Dervish Hasi, "djalli" nën petkun e besimtarit!

TIRANË- Dervish Hasi kishte krijuar një shtëpi ferri në banesën e tij me 3 zonja dhe një të mitur, të cilat i cilësonte si gra. I veshur me pektun e besimtarit praktikant, 42-vjeçari kishte vendosur që t'i dedikohej pjesërisht besimit të tij, edhe pse mëkate kryente nga më të rëndat. Për më shumë se 2 vite abuzoi seksualisht me një të mitur. Pavarësisht predikimeve që merrte, mjeku kishte krijuar një grup chat-i me të miturën dhe me gratë e tjera, ku fliste dhe ndante video pornografike.
42-vjeçari përveç akteve monstruoze me të miturën, që kishte moshën e vajzës së tij të vogël, mjeku dilte kundër edhe betimit të Hipokratit.
Kur duhet që të ndihmonte çdo person që kërkonte ndihmë tek ai, mjeku në fakt kishte zgjedhur një rrugë tjetër për jetën e tij. Ditën shëronte njerëzit nga sëmundjet, ndërsa natën siguronte tritol dhe armë për bandat kriminale në kryeqytet. Në këtë rrugë kishte futur edhe të birin, me të cilin menaxhonte depon. Edhe pse nën hetim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nuk u provua dot që mjeku kishte gisht në disa prej ngjarjeve më tronditëse në kryeqytet. Mes tyre përmendim vrasjen e Santiago Malkos, dhe tritolin ndaj Gjon Menës.
Pikërisht për këto "punë të pista" që bënte në jetën e tij pas pune i kishin vendosur edhe tritol në vitin 2019, por Policia pistë kryesore kishte ndonjë hakmarrje për shkak të detyrës. Duket se nuk e merrte dot me mend që një mjek, të mos kishte përplasje me ndonjë pacient të pakënaqur nga shërbimi, por me një bandë që nuk kishte marrë armët në kohë për të kryer vrasjen e radhës. "Flamujtë e kuq" me gjasë ngriheshin përditë në komunitetin ku ai jetonte. Derisa një ditë dikush tha mjaft. Pas një ferri që zgjati më shumë se 2 vite, e mitura tashmë është e lirë. Askush nuk mund ta manipulojë më me fjalët "ty do të të bëj gruan time të katërt". Tashmë edhe ajo do të mundohet të jetojë një adoleshencë normale si të gjitha shoqet e saj...sa i përket Hasit, ai ka shumë për të dhënë për drejtësinë./ZËRI
Ferri brenda familjes Hasi, mjeku vajzën e vogël e ka në të njëjtën moshë me të miturën që abuzonte!

TIRANË- Një ngjarje e tmerrshme është raportuar nga kryeqyteti i vendit, Tirana. Një mjek, Dervish Hasi është vendosur në prangat e Policisë së Shtetit, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale dhe ka tutoruar një të mitur për 2 vite rresht, nga mosha 14 deri në 16 vjeç. Makthi i të miturës përfundoi sot kur Policia e Shtetit shkoi në banesën e mjekut dhe shpëtoi nga "ferri" 16-vjeçaren, e cila 3-4 ditë të javës e kalonte me abuzuesin e saj, 3 gratë dhe fëmijët e tij. Madje kohën që nuk ishin bashkë e "rikuperonin" duke dërguar materiale dhe mesazhe erotike në një grup ku ishin të pestë pjesëtarë.
ZËRI është interesuar edhe më shumë lidhur me këtë rast. Nga burime kemi mësuar se mjeku Hasi, ligjërisht kishte vetëm një grua, Vijoletën, me të cilën kishte sjellë në jetë 3 fëmijë. Djalin, Enes, 22 vjeç; dhe dy vajza Suada dhe Fatime, 20 dhe 17 vjeç. Ajo që është më e rëndë është fakti që vajza e tij e vogël është thuajse në të njëjtën moshë me të miturën që abuzonte mjeku 42-vjeçar. Sipas të njëjtave burime, mjeku ka edhe 2 gra të tjera që bashkëjetojnë me të, por nuk dihet nëse edhe më to ka sjellë në jetë fëmijë. Të gjithë këtë "kult' që kishte krijuar brenda banesës së tij e fshihte me besimin e tij mysliman.
Edhe pse abuzimi i të miturës ndodhte përditë para syve të tyre, asnjë prej anëtarëve të tjerë të familjes nuk e denoncoi kurrë. Po as prindërit e vajzës, që prej 2 vitesh abuzohej nga mjeku dhe persona që ende nuk dihet se kush janë. E gjitha bëhej duke manipuluar të miturën, se me kalimin e kohës edhe ajo do të bëhej pjesë e familjes si gruaja e katërt. Mister mbetet edhe fakti se përse deri më tani nuk kanë reaguar as prindërit e të miturës, pasi nga ana e tyre nuk ka pasur asnjë lloj denoncimi./ZËRI
Kirurgu prostituonte 16-vjeçaren: Do jesh gruaja ime!

