësisht nuk mori lëndime, ndërsa u desh ndërhyrja e mjeteve të tjera të rëndë për largimin e borëpastrueses nga rruga. Gjatë ditës sot janë regjistruar disa aksidente rrugore për shkak të ngricave dhe lagështisë në rrugë. Për fat të mirë nuk ka patur viktima.

Aktualisht rruga e kombit nga Miloti në Morinë është e kalueshme, por në disa vende kërkohet qe drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes për shkak të prezencës së dëborës./ZËRI

1 VITE ME PARE

Reshje bore edhe në Korçë, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Veriu dhe juglindja ‘pushtohen’ nga reshjet e borës! Akse e
Korçë

KORÇË- Edhe qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e borës. Trashësia mesatare e borës shkon në 5-6 cm, ku ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. 20 borëpastruese ndodhen në terren për të pastruar rrugët.

Autoritetet bëjnë apel që drejtuesit të jenë të pajisur me goma dimri ose zinxhirë dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme. Ndërkohë shefi i Sektorit të Qarkullimt Rrugor, Kreshnik Skëndo ka njoftuar se akset më të rrezikshme janë Qafë Thana, Qafë Plloça dhe Qafa e Qarrit.

Shefi i Sektorit të Qarkullimt Rrugor, Kreshnik Skëndo: Faleminderit që ju përgjigjët thirrjes së Policisë Rrugore për tu bërë me dije drejtuesve të mjeteve në këtë situatë të pazakontë në qarkun e Korçës. Gjithë qarku i Korçës është përfshirë nga rreshje me intensive të lartë dëbore dhe për fatin e mirë deri në këto momente nuk kemi pasur dëme, përveç disa aksidenteve të vogla me dëme materiale. Dua të bëj një thirrje për drejtuesit e mjeteve të përdorin goma dimërore, zinxhirë për të udhëtuar, të ecin ngadalë e me shumë kujdes dhe të evitojnë lëvizjet jo të domosdoshme në këtë mot të keq. Po ashtu të mos përdorin celularin e aq më tepër pijet alkoolike.

Nga akset më të rrezikshme janë Qafë Thana, Qafë Plloça dhe Qafa e Qarrit, të tjerat paraqesin një rrezikshmëri pak më të ulët por jo se nuk janë të rrezikshme. Firmat kontraktore janë të gjitha në punë, mjetet vazhdojnë të qarkullojnë dhe nuk ka patur bllokime në asnjë aks rrugor të qarkut të Korçës. Duhet të përmend Dardhën dhe Voskopojën që ka pushues që e frekuentojnë , kalohet vetëm me zinxhirë dhe me goma dimërore.

Gjithë sektori i policisë rrugore është 100% në punë dhe do të punojmë me orare të zgjatura deri në kalimin e kësaj situatë të motit të keq.

/ZËRI

1 VITE ME PARE

Trashësia e borës deri 45 cm! Izolohen disa fshatra në Bulqizë dhe Mat

Veriu dhe juglindja ‘pushtohen’ nga reshjet e borës! Akse e
Bore ne Bulqize

MAT – Është rënduar situata nga reshjet e borës në rrethet e Matit dhe të Bulqizës.

Reshjet e dendura të shiut dhe të borës, shoqëruar me erë të fortë dhe temperatura të ulëta, kanë bllokuar rrugët rurale të Bashkive Bulqizë, Mat dhe Klos. Për pasojë, janë izoluar shumë fshatra, pasi trashësia e dëborës ka arritur 35 deri në 45 centimetra.

Reshjet, e shoqëruara me ngrica në rrugë kanë vështirësuar qarkullimin në rrugët nacionale, por edhe rrugët në qytetin e Bulqizës.

Stuhitë e forta të borës kanë detyruar shumë biznese, që të mbyllen. Në shumë fshatra të rrethit të Bulqizës mungon energjia elektrike, për shkak të dëmtimit të linjave të tensionit të lartë dhe ato të ulët.

Shqipëria është përballur sot me reshje shiu dhe bore, që kanë shkaktuar probleme edhe në qarkullimin e mjeteve./ZËRI/

1 VITE ME PARE

ARRSH: Kujdes në këto akse, trashësia e borës deri 50 cm. S’përjashtohen orteqet

Veriu dhe juglindja ‘pushtohen’ nga reshjet e borës! Akse e

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar, me anë të një deklarate për mediat, bën me dije se në disa zona, trashësia e dëborës ka arritur deri në 50 centimetra.

