
SHBA- Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në SHBA, ku burri ka vrarë gruan dhe më pas ka rrëmbyer vajzën 8-vjeccare, e cila është shpëtuar më pas nga policia.
Alessia Muhaj u gjet e sigurt dhe babai i saj, Renato Muhaj, 34 vjeç, u akuzua për vrasje të shkallës së parë në vdekjen e nënës së saj, Suela Saliaj, 32. Ai u akuzua gjithashtu për rrëmbim dhe abuzim me fëmijët, tha shefi i policisë së Largo, Mike Loux gjatë një konferencë shtypi të hënën pasdite.
Policia thotë se Muhaj i ka goditur të dy prindërit e tij dhe ua ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefonojnë urgjencën. Të dy prindërit janë trajtuar në spitalin Morton Plant pas incidentit, thuhet në njoftimin e lajmeve.
Në kompleksin e apartamenteve, oficerët e Largo "gjetën shenja se një krim kishte ndodhur", tha Loux. Kur kanë hyrë në banesë, oficerët kanë gjetur të vdekur Saliajn, por nuk kanë gjetur dot Muhajn dhe vajzën e tij. Deri tani policia nuk ka dhënë detaje mbi mënyrën se si u vra e reja nga bashkëshorti I saj në banesë.
Rreth orës 8:30 të mëngjesit, vendndodhja e Muhajt u bë e mundur të gjendej përmes celularit të tij.
Departamenti i Policisë tha se Muhaj do të përballet gjithashtu me akuza për dhunën ndaj prindërve të tij.
Alessia tani është me anëtarët e familjes, tha Loux.
“Ne të gjithë patëm diskutime këtë mëngjes pasi ky rast po shpalosej me shqetësim të madh për Alessian. Jemi mirënjohës që erdhi ky përfundim”, tha shefi i policisë./ ZËRI