LIVE UPDATES

"Dëgjoja zëra", mbante në 'burg' gratë e familjes, si ekonomisti Zhaboli kishte shtyrë gruan drejt vetëvrasjes

➤Një skenar i denjë për filma është zhvilluar në një banesë në Tiranë, ku 35-vjeçari Jetnor Zhaboli mbante peng familjen e tij. ➤ Në banesën e rrethuar me hekura, ku dera qëndronte gjithnjë e kyçur, kishte kamera sigurie në çdo cep të saj. ➤ Gruaja e Zhabolit ka tentuar dy herë vetëvrasjen dhe ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike. ➤Në momentin që kanë hyrë në banesë efektivët e policisë, gruaja e Zhabolit nuk ka thënë asnjë fjalë, por ka qenë nëna e tij ajo që ka treguar dhunën dhe terrorin që përjetonin. ➤Vetë 35-vjeçari me profesion ekonomist, është shprehur se gjithçka e kishte bërë për ta mbrojtur familjen e tij, dhe se dëgjonte zëra sikur bashkëshortja fliste me persona të tjerë. ➤Ai pritet që ti nënshtrohet një ekspertize për të parë nëse ka qenë në gjendje të qëndrueshme mendore.

5 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

'Duan të na vrasin'/ Pse ndodhi ngujimi i familjarëve të ekonomistit? Vajza zbuloi 'shtëpinë-burg' në Tiranë

"Dëgjoja zëra", mbante në 'burg' gratë e
Jetnor Zhaboli

TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka rrëfyer historinë e ekonomistit 35-vjeçar Jetnor Zhaboli, i cili u arrestua këtë të premte pasi kishte krijuar burg brenda shtëpisë për gruan dhe fëmijët. Të dy kishin lidhur kurorë para 12 vitesh, pas njohjes në Faktultetin e Ekonomisë. Nga dashuria e tyre, erdhën më jetë 2 fëmijë, por diçka ndryshoi. Ai kishte izoluar familjen e tij në banesë duke mos i lejuar të kenë kontakt me askënd jashtë saj. 1 vit më parë Jetnor Zhaboli la punën që kishte fituar në një institucion tatimor, pasi kishte frikë nga diçka.

“E bëj se na përgjojnë, duan të na vrasin,”-por duket se më shumë sesa frymë reale e gjitha ishte në kokën e tij. Gjithçka u zbulua kur vajza 9-vjeçari i tregoi fqinjës se çfarë ndodhte pas dyerve të mbyllura.

Nga Anila Hoxha 

Ata u njohën në auditorët e Fakultetit Ekonomik. Ai si dhe ajo spikatën me rezultatet e larta. Lidhën kurorë 12 vite me parë. Sollën në jetë dy fëmijë. Gjithçka dukej perfekte së jashtmi, të pandashëm dhe të shoqëruar ngado me njëri-tjetrin.

Dukeshin në harmoni! Deri dje, kur "maskat" ranë dhe dera u hap. Ajo nuk kishte telefon. As rrjete sociale. Ai vetëm Instagram.

"Një dashuri e fortë ajo mes tyre" - shpjegon një nga miqtë e ciftit, jo shumë orë mbasi Jetnor Zh.,u arrestua për dhunë në familje dhe shkaktim të vetvrasjes të mbetur në tentativë të njeriut të zemrës. Policia konfirmon në mënyrën e saj , se e reja qëndroi gjatë në heshtje dhe duke mohuar izolimin Ngjan e pabesueshme - gati uleret - mikesha e gruas 35 vjecare. Të befasuarit nuk pranojnë dot versionin hetimor që tregon se si Jetnor Zh. , mbylli për gati një vit në banesë bashkeshorten, dy femijet dhe nënën. Se si iu vendosi kamera ngado , në korridor, dhomen e ngrenies dhe ne dhomen e gjumit. Si instaloi ne korridor bllokuesin e valeve te telefonit. Mbylli prizat.

“E bej se na përgjojnë, duan tna vrasin. E di unë që po” - shprehej Jetnori. Por me teper se sa nje xhelozi , ajo nga cfare vuante i riu ishin problemet e shendetit mendor , te pa diagnostifikuara nga familja. Prinderit vinin shpesh , nga Krasta sepse e kishin kuptuar që djali kishte probleme. Ne fillim qe xheloz. Pastaj u be paranojak . Dhe ne fund i dhunshem. Ja kështu - e shpjegojnë të njohurit e te dyve. Por thyerja e 35 vjecarit nisi një vit me parë. La punën. Punonte në nje institucion tatimor. Sepse kishte frikë nga dicka. Nga dicka që ishte vetem ne kokën e tij.

Me pas frikë nga përgjimet, frikë nga ata që duan te na bejne keq. Dhe u mbyllën. I mbylli.