ARRSH shprehet se në akset rrugore Vaudejes-Pukë-Kukës, Ura e Çerenecit-Bulqizë ka reshje të shumta dëbore, teksa në Qafë Mali, trashësia e borës shkon deri në 50 cm.

 

Njoftimi i ARRSH:

Në terren po punohet me 4 borëpastruese, qarkullimi kryhet me vështirësi dhe me kujdes, sidomos në segmentin Fierzë-Qafë Shllak pasi ka erë të fortë që e përhap borën nga bankina në rrugë, duke sjellë edhe prezencë të orteqeve, çka vështirëson punën e borëpastrueseve.

Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve si dhe shmangia e këtyre akseve nga drejtuesit e mjeteve deri në qetësimin e situatës.

Shqipëria u zgjua sot me reshje shiu thuajse në të gjithë territorin, ndërsa ka pasur reshje dëbore në veriun e vendit./ZËRI/

1 VITE ME PARE

IGJEUM: Sot dhe nesër borë e ngrica, qarqet që preken

Veriu dhe juglindja ‘pushtohen’ nga reshjet e borës! Akse e
Bore

TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave lajmëron se sot dhe nesër, reshjet e shiut pritet që të përfshijnë zonat veri-lindore, lindore dhe jug-lindore të vendit tonë. Reshjet e dëborës, të pasuara nga ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojë probleme e vështirësi edhe në transportin rrugor.

Sipas IGJEUM, sot pasdite priten reshje mesatare në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, teksa nuk përjashtohen edhe shtrëngatat. Në qarqet e Durrësit dhe të Lezhës priten reshje lokale mesatare, ndërsa në qarqet e tjera të Shqipërisë priten reshje më të dobëta. Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve në momente të shkurtra mund të krijojë probleme jo të vogla në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Reshjet do të rrisin prurjet në lumenjtë e Shkumbinit dhe Ishmit. Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 300 m nga niveli i detit, reshjet parashikohen të jenë në formë të dëborës. Edhe në jug-lindje priten reshje bore.

NJOFTIMI I IGJEUM

DËBORA DHE NGRICA
----------------------------
Sot (e shtunë, dt. 20) dhe nesër (e diel, dt. 21) reshjet e dëborës pritet të përfshijnë zonat Verilindore, Lindore dhe Juglindore të territorit. Reshjet e dëborës të pasuara nga ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.
PARASHIKIMI METEO
----------------------
RESHJET
Sot pasdite (e shtunë, dt.20) priten reshje mesatare në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet Lezhë dhe Durrës priten reshje lokalisht mesatare, ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje të dobëta.
Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Reshjet do të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë Ishëm dhe Shkumbin.
Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 300 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
Nesër (e diel, dt.21) në juglindje reshjet priten të jenë në formën e dëborës, ndërsa në pjesën tjetër të territorit nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURA
Nesër (e diel, dt.21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 / 13 °C
në vendet e ulëta: 3 / 12 °C
në vendet malore: -4 / 2 °C
ERA
Sot pasdite (e shtunë, dt.20) dhe nesër (e diel, dt.21) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore në veri./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Aksident në Rrugën e Arbrit/ Makina përplaset me mjetet e mirëmbajtjes, plagoset pasagjeri

Veriu dhe juglindja ‘pushtohen’ nga reshjet e borës! Akse e
Rruga e Arbrit

 

DIBËR – Një aksident është regjistruar këtë të shtunë në Rrugën e Arbrit. Si pasojë, një person është plagosur rëndë.

Një automjet është përplasur me mjetet e mirëmbajtjes së rrugës. Për pasojë, ka mbetur i plagosur rëndë pasagjeri i makinës së vogël.

I plagosuri u dërgua me urgjencë me ambulancë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Shqipëria u zgjua sot me reshje shiu thuajse në të gjithë territorin, ndërsa ka pasur reshje dëbore në veriun e vendit./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Rrëzohet kamioni te Ura e Milotit, krijohet trafik

Veriu dhe juglindja ‘pushtohen’ nga reshjet e borës! Akse e
Kamioni

MILOT – Qarku i Lezhës është përfshirë nga moti i keq, me stuhi shiu dhe dëbore.

Nuk kanë munguar edhe erërat e forta, që kanë shkaktuar jo pak probleme. Një kamion mësohet se është rrëzuar tek ura e Milotit.

