Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Verit, Xhaferi: Vështirë të kalohet pa vizion!

SHKUP- Në zyrën e kryeministrit në Maqedoninë e Veriut për herë të parë do të ulet një shqiptar, Talat Xhaferi. Vetë Xhaferi përmes një postimi në Facebook është shprehur se edhe rruga më e shkurtër është vështirë të kalohet nëse nuk ke vizion, plan, drejtim dhe qëllim.
Ai ka deklaruar se të gjitha sfidave dhe rrugëve deri tani u është qasur me planifikim të mirë dhe qëllim të qartë.
"Dita e parë Kryeministër. Edhe rruga më e shkurtër është vështirë të kalohet nëse nuk ke vizion, plan, drejtim dhe qëllim. Të gjitha sfidave dhe rrugëve deri tani u jam qasur me planifikim të mirë dhe qëllim të qartë. Ashtu është edhe tani, me qëllim të qartë për Republikën e Maqedonisë së Veriut Evropiane", shkruan Xhaferi.
Prezantohet kabineti qeveritar në krye me Talat Xhaferin

SHKUP-Sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës kryeministrore, ku Dimtar Kovaçevski i dorëzoi zyrtarisht detyrën Talat Xhaferit. Ndërkohë Talat Xhaferi në cilësinë e mandatarit i ka dorëzuar në Kuvend emrat e kabinetit me të cilin do të udhëheqë, përfshirë edhe programin qeverisës.
Kabineti Qeveritar
-Kryeministër Maqedonisë së Veriut- Talat Xhaferi
-Zëvenddëskryeministër për çështjet evropiane- Bojan Mariçiç
-Kandidat për Ministër i Brendshëm Teknik- Pançe Toshkovskin
-Kandidat për Ministër Teknik për punë dhe politikë sociale- Gjoko Velkovskin
-Kandidate për Zv/Ministre plotësuese për Financa- Elena Petrova
-Kandidat për zv.ministër plotësues për Bujqësi- Cvetan Tripunovskin
-Zv/Ministër plotësues për Shoqëri Informatike dhe Administratë- Stefan Andonovskin
-Kandidat për Zv/Ministër të Brendshëm plotësues- Mitko Bojmacaliev
-Zv.ministra plotësues nga LSDM-ja- Viktorija Avramovska- Madiç në Ministrinë e Drejtësisë
-Ministria e Shëndetësisë- Maja Manoleva
-Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë- Aleksandar Bajdeski
-Ministria për Financa- Filip Nikolovski
-Ministria për pushtet lokal- Miki Krstev
-Ministria për Punë dhe Politikë Sociale- Jovana Trençevska.
/ZËRI
Presidenti Pendarovski organizon pritje për Kryeministrin Talat Xhaferi

SHKUP- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka pritur në rezidencën e tij kryeministrin e ri, Talat Xhaferi dhe kabinetin e tij qeveritar.
“Ju uroj funksionim efikas dhe realizim të suksesshëm të zgjedhjeve të ardhshme”, ka shkruar Pendarovski në Facebook pas takimit.
Ndërsa kryeministri Xhaferi theksoi se koordnimi mes institucioneve është i një rëndësie të veçantë për funksionimin e shtetit.
“Është me rëndësi të veçantë që degët shtetërore të funksionojnë në mënyrë të koordinuar dhe vazhdimisht të bashkëpunojnë në dobi të qytetarëve dhe shtetit. Sot Presidenti Pendarovski organizoi pritje për nder të Qeverisë së sapozgjedhur”, tha Xhaferi.
Talat Xhaferi është kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Xhaferi do të udhëheqë qeverinë teknike për 100 ditë, deri në shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut, të cilat do të mbahen më 8 maj./ZËRI
Talat Xhaferi merr detyrën si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut

MAQEDONIA E VERIUT- Talat Xhaferi ka marrë sot detyrën e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut. Detyra iu dorëzua nga Kryeministri në largim Kovaçevski. Pas takimit për marrjen e detyrës, Koveçevski dhe Xhaferi kanë mbajtur deklaratë për mediat.
Xhaferi në fjalën e tij tha se prioritet në mandatin e tij do të jetë zbatimi i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të ndershme dhe demokratike, sundimi i ligjit dhe respektimi i Kushtetutës, si dhe promovimi i marrëdhënieve strategjike me BE-në, SHBA-të dhe NATO-n.
Talat Xhaferi: Sapo përfunduam takimin tetë a tetë me Kovaçevskin për të bërë pranim-dorëzimin e detyrës së kryeministrit të qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me Kovaçevskin, pajtuam për cështjen primare që do të jetë në fokusin e qeverisë. Shpreha kënaqësi dhe përgjegjësi për detyrën që mora përsipër duke përsëritur dhe atë që thashë dhe dje, kushtetuta dhe ligji do të jenë baza mbi të cilën do të mbështes çdo vendim që do të marrim si qeveri.
Duke qenë se jemi në koalicionin qeveritar që punon dhe me programin e zgjedhuar të punës, natyrisht që qeveria që do të udhëheq unë, do vazhdojë me zbatimin e plotë, efikas për politikat në këtë program. Detyra primare është organizimi dhe zbatimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Qeveria ka një procedurë të rregullt, do të zbatojë të gjitha kushtet për zbatimin e vullnetit të qytetarëve duke synuar standardet më të larta që të zhvillohen zgjedhje të plota.
Mbajtja dhe avancimi i partneritetit strategjik të RMV-së me NATO, BE dhe SHBA, si qëllime strategjike, mbeten prioritet primar i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Besnik ndaj poltikës së ja shtme të sigurisë së BE-së, nuk ka alternativë tjetër. Integrimin e plotë dhe të përshpejtuar të shtetit në 2030, në axhendën e qeverisë. Përshpejtimi i rritjes dhe zhvillimit ekonomik për të mbështetur prioritetet sociale, fokus. Plani i rritjes, si pjesë e pakos së Komisonit Europian, do të ketë vëmendjen e plotë të qeverisë. Pa marrë parasysh se sa do të zgjasë kjo qeveria, nuk do të mungojnë bashkëpunimi insititucion, çdo digaster efikas në shërbim të qytetarëve. Ka një gjë që nuk ndryshon kurrë, ne të gjithë jemi aty për të ruajtur interesat e tuaja.
Talat Xhaferi është kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Xhaferi do të udhëheqë qeverinë teknike për 100 ditë, deri në shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut, të cilat do të mbahen më 8 maj./ZËRI