LIVE UPDATES

Atentat vëllait të Andrea Kalemit në Tiranë, shënjestra shpëton paq

➤ Atentat vëllait të Andrea (Adriatik) Kalemit në Tiranë. ➤ I vëllai, Zamir Kalemi është qëlluar me armë zjarri në zonën e Selitës, ku po qarkullonte me mjetin e tij. ➤ Fatmirësisht ka shpëtuar vetëm me një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikur për jetën. ➤ Policia e Shtetit është në kërkim të autorëve por deri më tani u ka gjetur vetëm mjetin e djegur në Bërzhitë. ➤ Ende nuk dihet dinamika e plotë e ngjarjes dhe po ashtu as shkaku i plagosjes së tij. ➤ Pritet që 35-vjeçari të japë dëshminë e tij për Policinë pasi të marrë mjekimin në spital.

5 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Gjaku nuk falet! U dështoi plani për të vrarë Adriatik Kalemin në burgun grek, i gjetën të vëllanë

Atentat vëllait të Andrea Kalemit në Tiranë, shënjestra
Andrea Kalemi

TIRANË- Hakmarrja vazhdon! Pasi plani për të ekzekutuar Adriatik alias Andrea Kalemin në burgun grek dështo vetëm pak javë më parë, shënjestra e radhës ishte vëllai i tij, Zamiri.

35-vjeçari u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa qarkullonte me mjetin e tij në zonën e Selitës. Por shpëtoi me një plumb në këmbë. Autorët janë zhdukur dhe kanë lënë pas vetëm një makinë të djegur. Dyshohet se Zamiri është vënë në shënjestër pasi ka qenë e pamundur depërtimi tek i vëllai që ndodhet në Greqi.

Emri i Kalemit përfshihet në një hakmarrje të përgjakshme shqiptare që arrin deri në Belgjikë. Atentati i fundit u bë në dhjetor, kur 52-vjeçari do të lirohej pasi kishte kaluar disa muaj në burgjet greke. Por teksa qëndronte në burg, egjiptiani i ishte afruar me mjetin prerës të fshehur në pëllëmbën e tij. Autori dyshohet se është pajtuar nga kreu i një tjetër bande shqiptarësh, që ndodhen të prangosur në një tjetër burg. Kalemi i ka shpëtuar një atentati natën e 9 gushtit 2023 në Paxos, teksa ishte me pushime me tre fëmijët dhe gruan e tij. Ai e qëlloi 10 herë me armë zjarri dhe 52-vjeçari i plagosur rëndë u transportua me skaf në bregdetin e Epirit dhe prej andej në spitalin e Janinës, ku mjekët i shpëtuan jetën. Prita iu bë për larje hesapesh nga një "i dërguar special" i mafies shqiptare.

Kalemi është një i afërm i Aleksandër Sadikajt, i cili dyshohet se është ekzekutuar me urdhër të biznesmenit Edmond Papa, gjithashtu i ekzekutuar.  Papa ishte aksioner i hotelit "Blue Sky" në Sarandë. Sadikaj, një kushëri i 52-vjeçarit, u vra në vitin 2022 nga një bombë që u vendos në makinën e tij. Disa muaj më vonë biznesmeni Papa u ekzekutua në Tiranë. Për vrasjen e Papës u arrestua miku i Kalemit, Albano Velo dhe Andrea Bode u shpall në kërkim. Kalemi është bashkëpronar i firmës "Shiza Kalemi" në qytetin e Memaliajt, pranë Tepelenës, për shitje me pakicë dhe shumicë produktesh, restorante, pika servisi, parkingje, lavazhe, hotele, etj. Në vitin 2001, Kalemi u arrestua nga forcat speciale shqiptare RENEA. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga organet e drejtësisë belge, pasi u akuzua për vrasjen vëllezërve shqiptarë Mevlan dhe Adriatik Kaka, në bashkëpunim me vëllain e tij, Fatmir Kalemi./ZËRI

1 VITE ME PARE

ZËRI siguron pamjet/ Ja ku u plagos Zamir Kalemi, Policia ‘në këmbë’

Atentat vëllait të Andrea Kalemit në Tiranë, shënjestra

TIRANË- Vëllai i Adriatik alias Andrea Kalemit është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë. Shënjestrës, Zamir Kalemit, i kanë zënë peitë në zonën e Selitës por nuk fatmirësisht nuk ia kanë dalë ta ekzekutojnë. Kalemi ka marrë vetëm një plumb në këmbë. ZËRI ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, zonë e cila është e rrethuar nga forca të Policisë së Shtetit.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI

1 VITE ME PARE

Atentat Zamir Kalemit/ Autorët djegin makinën në Bërzhitë

Atentat vëllait të Andrea Kalemit në Tiranë, shënjestra
Foto ilustruese

TIRANË- Zamir Kalemi është plagosur mbrëmjen e sotme me armë zjarri teksa po lëvizte me mjetin e tij në zonën e Selitës. 35-vjeçari ka mbetur i plagosur në këmbë, por aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikur për jetën. 

Policia ka nisur nga puna për krehjen e zonës dhe ka ngritur disa pika kontrolli në zonat hyrëse dhe dalëse të kryeqytetit. Por deri më tani ka gjetur vetëm një makinë që digjej në zonën e Bërzhitës, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët për t'u larguar nga vendi i ngjarjes./ZËRI

1 VITE ME PARE

Me FOTO- Ky është Zamir Kalemi, tentuan ta ekzekutonin

Atentat vëllait të Andrea Kalemit në Tiranë, shënjestra
Zamir Kalemi

TIRANË- Personi që shihni në foto është Zamir Kalemi shënjestra e atentatit të sotëm në Tiranë. I riu, 35-vjeç u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa po qarkullonte me mjetin e tij në zonën e Selitës në kryeqytet. 

Zamir Kalemi është vëllai i Adriatik alias Andrea Kalemit, i cili dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor 2022./ZËRI

1 VITE ME PARE

Atentat në Tiranë/ Qëllohet me armë drejt një makine, dyshohet se ka të plagosur

Atentat vëllait të Andrea Kalemit në Tiranë, shënjestra
Foto ilustruese

TIRANË- Atentat në Tiranë.  Mbrëmjen e sotme kryeqyteti është tronditur nga të shtëna me armë zjarri. Burime të ZËRI bëjnë me dije se është qëlluar drejt një makine, si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Daniel Kalemi, te rrethrrotullimi në Selitë. Shënjestra, Zamir Kalemi është plagosur lehtë në këmbë, por fatmirësisht nuk ka rrezik për jetën. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB