Kaosi në Kuvend dhe incidenti me Açkën, PS kërkon përjashtimin e Nokës dhe Bardhit

TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar këtë të mërkurë përjashtimin nga punimet e Kuvendit, për deputetët demokratë Flamur Noka dhe Gazment Bardhi, në lidhje me incidentet e shkaktuara në seancën e 15 janarit në Kuvend. Dy deputetët penguan vijimin e seancës normale pasi bllokuan foltoren e Kuvendit dhe ndezën zhurmues.
Po ashtu masë disiplinore është kërkuar dhe për incidentet e regjistruara këtë të mërkurë në Komisionin e Medias, ku Gazment Bardhi dhe Flamur Noka kishin një përplasje të fortë me deputeten Flutura Açka, të cilën nuk e lanë të fliste dhe i hoqën mikrofonin.
Po ashtu për shkak të tensioneve në seancë, Presidenti i Republikës, i cili do ti drejtohej me një fjalë përshëndetëse Kuvendit, në nisjen e sesionit të ri nuk e mbajti dot fjalimin, duke e shtyrë një orë më vonë në selinë e Presidencës. Po ashtu në sallë ishin të pranishëm edhe ambasadorët e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, Alastair King Smthi dhe Karl Bergner./ZËRI
Bardhi i përgjigjet Bashës: I paburri keqpërdor zonjat

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka kthyer përgjigje kryetarit të PD-së zyrtare, Lulzim Basha, pas komentit të këtij të fundit për incidentin e krijuar sot në Kuvend. Në një reagim zyrtar, Bardhi shkruan se ka keqardhje për debatin e zhvilluar sot me kolegët e opozitës, më konkretisht me Flutura Açkën dhe Merita Bakiun. Ndërsa Bashën e cilësoi si një "të paburrë".
"Vetë rri në shtëpi e kujdeset të shtojë katet në Kulla, ndërkohë që keqpërdor për fasadë të pazareve në kurriz të demokratëve, ndershmërinë e disa zonjave deputete, që vazhdojnë të besojnë gënjeshtrat e tij!,"-tha Bardhi.
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMNETAR TË PD, GAZMENT BARDHI
Absolutisht i keqardhur nga debati me kolegë të opozitës! Por, është fakt i njohur që opozita është në një betejë kundër mazhorancës në Kuvend, dhe çdo opozitar duhet të jetë krah nesh në këtë betejë, dhe jo përballë njëlloj si Edi Rama. Tentativa për të provokuar me “normalitet të rremë” i kolegëve të opozitës, nuk mund të jetë kurrë strategjia e një opozitari. Ajo është vetëm strategjia e një të paburri, që vetë rri në shtëpi e kujdeset të shtojë katet në Kulla, ndërkohë që keqpërdor për fasadë të pazareve në kurriz të demokratëve, ndershmërinë e disa zonjave deputete, që vazhdojnë të besojnë gënjeshtrat e tij!
Përplasja e Bardhit dhe Nokës me Açkën, Basha: Turp për këta burrecë të vegjël

TIRANË- Lulzim Basha ka reaguar pas përplasjeve në Komisionin e Mediave, mes deputetëve Gazment Bardhi e Flamur Noka, të cilët i morën mikrofonin deputetes Flutura Açka.
“Turp për këta burrecë të vegjël që mendojnë se duke sulmuar zonjat me dhunë verbale, tregojnë forcë. Kjo vetëm provon se sa të dobët janë”, shkruan Basha në postimin e tij.
Paraditen e sotme në Komisionin e Medias, i cili drejtohet nga Flutura Açka pati tensione të shumta. Edhe pse grupimi Berisha-Bardhi kishin parlajmëuar se do të bllokonin punën e Komisioneve, kjo nuk e kishte penguar Flutura Açkën që mbledhjen ta thërriste fizikisht dhe jo online.
Mbledhja zgjati vetëm dy minuta, për shkak se deputetët shkulën mikrofonin e Açkën dhe nuk lejuan vazhdimin e punimeve. Mes tyre nuk munguan akuzat e ndërsjella, ndërkohë që vetë Açka e cilësoi të pahijshme skenën, por sipas saj opozita e zhurmuesve duhet të marrë fund./ZËRI
U përplas me Nokën e Bardhin, Açka: Nuk mund të dal e të bërtas korridoreve