Ky aksident ka krijuar trafik të rënduar në këtë aks rrugor. Në qarkun e Lezhës ka pasur probleme me qarkullimin e automjeteve, si dhe disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike, kryesisht në Mirditë./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Shi dhe borë në Mirditë! Makinat vështirësi në qarkullim, ndërpritet energjia në disa fshatra

Veriu dhe juglindja ‘pushtohen’ nga reshjet e borës! Akse e
Bore ne Mirdite

MIRDITË – Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore ka përfshirë edhe qarkun e Lezhës. Mbrojtja Civile shprehet se prej mbrëmjes të së premtes, zonat fushore në Bashkitë e Lezhës dhe të Kurbinit, janë përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë, por fatmirësisht pa krijur probleme.

Ndërsa, territori i Bashkisë së Mirditës është përfshirë nga reshjet e shumta të borës. Trashësia e dëborës arrin nga 5 deri në 25 centimetra, në varësi të zonës. Prezenca e borës ka krijuar vështirësi në qarkullimin e makinave në Rrugën e Kombit, në segmentin Fan-Tuneli i Thirrës, si dhe në rrugët e brendshme në fshatrat e njësive administrative Fan, Selitë dhe Orosh. Ka mungesë të energjisë elektrike edhe në fshatrat Trojëz, Prosek, Perlat Qendër, si dhe në fshatin Gziq të njësisë administrative Rrëshen.

Moti i keq me reshje dhe me erë të fortë ka sjellë probleme edhe në lundrimin detar në Shëngjin. Kapiteneria e Portit ka urdhëruar ndalimin e lundrimit të mjeteve të peshkimit, pasi dallgëzimi arrin deri në 5 ballë. Vendimi do të jetë në fuqi deri në përmirësimin e kushteve atmosferike. Situata e motit është nën monitorimin e Mbrojtjes Civile dhe tre bashkive të Qarkut Lezhë./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Bllokohen akset rrugore Bogë-Qafë Thore dhe Fushë Arrëz-Iballë

Veriu dhe juglindja ‘pushtohen’ nga reshjet e borës! Akse e
Moti i keq

SHKODËR- Policia bën me dije se disa akse rrugore janë bllokuar në qarkun e Shkodrës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e makinave. Mësohet se i bllokuar është aksi rrugor që lidh Bogën me Qafë Thoren. Borëpastrueset po punojnë për të hapur këtë aks rrugor.

Gjendja e rrugëve në qarkun Shkodër:

Aksi rrugor Kir-Mali i Shoshit, i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor Pukë – Fushë Arrëz i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor Fushë Arrëz- Iballë është i bllokuar.

Fushë Arrëz – Qafë Mali – Fierzë- lëvizja e mjeteve kryhet me zinxhirë.

Borëpastrueset janë në terren, me qëllim që të pastrojnë të gjitha akset rrugore. ‘Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen të gjitha në terren dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore, pa mjete antirrëshqitëse,  të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit pasi ka prezencë akulli dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.’- njofton policia.

Shqipëria u zgjua sot me reshje shiu thuajse në të gjithë territorin, ndërsa ka pasur reshje dëbore në veriun e vendit. /ZËRI/

1 VITE ME PARE

Moti i keq/ Taksia del nga rruga në Devoll, 2 të plagosur

Veriu dhe juglindja ‘pushtohen’ nga reshjet e borës! Akse e
Aksident me taksi

DEVOLL – Një aksident është shënuar këtë të shtunë pranë vendit të njohur si kthesa e fshatit Cangonj të Devollit.

Një automjet tip ‘Taksi’ ka dalë nga rruga. Si pasojë, dy persona janë lënduar. Ata janë dërguar për mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje. Shkak për aksidentin dyshohet se ka qenë lagështia në rrugë.

Shqipëria u zgjua sot me reshje shiu thuajse në të gjithë territorin, ndërsa ka pasur reshje dëbore në veriun e vendit. /ZËRI/

 

 

 

 

1 VITE ME PARE

Policia e Shtetit kalon në gatishmëri, apeli i efektivëve për shoferët dhe këmbësorët

Veriu dhe juglindja ‘pushtohen’ nga reshjet e borës! Akse e
Policia

TIRANË – Policia lajmëron se për shkak të motit të keq me reshje shiu dhe bore, ka kaluar në gatishmëri në të gjithë vendin, me qëllim që t’ju ofrojë ndihmë drejtuesve të makinave në të gjithë vendin, sikundër edhe qytetarëve.

Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e mjeteve që të moderojnë shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera në rrugë, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit. Efektivët një apel e kanë edhe për këmbësorët, duke u shprehur se ata duhet të qëndrojnë larg zonave, ku ka reshje bore dhe shiu.

Njoftimi          

Policia e Shtetit, për shkak të vështirësimit të qarkullimit të mjeteve, nga reshjet e shiut dhe të borës, ka kaluar në gatishmëri në të gjithë vendin, për t’iu ofruar ndihmë drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve. 

Në DPPSH dhe në çdo Drejtori Vendore të Policisë, janë ngritur grupe drejtimi për të koordinuar punën dhe për të menaxhuar informacionet që sigurohen nga të gjitha zonat e vendit.

Forcat Kombëtare të Sigurisë, së bashku me grupet e evakuim -shpëtimit dhe Policinë Alpine që janë pjesë e kësaj force, janë në gadishmëri për t’iu dhënë ndihmë qytetarëve, në rast nevoje.

Inspektorët dhe specialistët e policimit në komunitet janë shpërndarë në zonat që mbulojnë dhe janë në kontakt të pandërprerë më përfaqësuesit e pushtetit vendor, emergjencat civile dhe kryetarët e fshatrave, me qëllim monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen në kohë, në rast nevoje.    

Të gjithë punonjësit e Policisë Rrugore kanë dalë në terren, për të menaxhuar qarkullimin e mjeteve dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve që kanë kërkuar ndihmë duke telefonuar në 112.     

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe të borës në disa zona, në rrugët urbane dhe interurbane ka prezencë të shtuar të ujit dhe të borës, që krijon vështirësi në qarkullimn e mjeteve dhe të këmbësorëve.

Firmat kontraktore për mirëmbajtjen dhe pastrim e rrugëve po punojnë intensivisht për të pastruar borën dhe inertet që bien si pasojë e reshjeve të shiut.

Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e mjeteve që të moderojnë shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera në rrugë, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit.          

Gjithashtu, Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të mos qëndrojnë në vende të pasigurta, duke qenë se për shkak të reshjeve dhe erës, mund të rrëzohen pemë ose mund të bien sende të forta nga lartësitë.

Policia e Shtetit është në gadishmëri të plotë dhe për çdo rast nevoje për ndihmë, drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët të telefonojnë numrin pa pagesë 112./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Bllokohet aksi Byppas-Qafë Murriz, Policia: Po punohet për pastrimin

Veriu dhe juglindja ‘pushtohen’ nga reshjet e borës! Akse e
Bore ne Diber

DIBËR – Policia ka bërë me dije se për shkak të motit të keq, është bllokuar Bypassi i Qafë-Murrizit. Borëpastrueset po punojnë për hapjen e aksit dhe lëvizja e mjeteve në drejtim të Tiranës, ndërsa lëvizja do të kryhet në drejtim të aksit të vjetër, Klos-Burrel-Shkopet. ‘Qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Si pasojë, aksi rrugor bypass Qafë Murrizë, është bllokuar. Borëpastrueset po punojnë për hapjen e aksit dhe lëvizja e mjeteve në drejtim të Tiranës do të kryhet nga aksi i vjetër Klos-Burrel-Shkopet. Aksi rrugor Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë. Peshkopi-Kala e Dodës - Kukës lëvizja e mjeteve kryhet me zinxhirë.

Borëpastrueset janë në terren për pastrimin e të gjitha akseve rrugore. Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen të gjitha në terren dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore, pa mjete antirrëshqitëse, të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit pasi ka prezencë akulli dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.’- njofton policia./ZËRI/

 

 

 

1 VITE ME PARE

ARRSH: Cilat janë akset problematike, shoferët të pajisen me goma dimërore

Veriu dhe juglindja ‘pushtohen’ nga reshjet e borës! Akse e
Debore

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar, me anë të një deklarate për mediat, ka bërë një pasqyrë të gjendjes së rrugëve në vendin tonë. ARRSH shprehet se reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkruar sot vendin. Sipas ARRSH, në zonat veriore ka pasur reshje dëbore dhe ndaj lajmëron drejtuesit e mjeteve, që të përdorin goma dimërore.

Njoftimi i ARRSH:

Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin???? duke sjellë rënie gurësh e materialesh si në Skuraj-Burrel, të cilat janë pastruar menjëherë nga grupet e punës????duke mos lejuar të krijohet vështirësi në qarkullim????