Dilnin bashkë kur benin pazar - shpjegon fqinja. Kishim dëgjuar që grindeshin. Po shton policia- kërkuam të kuptonim cfare ndodhte aty, por gruaja nuk fliste. As nena e tij që erdhi tre ditë më parë. Deri sa femija 9 vjec foli. Femija tregoi se nena qante. Se e ema i përgjerohej që ti zbonte armiqtë nga koka. Ata grindeshin- pëshpëriti e vogla. Te tjerat ishin prova ne strehen e tyre. Kamera. Kontrolle gjithandej. Bllokues valesh. Letra ne formatin A4 , qe vajza dikur gazmore , i shkruante mes lotësh. Aty në shtëpinë e kqyrur me kamera dhe e mbyllur ne mes te kater mureve.

Rrefehej e zbraste shpirtin e lodhur. duke bere monolog mbi leter

“Çfare ka ndodhur me ty? pyeste e reja qe shkruante trishtimin e saj për ndryshimin e katerciptë të njeriut që deshi. Nuk kishte përgjigjje për të, familjes se saj po u ngushtoheshin horizontet si në një kuti konserve. Muret po i gllaberonin. Ndaj i kish thënë disa herë familjes “ po me ndodhi gjë , flisni mirë tek fëmijët për mua”… Ishte paralajmerim dhe thirrje për ndihmë! Kur policia trokiti ne deren e tyre, nëna e tij u përgjigj - e ka celesin djali. Ai u kthye ne banesë , i qete dhe i palexueshëm , mbase i bindur se skish bërë asgjë të ndaluar.

Për fat të gjithë jetojnë.

Ai përfundoi ne burg, sepse nuk e kuptuan që kishte nevojë për një mjek./ZËRI

1 VITE ME PARE

Pamje nga banesa që e kishte kthyer në burg, zbardhet dëshmia e Zhabolit. Nëna iu tha gjithçka hetuesve

"Dëgjoja zëra", mbante në 'burg' gratë e
Jetnor Zhaboli

TIRANË- ZËRI ka siguruar pamje nga banesa ku Jetnor Zhaboli mbante të izoluara gratë e familjes së tij, nënën, gruan dhe vajzën e mitur. Në dëshminë e tij të parë para hetuesve, 35-vjeçari është shprehur se e ka izoluar familjen e tij në mënyrë që ta mbronte. “E bëra për t’i mbrojtur, dëgjoja zëra që gruaja ime fliste me persona të tjerë”, është shprehur 35-vjeçari.

Ka qenë nëna e tij e moshuar ajo që iu ka treguar gjithçka hetuesve në momentin që ata kanë hyrë në banesë, e cila ishte e rrethuar me hekura. Përveç vajzës, çifti ka pasur dhe një djalë të mitur.

 

35-vjeçari mbante të burgosura në banesën e tij gratë e familjes, nënën, gruan dhe dy fëmijët e mitur. Mësohet se autori i këtij skenari të denjë për filma, është shtetasi Jetnor Zhaboli, me profesion ekonomist. Prej martesës me bashkëshorten e tij, ai ka qenë xheloz, por me kalimin e kohës gjithçka ka shkuar edhe më keq, duke i izoluar gratë e familjes totalisht nga bota e jashtme.

Gjatë kohës kur nuk ishte në banesë, ai i kontrollonte familjaret e tij përmes kamerave që kishte instaluar në çdo cep të shtëpisë, përfshirë në dhomën e gjumit dhe në tualet.  Ai i kontrollonte kamerat përmes telefonit, ndërsa gruaja, nënë dhe vajza e mitur e kishin të ndaluar që të dilnin nga banesa. Zhaboli kishte instaluar gjithashtu bllokues valësh në banesë, në mënyrë që gratë të mos kishin asnjë mundësi komunikimi me persona të tjerë. Kjo situatë në kushtet e ekstremit, përfshirë edhe dhunën fizike, e kishin çuar dy herë drejt tentativës për të vrarë veten bashkëshorten e 35-vjeçarit.

Në banesë policia ka gjetur dy letra që gruaja kishte shkruar për familjaret e saj, ku iu linte lamtumirën dhe u kërkonte falje. Këtë dhunë e përjetonte edhe nëna e tij e cila ishte e pafuqishme për të kundërshtuar të birin dhe për të mbrojtur nusen dhe fëmijët e çiftit.

Kanë qenë efektivët e Komisariatit nr. 1, ata që trokitën në derën e Zhabolit, por dera ishte e kyçur. Më pas kanë gjetur 35-vjeçarin, i cili i futi brenda në banesë.

Bashkëshortja e tij nuk ka thënë asnjë fjalë para hetuesve. Ka qenë e ëma, H.Zhaboli, e cila ka treguar se i mbante të kyçur dhe ushtronte dhunë mbi të tre. Bashkëshortja e Zhabolit për shkak të situatës nuk është në gjendje të mirë psikologjike.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

Jetnor Zhaboli burgosi familjen në shtëpi, i ruante me kamera

"Dëgjoja zëra", mbante në 'burg' gratë e
Foto Ilustruese

TIRANË- Jetnor Zhaboli 35 vjeç është vënë në pranga pasi ka terrorizuar familjen e tij. Zhaboli mbante të mbyllura në banesë nënën, gruan dhe dy fëmijët e tij të mitur, të cilat edhe i dhunonte. Sa herë largohej nga banesa, ai i monitoronte ato me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit në mënyrë që ato të mos kishin mundësi të komunikonin me asnjë person tjetër. Kjo jetesë i kishte shkaktuar stres bashkëshortes së Zhabolit e cila kishte tentuar vetëvrasjen. Në banesë policia gjeti dhe dy letra që gruaja kishte shkruar për familjarët e saj, ku u jepte lamtumirën dhe u kërkonte falje.

1 VITE ME PARE

Kamera edhe në tualet/ Jetnor Zhaboli ishte kthyer në makthin e familjes, gruaja kishte tentuar dy herë vetëvrasjen

"Dëgjoja zëra", mbante në 'burg' gratë e
Dhune ne familje

TIRANË- ZËRI ka mësuar detaje të reja nga ngjarja e rëndë e parandaluar nga policia në Tiranë, ku një 35-vjeçar mbante të burgosura në banesën e tij gratë e familjes, nënën, gruan dhe vajzën e mitur. Mësohet se autori i këtij skenari të denjë për filma, është shtetasi Jetnor Zhaboli, me profesion ekonomist. Prej martesës me bashkëshorten e tij, ai ka qenë xheloz, por me kalimin e kohës gjithçka ka shkuar edhe më keq, duke i izoluar gratë e familjes totalisht nga bota e jashtme.

Gjatë kohës kur nuk ishte në banesë, ai i kontrollonte familjaret e tij përmes kamerave që kishte instaluar në çdo cep të shtëpisë, përfshirë në dhomën e gjumit dhe në tualet.  Ai i kontrollonte kamerat përmes telefonit, ndërsa gruaja, nënë dhe vajza e mitur e kishin të ndaluar që të dilnin nga banesa. Zhaboli kishte instaluar gjithashtu bllokues valësh në banesë, në mënyrë që gratë të mos kishin asnjë mundësi komunikimi me persona të tjerë. Kjo situatë në kushtet e ekstremit, përfshirë edhe dhunën fizike, e kishin çuar dy herë drejt tentativës për të vrarë veten bashkëshorten e 35-vjeçarit.

Në banesë policia ka gjetur dy letra që gruaja kishte shkruar për familjaret e saj, ku iu linte lamtumirën dhe u kërkonte falje. Këtë dhunë e përjetonte edhe nëna e tij e cila ishte e pafuqishme për të kundërshtuar të birin dhe për të mbrojtur nusen dhe fëmijët e çiftit.

Kanë qenë efektivët e Komisariatit nr. 1, ata që trokitën në derën e Zhabolit, por dera ishte e kyçur. Më pas kanë gjetur 35-vjeçarin, i cili i futi brenda në banesë.

Bashkëshortja e tij nuk ka thënë asnjë fjalë para hetuesve. Ka qenë e ëma, H.Zhaboli, e cila ka treguar se i mbante të kyçur dhe ushtronte dhunë mbi të tre. Bashkëshortja e Zhabolit për shkak të situatës nuk është në gjendje të mirë psikologjike.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

Skenë filmash në Tiranë, 35-vjeçari 'burgos' gratë e familjes/ I kyçte derën dhe bllokonte valët

"Dëgjoja zëra", mbante në 'burg' gratë e
Foto ilustruese

TIRANË- Një 35-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi mbante të mbyllura në banesë nënën, gruan dhe vajzën e tij të mitur, të cilat edhe i dhunonte. 35-vjeçari, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte ato me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikonin me asnjë person tjetër. Burime bëjnë me dije për ZËRIN, se personi që mbante nën terror gratë e familjes së tij është shtetasi Jetnor Zhaboli.

Njoftimi i policisë:

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve, në DVP Tiranë, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale, në një familje. 

Mbante të mbyllur në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, sa herë që ai largohej, duke ju ndaluar komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve në DVP Tiranë, pas informacionit të marrë se një shtetas, ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, nënën dhe vajzën e tij, sa herë ai largohej nga banesa, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, dhe vënien e autorit të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, u arrestua shtetasi J. Zh., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesë, së bashku me nënën dhe vajzën e tyre të mitur.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshën Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Poll

MOS HUMB