Aktualitet

Plagosja e Kalemit në burg, mediat greke: Egjiptiani do t'i priste arterien

Sipas medias greke, autori i plagosjes, një 28-vjeçar egjiptian tentoi t'i presë arterien karotide shqiptarit duke përdorur një bisturi. 

k.m.
Plagosja e Kalemit në burg, mediat greke: Egjiptiani do t'i priste
Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi

ATHINË- "Mafia shqiptare vazhdon të zgjidhë mosmarrëveshjet e saj në tokën greke…,"-kështu e nis artikullin media greke "Espresso", e cial ka zbuluar detaje të tjera lidhur me plagosjen e Adriatik (Andreas) Kalemi. Sipas medias greke, autori i plagosjes, një 28-vjeçar egjiptian tentoi t'i presë arterien karotide shqiptarit duke përdorur një bisturi. 

Emri i Kalemi përfshihet në një hakmarrje të përgjakshme shqiptare që arrin deri në Belgjikë. Atentati i fundit u bë të enjten e kaluar, kur 52-vjeçari do të lirohej pasi kishte kaluar disa muaj në burgjet greke. Por teksa qëndronte në burg, egjiptiani i ishte afruar me mjetin prerës të fshehur në pëllëmbën e tij. Autori dyshohet se është pajtuar nga kreu i një tjetër bande shqiptarësh, që ndodhen të prangosur në një tjetër burg. 

Kalemi i ka shpëtuar një atentati natën e 9 gushtit 2023 në Paxos, teksa ishte me pushime me tre fëmijët dhe gruan e tij. Ai e qëlloi 10 herë me armë zjarri dhe 52-vjeçari i plagosur rëndë u transportua me skaf në bregdetin e Epirit dhe prej andej në spitalin e Janinës, ku mjekët i shpëtuan jetën. Prita iu bë për larje hesapesh nga një "i dërguar special" i mafies shqiptare.

Kalemi është një i afërm i Aleksandër Sadikajt, i cili dyshohet se është ekzekutuar me urdhër të biznesmenit Edmont Papa, gjithashtu i ekzekutuar.  Papa ishte aksioner i hotelit "Blue Sky" në Sarandë. Sadikaj, një kushëri i 52-vjeçarit, u vra në vitin 2022 nga një bombë që u vendos në makinën e tij. Disa muaj më vonë biznesmeni Papa u ekzekutua në Tiranë. Për vrasjen e Papës u arrestua miku i Kalemit, Albano Velo dhe Andrea Bode u shpall në kërkim. Kalemi është bashkëpronar i firmës "Shiza Kalemi" në qytetin e Memaliajt, pranë Tepelenës, për shitje me pakicë dhe shumicë produktesh, restorante, pika servisi, parkingje, lavazhe, hotele, etj. 

Në vitin 2001, Kalemi u arrestua nga forcat speciale shqiptare RENEA. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga organet e drejtësisë belge, pasi u akuzua për vrasjen vëllezërve shqiptarë Mevlan dhe Adriatik Kaka, në bashkëpunim me vëllain e tij, Fatmir Kalemi./ZËRI

Poll

MOS HUMB