TIRANË- Dervish Hasi, një 42-vjeçar me profesion kardio-kirurg, i punësuar pranë spitalit “Shefqet Ndroqi” të njohur dhe si Sanatoriumi e spitalit privat “Hygeia”, është vënë në pranga pasi akuzohet se shfrytëzonte një të mitur 16-vjeçare për prostitucion. Hasi e shfrytëzonte vajzën prej të paktën dy vitesh dhe në publik e prezantonte si gruan e tij të katërt. Ai njihet edhe si besimtar mysliman dhe kishte 3 gra të tjera, të cilat i mbante në të njëjtën shtëpi. Vajza e mitur shkonte në shtëpinë e mjekut çdo 3-4 ditë për të kryer marrëdhënie seksuale me të, dhe vetë kirurgu ka deklaruar se ajo këtë gjë e ka bërë me dëshirë të plotë dhe asnjëherë me dhunë. Vajza pritet t’i ushtrohet një ekspertize.
Policia ka zbuluar dhe një grup chat-i në të cilin flisnin dhe ndanin video intime të gjithë, 42-vjeçari bashkë më gratë e tjera të tij, gjë që vërteton abuzimin me të miturën. Hasi ka qenë hetuar dhe si i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.
Emri i tij u zbulua falë dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Enver Jamaku, i cili rrëfeu se ka dërguar armë në shtëpinë e kirurgut. Më konkretisht, Enver Jamaku tregoi se për disa raste kriminale ku edhe kishte marrë pjesë armët i kishte dërguar në shtëpinë e kirurgut. Sipas tij, në shitjen e armëve ishte implikuar edhe i biri i doktorit, Enes Hasi. Jamaku zbuloi 18 baza armatimi në Tiranë, në njërën prej të cilave ishte thurur p;ani për ekzekutimin e Domart Konjarit.
Përmes rrëfimit të Jamakut, u zbulua se një nga armët e përdorura për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, klani Duka e kishte blerë pikërisht në këtë bazë. Enver Jamaku bashkëpunoi me prokurorinë duke zbardhur edhe tre ngjarje të tjera kriminale ku ata kishin marrë pjesë.
Si e njohu mjeku "gruan e katërt" që 14 vjeç?! Të miturën e manipulonte, grup '+18' me 3 gratë e tjera

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është zbuluar sot në Tiranë, ku një 42-vjeçar, me profesion mjek, abuzonte dhe tutoronte një të mitur, vetëm 16 vjeç. Abuzimi ndaj të miturës kishte nisur që në moshën 14-vjeçare dhe vazhdonte për 3-4 ditë në javë. Në ato ditë, kur e mitura nuk shkonte në banesën e tij, ishte në kontakt si me mjekun Dervish Hasi, ashtu edhe me 3 gratë e tjera të tij. Të gjithë kishin një "grup chat" së bashku, ku përveçse flisnin, edhe i dërgonin video intime njëri-tjetrit.
Policia e Shtetit ka mundur ta zbulojë ngjarjen krejt rastësisht, pas një denoncimi dhe ndërhyri. Tashmë e mitura ndodhet në banesën e saj, por është ende e paqartë sesi nuk ka pasur asnjë denoncim nga prindërit e saj, kur prej 2 vitesh e mitura abuzohej nga mjeku, i cili e manipulonte duke i premtuar se do të bëhej gruaja e tij e katërt.
Deri më tani, në pyetje është marrë vetëm mjeku, i cili ka thënë se e mitura kishte shkuar me të me dëshirë, por pa e sqaruar se ku e kishte njohur. Me deklaratat e tij, këtë pjesë të historisë e ka lënë të paprekur, pasi nuk dihet asnjë e dhënë më shumë. Si e njohu mjeku një të mitur vetëm 14 vjeç? Po prindërit e saj përse nuk reaguan? Të paktën nga të dhënat e deritanishme nuk është zbuluar asnjë denoncim që ata të kenë bërë në instancat përkatëse, duke zgjedhur heshtjen përballë abuzimit të të bijës. Ndërkohë që edhe mbi ta mund të rëndojë po ashtu një vepër penale, nëse zbulohet se kanë qenë në dijeni të abuzimit të të bijës që ka nisur kur ka qenë vetëm një fëmijë./ZËRI
Abuzonte me 16-vjeçaren! Mjeku furnizonte me armë e tritol bandat e Tiranës, plani për vrasjen e Gjon Menës dhe Domart Konjarin

