LIVE UPDATES

Atentati ndaj Kalemit/ I riu u përplas me barrierat për t'u ikur plumbave! U dërgua në spital me makinë rasti

➤ Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e një nate më parë në zonën e Selitës, ku u qëllua me breshëri kallashnikovi ndaj Zamir Kalemit. ➤ Raportohet se autorët, të cilët lëviznin me një makinë tip “Nissan” e kanë ruajtur Kalemin dhe kanë pritur momentin e duhur për të hapur zjarr. Ata e kanë ndjekur për disa orë, kjo dëshmohet dhe nga kqyerja e pamjeve të sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja. ➤ Pas ngjarjes e kanë djegur mjetin në Bërzhitë. ➤ Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes 15 gëzhoja. ➤ Për ti shpëtuar breshërisë së kallashnikovit, Zamir Kalemi ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore. Ai është dërguar në spital me makinë rasti. ➤ Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikur për jetën.

7 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

PAMJET-Makina e djegur në Bërzhitë e autorëve të atentatit ndaj Zamir Kalemit

Atentati ndaj Kalemit/ I riu u përplas me barrierat për t'u ikur
Makina e djegur e autorëve

TIRANË- Pamjet që po shihni tregojnë makinën e përdorur nga autorët në atentatin e dështuar ndaj Zamir Kalimit duke u djegur në zonën e Bërzhitës, pak minuta pas ngjarjes. Pasi qëlluan me breshëri kallashnikovi Kalemin, autorët u larguan me shpejtësi, dogjën makinën dhe u "zhdukën". Makina rezulton me targa të vjedhura, ndërsa është dërguar për ekspertim me shpresën e gjetjes së ndonjë gjurme që mund të çojë drejt autorëve të ngjarjes.

Pavarësisht se zona u rrethua, Policia nuk arriti të bjerë në gjurmët e tyre, ndërsa atentatorët mbeten ende mister, po ashtu dhe urdhëruesi i atentatit që zgjoi dhe njëherë “frikën” për nisjen e një vale të re hakmarrjeje. Zamir Kalemi është një i afërm i Aleksandër Sadikajt, i cili dyshohet se është ekzekutuar me urdhër të biznesmenit Edmond Papa, gjithashtu i ekzekutuar. Për vrasjen e Papës u arrestua miku i Kalemit, Albano Velo, ndërsa u shpall në kërkim Andrea Bode. 40-vjeçari është ortak me të vëllain Andrea Kalemi, në firmën "Shiza Kalemi" në qytetin e Memaliajt, pranë Tepelenës, për shitje me pakicë dhe shumicë produktesh, restorante, pika servisi, parkingje, lavazhe, hotele, etj./ZËRI

1 VITE ME PARE

Atentati i dështuar ndaj Kalemit/ Autorët e ndoqën disa orë të riun! Çfarë filmuan kamerat e sigurisë?

Atentati ndaj Kalemit/ I riu u përplas me barrierat për t'u ikur
Zamir Kalemi

TIRANË- Detaje të reja dalin në drita sa i përket atetatit të dështuar ndaj Zamir Kalemit një natë më parë në zonën e Selitës në Tiranë. Raportohet se referuar pamjeve të kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja dhe përreth saj, autorët e kanë ndjekur për disa orë "shënjestrën", derisa hapën zjarr ndaj tij. Për ti shpëtuar breshërisë së plumbave të lëshuara ndaj tij, Kalemi ka devijuar rrugën dhe është përplasur me barrierat. Ndërsa në spital është dërguar nga një makinë e rastit. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes 15 gëzhoja. 

Pavarësisht se zona u rrethua, Policia nuk arriti të bjerë në gjurmët e tyre, ndërsa atentatorët mbeten ende mister, po ashtu dhe urdhëruesi i atentatit që zgjoi dhe njëherë “frikën” për nisjen e një vale të re hakmarrjeje.

Zamir Kalemi është një i afërm i Aleksandër Sadikajt, i cili dyshohet se është ekzekutuar me urdhër të biznesmenit Edmond Papa, gjithashtu i ekzekutuar. Për vrasjen e Papës u arrestua miku i Kalemit, Albano Velo, ndërsa u shpall në kërkim Andrea Bode.

35-vjeçari është ortak me të vëllain Andrea Kalemi, në firmën "Shiza Kalemi" në qytetin e Memaliajt, pranë Tepelenës, për shitje me pakicë dhe shumicë produktesh, restorante, pika servisi, parkingje, lavazhe, hotele, etj./ZËRI

1 VITE ME PARE

Atentati ndaj Kalemit/ Policia gjen 15 gëzhoja, zbardhet dinamika si e qëlluan në lëvizje

Atentati ndaj Kalemit/ I riu u përplas me barrierat për t'u ikur
Zamir Kalemi

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e dështuar ndaj Zamir Kalemit një natë më parë në zonën e Selitës. Raportohet se autorët e kanë mbajtur në vëzhgim "shënjestrën" dhe kanë pritur momentin për të hapur zjarr. Ata lëviznin me një makinë tip "Nissan" dhe në momentin që kanë hapur zjarr kanë qenë duke lëvizur paralel me Kalemin, i cili për ti shpëtuar plumbave, ka devijuar rrugën dhe është përplasur me barrierat anësore.

Në vendin e ngjarjes Policia ka sekuestruar 15 gëzhoja. Makina e autorëve, e cila u gjet e djegur në Bërzhitë është dërguar për ekzaminim me shpresën për të gjetur ndonjë provë nga autorët. Zamir Kalemi ndodhet në sopital jashtë rrezikut për jetën. Fatmirësisht 40-vjeçari mori vetëm një plumb në këmbë. 

Policia pavarësisht se rrethoi zonën nuk arriti të bjerë në gjurmët e tyre, ndërsa atentatorët mbeten ende mister, po ashtu dhe urdhëruesi i atentatit që zgjoi dhe njëherë “frikën” për nisjen e një vale të re hakmarrjeje.

Zamir Kalemi është një i afërm i Aleksandër Sadikajt, i cili dyshohet se është ekzekutuar me urdhër të biznesmenit Edmond Papa, gjithashtu i ekzekutuar. Për vrasjen e Papës u arrestua miku i Kalemit, Albano Velo, ndërsa u shpall në kërkim Andrea Bode.

35-vjeçari është ortak me të vëllain Andrea Kalemi, në firmën "Shiza Kalemi" në qytetin e Memaliajt, pranë Tepelenës, për shitje me pakicë dhe shumicë produktesh, restorante, pika servisi, parkingje, lavazhe, hotele, etj./ZËRI

1 VITE ME PARE

Atentati ndaj Zamir Kalemit, asnjë gjurmë nga autorët! (DYSHIMET dhe PISTAT)

Atentati ndaj Kalemit/ I riu u përplas me barrierat për t'u ikur
Zamir Kalemi

TIRANË- Zamir Kalemi, vëllai i Andrea Kalemit, një emër i njohur në botën e krimit është tentuar të ekzekutohet një natë më parë në zonën e Selitës në Tiranë. Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një makinë në lëvizje, ndërsa fatmirësisht i mbijetoi sulmit duke marrë një plumb në këmbë. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se Zamir Kalemi, është vënë në “shënjestër” pas disa atentateve të dështuara ndaj vëllait të tij në burgun grek.

Pas ngjarjes autorët, ashtu si dhe në ngjarje të tjera kriminale, dogjën mjetin në Bërzhitë duke humbur gjurmët. Raportohet se autorët e kanë ruajtuar "shënjestrën" dhe kanë pritur momentin e duhur për të sulmuar. Ata lëviznin me një makinë tip "Nissan" me targa të vjedhura dhe në momentin që kanë hapur zjarr kanë lëvizur paralel me Zamir Kalemin. Ky i fundit për ti shpëtuar breshërisë së plumbave ka devijuar rrugën dhe është përplasur me barrierat anësore. Policia ka gjetur 15 gëzhoja në vendin e ngjarjes. Ndërsa Kalemi është dërguar në spital me një makinë rasti.

Pavarësisht se zona u rrethua, Policia nuk arriti të bjerë në gjurmët e tyre, ndërsa atentatorët mbeten ende mister, po ashtu dhe urdhëruesi i atentatit që zgjoi dhe njëherë “frikën” për nisjen e një vale të re hakmarrjeje.

Zamir Kalemi është një i afërm i Aleksandër Sadikajt, i cili dyshohet se është ekzekutuar me urdhër të biznesmenit Edmond Papa, gjithashtu i ekzekutuar. Për vrasjen e Papës u arrestua miku i Kalemit, Albano Velo, ndërsa u shpall në kërkim Andrea Bode.