TIRANË- Pas përplasjeve në Komisionin e Ligjeve, deputetja Flutura Açka pati një deklaratë për gazetarët, ku tha se opozita e zhurmës dhe kaosit nuk ka sjellë asnjë zhvillim për përmirësimin e situatës në Kuvend. Açka u pyet nga gazetarët se pse shkoi në Komision fizikisht, në një kohë që deputetët e grupimit Bardhi-Berisha kishin deklaruar se do të bllokonin punimet.
Po ashtu deputetja u pyet se kur ishte hera e fundit që kishte denoncuar një aferë të qeverisë Rama, dhe tha se rasti i fundit ishte ai i humbjes së identitetit kulturor të 13 kishave në vend.
Açka: Përpasja ishte një shfaqje jo e hijshme. Unë kam qenë e qartë në mbështetje të komisioneve hetimore. Duke qenë se parlamenti është jofunksional, mendova ta nis vitin mbarë e të themi fjalën tonë si opozitë. E shoh jashtë detyrës sime si deputete të bërtas nëpër korridore. Nuk ka asnjë dyshim në të drejtën e opozitës për komisionet hetimore. Sa më shumë i vonon e majta është më keq për të sepse afron fundin e saj. Më vjen keq që si pasojë e konfuzionit është përkeqësuar klima.
Mbledhja e sotme e Komisionit për Median dhe Informimin u mbyll pas 2 minutash, pasi deputetët e opozitës Bardhi e Noka i morën mikrofonin koleges së tyre Açka./ZËRI
VD/ Plas keq në Komision, kolegët e PD përplasen me Flutura Açkën, i rrëmbejnë mikrofonin

TIRANË- Përplasje të forta në Komisionin për Median dhe Edukimin mes deputetëve të Partisë Demokratike.
Shkak për këtë janë bërë deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka që i kanë bllokuar mikrofonin koleges së tyre Flutura Açka, të cilët e akuzojnë se është një fasadë e Edi Ramës.
“Deklaro se je me mazhorancën. Këtu ke ardhur me votën e demokratëve, kur të vish me votën e socialistëve…”, ishte akuza e Flamur Nokës në drejtim të Flutura Açkës, e cila u detyrua që të mbyllte mbledhjen brenda 2 minutash.
Debatet:
Flutura Açka: Të nderuar kolegë… Gazi të lutem, e di shumë mirë ti se çfarë mëkatesh ke me Flutura Açkën, i di shumë mirë ti mëkatet e tua. Jemi të detyruar të nderuar kolegë, më lër, më lër ta mbaroj. Ulu dhe drejtojmë se bashku këtë mbledhje.
Bardhi: Nuk flet dot Flutura, ndërprite fjalën. Leri hartimet e Edi Ramës. Mos harro që Evis Kushin bdhe bandat e saj i ke pasur përballë në Elbasan
(Flamur Noka shkul mikrofonin)
Açka: O Flamur, unë nuk marr urdhra prej teje o Gaz Bardhi
Bardhi: Je me votën time aty Flutura. Fike mikrfonin
Noka: Trup
Bardhi: Ngri zërin për komisionet hetimore, lëri hartimet.
Ndërkohë që debatet kanë vijuar dhe me deputeten e Partisë Demokratike, Merita Bakiu. Me tone të ashpra, Bardhi i është drejtuar Bakiut që të mos ndërhyjë për t’i dalë zot Lulzim Bashës. Këtë të fundit, Bardhi e ka konsideruar si një person që ka shitur interesat e demokratëve
Pjesë nga debati:
Gazment Bardhi: Nuk kam gjë me ty. O Merita a ka mundësi. Pazaret i bën ai shefi jot.
Merita Bakiu: Lëri ofendimet
Gazment Bardhi: Nuk po të ofendon askush.
Bardhi: O Merita pusho tani. Lulzim Basha është shërbëtor i regjimit dhe një zagar që ka shit interesat e demokratëve. Të të vijë turp që i shkon nga mbrapa.
Bakiu: Ti i ke shkuar nga mbrapa.
Bardhi: Ai zagari ka shit interesat e demokratëve
Bakiu: Unë jam me interesat e demokratëve.
Bardhi: Absolutisht nuk je me interesat e demokratëve.
Në ndihmë të deputetes Açka, ka ardhur dhe rivalja e saj në Partinë Socialiste Blerina Gjylameti, e cila i kujtoi Bardhit dhe Nokës që nuk duhet të ‘merreshin me një femër’. Mbledhja e këtij komisioni pritet që të kalojë online, njësoj siç ka vendosur mazhoranca për të gjitha komisionet e tjera. Socialistët kanë deklaruar se nuk do të lejojnë opozitën të bllokojë jetën parlamentare.
Prej 21 Tetorit, opozita e përfaqësuar nga grupimi i Rithemelimit, dhe deputetët që drejtohen ngsa Gazment Bardhi kanë radikalizuar aksionon e tyre, duke tentuar që të bllokojnë të gjitha seancat plenare, si dhe punën e komisioneve parlamentare. Ata kërkojnë nga mazhoranca, që të pranojë kërkesat e tyre për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, si dhe kërkojnë zëvendësimin e bashkëkryetarit për Reformën Zgjedhore, nga Enkelejd Alibeaj që është aktualisht, te Oerd Bylykbashi.
/ZËRI