TIRANË- Mjeku kardio-kirurg, i cili për pak kohë ka punuar tek spitali "Hygea", Dervish Hasi është arrestuar nga Komisariati nr.1 në Tiranë pasi prej disa kohësh kishte shfrytëzuar një vajzë të mitur rreth 16 vjeçe duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt. Sot, ai u vendos në pranga, por kjo nuk është hera e parë që Hasi ka probleme me Policinë e Shtetit, pasi më herët mjeku është hetuar edhe nga SPAK. Disa vite më parë, Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.
Hera e parë që emri i tij u bë pjesë kronikës së zezë, ishte më 23 Janar, 2019, kur edhe mjetit të tij iu vendos një sasi tritoli. Në rrëfimin e tij, mjeku pretendonte se nuk kishte konflikte me askënd, ndërsa Policia ka pohuar se nuk ka konflikte me askënd dhe makinën e tij kishte shpërthyer në rrugën “Belul Hatibi”, 10 minuta pasi kishte hyrën në xhami. Për ngjarjen, pista që po ndiqej ishte ndonjë konflikt i mundshëm për shkak të profesionit. Por e vërteta ishte tjetër.
Më shumë detaje dolën më 9 Shkurt 2021. Pas arrestimit të Ermond dhe Enver Jamakut, që me porosi të Gjergj Cukalit, shpërthyen me tritol makinën e Gjon Menës në Kamëz, doli edhe emri i tij. Më konkretisht, Enver Jamaku tregoi se për disa raste kriminale ku edhe kishte marrë pjesë armët i kishte dërguar në shtëpinë e kirurgut. Sipas tij, në shitjen e armëve ishte implikuar edhe i biri i doktorit, Enes Hasi. Përveç Gjon Menës, doktori kishte siguruar edhe "mjetet" për ekzekutimin e Domart Konjarit, i cili aktualisht është në arrati.
Pavarësisht se bashkëpunëtori i drejtësisë ka treguar emrat e tyre si të përfshirë në tregtinë e armëve, Policia dhe SPAK, nuk i arrestoi kurrë. Edhe pse nga rrëfimi i Enver Jamakut u zbuluar se sulmi me tritol në mjetin e doktorit ndodhi për shkak të tregtisë së armëve dhe municioneve, sërish drejtësia dështoi që ta ndëshkonte.
Por me rrëfimin e Jamakut, më 12 Prill, 2021, u zbulua se një nga armët e përdorura për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, klani Duka e kishte blerë pikërisht në këtë bazë. Enver Jamaku bashkëpunoi me prokurorinë duke zbardhur edhe tre ngjarje të tjera kriminale ku ata kishin marrë pjesë./ZËRI
Bënte video porno dhe seks në grup me 4 veta, detaje tronditëse nga arrestimi i kirurgut

TIRANË- Një rast tronditës prostitucioni u zbulua gjatë ditës së sotme, teksa policia vuri në pranga Dervish Hasin. Ky i fundit akuzohet se shfrytëzonte një vajzë të mitur për prostitucion.
Hasi e prezantonte të miturën si gruan e tij. Ai njihej si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera në shtëpi. Të miturën e prezantonte si bashkëshorten e katërt. Mësohet se e mitura shkonte 3 deri në 4 herë në javë në banesën e Hasit.
Policia ka sekuestruar edhe celularin e tij. 42-vjeçari mësohet se kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video porno. Nga zbërthimi i celularit të Dervish Hasit, u zbulua se 4 personat kishin hapur një chat, ku shkëmbenin mesazhe dhe video, që krijonin së bashku.
Dervish Hasi është një emër i njohur për policinë. Me profesion mjek kirurg, ai ka qenë nën hetim edhe nga SPAK. Hasi dyshohet se ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelët brenda dhe jashtë Shqipërisë. Sot ai u arrestua për akuzën se prostituonte një vajzë të mitur./ZËRI/
E rëndë në Tiranë! E prezantonte si gruan e katërt, por abuzonte me të miturën, arrestohet mjeku

TIRANË- Një rast i rëndë i prostitucionit është zbuluar së fundmi në Tiranë. Një e mitur dyshohet se shfrytëzohej për prostitucion nga një 42-vjeçar. Policia shprehet se depozitimi penal për burrin është kryer vetëm gjatë ditës së djeshme, ndërsa e mitura dyshohet se shfrytëzohej seksualisht prej 2 vitesh. Në pranga ra mjeku Dervish Hasi.
Mësohet se Dervish Hasi ishte kirurg besimtar. Vajza që shfrytëzohej për prostitucion ishte 16 vjeçe. Hasi mësohet se ishte i martuar me 3 gra, ndërsa 16-vjeçaren e prezantonte si bashkëshorten e katërt.
Skandali nuk mbaron me kaq. Hasi është gjithashtu një emër i njohur për policinë. Ai ka qenë nën hetim nga SPAK. Struktura e Posaçme kishte dyshime se Hasi është përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelët brenda dhe jashtë vendit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë; Dyshohet se shfrytëzoi një shtetase të mitur, për prostitucion, për një periudhë 2-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./ZËRI/