35-vjeçari është ortak me të vëllain Andrea Kalemi, në firmën "Shiza Kalemi" në qytetin e Memaliajt, pranë Tepelenës, për shitje me pakicë dhe shumicë produktesh, restorante, pika servisi, parkingje, lavazhe, hotele, etj./ZËRI

1 VITE ME PARE

Gjaku nuk falet! U dështoi plani për të vrarë Adriatik Kalemin në burgun grek, i gjetën të vëllanë

Atentati ndaj Kalemit/ I riu u përplas me barrierat për t'u ikur
Andrea Kalemi

TIRANË- Hakmarrja vazhdon! Pasi plani për të ekzekutuar Adriatik alias Andrea Kalemin në burgun grek dështo vetëm pak javë më parë, shënjestra e radhës ishte vëllai i tij, Zamiri.

35-vjeçari u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa qarkullonte me mjetin e tij në zonën e Selitës. Por shpëtoi me një plumb në këmbë. Autorët janë zhdukur dhe kanë lënë pas vetëm një makinë të djegur. Dyshohet se Zamiri është vënë në shënjestër pasi ka qenë e pamundur depërtimi tek i vëllai që ndodhet në Greqi.

Emri i Kalemit përfshihet në një hakmarrje të përgjakshme shqiptare që arrin deri në Belgjikë. Atentati i fundit u bë në dhjetor, kur 52-vjeçari do të lirohej pasi kishte kaluar disa muaj në burgjet greke. Por teksa qëndronte në burg, egjiptiani i ishte afruar me mjetin prerës të fshehur në pëllëmbën e tij. Autori dyshohet se është pajtuar nga kreu i një tjetër bande shqiptarësh, që ndodhen të prangosur në një tjetër burg. Kalemi i ka shpëtuar një atentati natën e 9 gushtit 2023 në Paxos, teksa ishte me pushime me tre fëmijët dhe gruan e tij. Ai e qëlloi 10 herë me armë zjarri dhe 52-vjeçari i plagosur rëndë u transportua me skaf në bregdetin e Epirit dhe prej andej në spitalin e Janinës, ku mjekët i shpëtuan jetën. Prita iu bë për larje hesapesh nga një "i dërguar special" i mafies shqiptare.

Kalemi është një i afërm i Aleksandër Sadikajt, i cili dyshohet se është ekzekutuar me urdhër të biznesmenit Edmond Papa, gjithashtu i ekzekutuar.  Papa ishte aksioner i hotelit "Blue Sky" në Sarandë. Sadikaj, një kushëri i 52-vjeçarit, u vra në vitin 2022 nga një bombë që u vendos në makinën e tij. Disa muaj më vonë biznesmeni Papa u ekzekutua në Tiranë. Për vrasjen e Papës u arrestua miku i Kalemit, Albano Velo dhe Andrea Bode u shpall në kërkim. Kalemi është bashkëpronar i firmës "Shiza Kalemi" në qytetin e Memaliajt, pranë Tepelenës, për shitje me pakicë dhe shumicë produktesh, restorante, pika servisi, parkingje, lavazhe, hotele, etj. Në vitin 2001, Kalemi u arrestua nga forcat speciale shqiptare RENEA. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga organet e drejtësisë belge, pasi u akuzua për vrasjen vëllezërve shqiptarë Mevlan dhe Adriatik Kaka, në bashkëpunim me vëllain e tij, Fatmir Kalemi./ZËRI

1 VITE ME PARE

ZËRI siguron pamjet/ Ja ku u plagos Zamir Kalemi, Policia ‘në këmbë’

Atentati ndaj Kalemit/ I riu u përplas me barrierat për t'u ikur

TIRANË- Vëllai i Adriatik alias Andrea Kalemit është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë. Shënjestrës, Zamir Kalemit, i kanë zënë peitë në zonën e Selitës por nuk fatmirësisht nuk ia kanë dalë ta ekzekutojnë. Kalemi ka marrë vetëm një plumb në këmbë. ZËRI ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, zonë e cila është e rrethuar nga forca të Policisë së Shtetit.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI

1 VITE ME PARE

Me FOTO- Ky është Zamir Kalemi, tentuan ta ekzekutonin

Atentati ndaj Kalemit/ I riu u përplas me barrierat për t'u ikur
Zamir Kalemi

TIRANË- Personi që shihni në foto është Zamir Kalemi shënjestra e atentatit të sotëm në Tiranë. I riu, 35-vjeç u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa po qarkullonte me mjetin e tij në zonën e Selitës në kryeqytet. 

Zamir Kalemi është vëllai i Adriatik alias Andrea Kalemit, i cili dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor 2022./ZËRI

Poll

MOS HUMB