????Në zonën veriore ka pasur reshje dëbore me intensitet dhe erë????si në Ura e Zapodit-Shishtavec në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, Klos, Peshkopi, Bajram Curri-Fierzë, në Tropojë❄️

????️Në mëngjes edhe në Qafë Thanë kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar????️

????Mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes kanë qenë në terren pa ndërprerje ????

Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme????

⚠️Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore????./ZËRI/

 

1 VITE ME PARE

Reshjet e borës 'paralizojnë' Veriun/ Cilat janë akset problematike në vend

Veriu dhe juglindja ‘pushtohen’ nga reshjet e borës! Akse e
Bore ne Rrugen e Arbrit

DIBËR – Qarku i Dibrës është përfshirë mëngjesin e sotëm nga reshjet e dendura të dëborës. Reshje dëbore ka pasur në qytetin e Bulqizës dhe të Peshkopisë. Temperaturat në këtë qark shënojnë 5 gradë celcius, ndërsa ka probleme me qarkullimin e makinave në Bypassin e Rrugës së Arbrit dhe në segmentin Plani i Bardhë-Qafa e Buallit.

Bllokohen 10 makina tek Ura e Vashës në Rrugën e Arbrit

Rreth 10 makina mësohet se janë bllokuar tek Ura e Vashës në Rrugën e Arbrit. Automjetet janë bllokuar, pasi nuk po përdorin zinxhirët. Borëpastrueset janë në terren, për të hapur rrugën. 

Edhe në qarkun e Kukësit ka rënë sasi e madhe dëbore. Lartësia e borës në këtë qark ka arritur në 15-30 centimetra. Në qarkun e Kukësit, rrugët janë të qarkullueshme normalisht, me goma dimërore.

‘Raportohet se disa fshatra në qarkun Kukës kanë mbetur pa energji elektrike. Prefektura e Kukësit, me anë të një njoftimi, ka dhënë detaje për reshjet e rënë në qarkun veri-lindor.  I gjithë territori i Qarkut Kukës gjatë gjithë natës dhe vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje bore, ku lartësia e borës shkon deri në 15-30 cm.

Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se: Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht me goma dimërore. Nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe  Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë. Furnizohet me energji elektrike pjesërisht qyteti i Kukësit dhe Nj Adm Zapod. Furnizohet normalisht qyteti Krumës dhe i B.Currit. E gjithë pjesa tjetër e Qarkut nuk furnizohet për momentin me energji elektrike. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.’- njofton prefektura.

Dëbora mbulon edhe Rrugën e Kombit

Reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë ditës së sotme zonat malore të vendit. Borë ka rënë edhe në Rrugën e Kombit, por segmenti rrugor mbetet i kalueshëm normalisht.

Zonat malore të Shkodrës nën ‘pushtetin’ e borës

Edhe qarku i Shkodrës është përfshirë nga reshjet e dëborës. Në akset Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth gjatë natës ka pasur reshje bore, të shoqëruara me erë të fortë. Borëpastrueset janë në terren dhe po punojnë për ta pastruar rrugën. Autoritetet kanë paralajmëruar se duhet pasur shumë kujdes në qarkullim, pasi pamja është vështirësuar nga fortunat e shumta të erës. Reshje të dendura bore kanë përfshirë edhe Pukën. Firma kontraktore po punon, me qëllim që rruga të jetë e hapur. Këshillohet lëvizja në këto akse me goma dimërore dhe në disa segmente edhe me zinxhirë.

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë parashikohet të përfshihet nga një mot i paqëndrueshëm, me reshje shiu dhe shtrëngata në thuajse në gjithë territorin./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Shtrëngata në disa zona të vendit, si do të jetë moti sot

Veriu dhe juglindja ‘pushtohen’ nga reshjet e borës! Akse e
Moti sot

TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Do të mbizotërojë të motit të vranët me reshje shiu të cilat do të jenë prezente që prej mesnatës me intensitet mesatar.

Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet priten të jenë me intensitet mesatar e hera –herës të lartë në formën shtrëngatave dhe stuhive të cilat në intervale të shkurtra kohore pritet të jenë problematike.

Në lartësitë mbi 300- 400 metër në veri-verilindje dhe në lartësitë mbi 600-700 metër në pjesën tjetër të vendit reshje dëbore me intensitet mesatar.

Në periudha afatshkurtra reshjet e dëborës pritet të jenë me intensitet të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive të dëborës në Alpe dhe verilindje./ZËRI

Poll

MOS HUMB