Aktualitet

“U fut një moment në dhomë…”, shefi i policisë Muça: E kuptova vonë që Mjacaj kishte qëlluar Lleshin

“Pasi u fut në dhomë për një moment doli prapë dhe zbriti poshtë. Më pas u kthyen të dënuarit duke u sistemuar nëpër dhoma, ndërsa Sokoli nuk u kthye"

E.K
“U fut një moment në dhomë…”, shefi i
Sokol Mjacaj dhe Arben Lleshi

TIRANË- Zbardhet dëshmia e shefit të policisë së burgut Gani Muça, sa i takon ngjarjes së rëndë që ndodhi të premten në Peqin, ku u vra i dënuari Arben Lleshi. Muça është shprehur përpara grupit hetimor se nuk ka dijeni se si mund të jetë futur arma më të cilën Sokol Mjacaj kreu vrasjen brenda ambienteve të IEVP-së.

Sa i takon ditës kur ndodhi ngjarja, ai shprehet se Sokol Mjacaj bashkë me të dënuarit e sektorit të tij kishin ditën për të dalë në ajrim. Gjatë kësaj kohe ai mund të jetë shkëputur dhe të ketë thirrur në dritare Arben Lleshin, të cilin më pas e qëlloi për vdekje.

“Kam marrë turnin e parë në orën 07:00, i cili zgjat deri në orën 14:00, kur mbaron dhe orari i ajrosjes për të dënuarit. Në orën 12:00 me 14:00 ka qenë i planëzuar me grafik për ajrosje sektori 1 dhe dy. Në dhomën numër 9 të sektorit 1 qëndronte i dënuari Sokol Mjacaj, ishte akomoduar aty prej 3 ose 4 ditësh dhe qëndronte në dhomë me të dënuarin me inicialet E. U.

Rreth orës 13:40 pasi isha në ambientet e ajrosjes, ngjitem në sektorin 1 i shoqëruar nga kolegu i ajrimit, Ilir Balla, shtetasi Sokol Mjacaj, i cili duke shkuar në dhomë i thotë përgjegjësit të sektorit Erjon Çilaj; mos të iki shoqëruesi poshtë se do dalë prapë”, është shprehur Muça, ndërsa më tej në dosjen e prokurorisë thuhet:

“Pasi u fut në dhomë për një moment doli prapë dhe zbriti poshtë. Më pas u kthyen të dënuarit duke u sistemuar nëpër dhoma, ndërsa Sokoli nuk u kthye por më vonë kam kuptuar që ai kishte qëlluar me armë në drejtim të shtetasit Arben Lleshi. Detyra ime është që të mbikëqyr të dy sektorët, duke mbajtur komunikim me punonjësit e policisë së sektorëve dhe me përgjegjësit e hyrjes 1 të katit 2 B.

Nuk kam dijeni që Sokoli të ketë pasur konflikt me Arbenin, madje ata qëndronin në kate dhe sektorë të ndryshëm. Ne nuk e kemi thirrur, mendoj se duhet të jetë ngjitur vetë. Jo nuk kam asnjë dijeni në lidhje me armën, nëse Sokoli e ka marrë diku apo t’ja ketë dhënë dikush. Nuk kam parë që të ketë marrë ndonjë gjë nga dhoma. Me rregullore të dënuarit kur dalin ose hyjnë në ajrim kontrollohen nga grupi i sigurisë dhe specialistët e trupës, por në mungesë të tyre në rastin konkret nuk janë kontrolluar”.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB