Aktualitet

Efektivi u vetëvra brenda Komisariatit/ Balla: Policia e detyruar të zbatojë një vendim gjykate

Gjatë fjalës së tij për mediat pas analizës së kryer në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, Balla u shpreh se janë bërë të gjitha verifikimet për shkaqet qe çuan efektin Pjeçi të ndërmerrte aktin e rëndë.

E.K
Efektivi u vetëvra brenda Komisariatit/ Balla: Policia e detyruar të
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka komentuar këtë të hënë vetëvrasjen brenda ambienteve të Komisariatit të Policisë së Durrësit të efektivit Arben Pjeçi. Gjatë fjalës së tij për mediat pas analizës së kryer në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, Balla u shpreh se janë bërë të gjitha verifikimet për shkaqet qe çuan efektin Pjeçi të ndërmerrte aktin e rëndë. Sipas Ballës, Policia ka qenë e detyruar të zbatojë një vendim gjykate. Por shtoi se duhet një përkujdesje më e madhe për çdo punonjës policie, për të kuptuar problematikat e tyre.

Taulant Balla: Prej atij momenti të parë, bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm, kemi bërë të gjitha verifikimet tona, edhe si koleg, por edhe si qytetar, se kush janë shkaqet që e kanë çuar në atë vendim.  Të them të drejtën nuk na dha mundësinë që ta merrnim në konsideratë një ankesë prej tij, qoftë për faktin që Policia e Shtetit ka qenë e detyruar të zbatojë një vendim gjykate. Por na duhet një përkujdesje më e madhe dhe një komunikim më i hapur dhe më miqësor me çdo punonjës Policie në të gjitha nivelet për të kuptuar në fakt edhe problematika të tjera, që ndoshta nuk lidhen me punën e policisë, edhe një qasje tjetër të shërbimit me psikolog.

Arben Pjeçi, i cili i ka dhënë fund jetës në zyrën e tij me armë e shërbimit më 25 janar ishte Specialisti i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Durrës, me gradë nënkomisar. Për një kohë të gjatë ai ka shërbyer si oficer kufiri por më pas ishte transferuar në sektorin e krimeve. Pas 35-vitesh në radhët e policisë së shtetit, efektivi i policisë duket se nuk e ka përballuar mirë vendimin që sillte ndërprerjen e marrëdhënies së punës, duke u vetëvrarë. Shkak për pezullimin nga puna u bë një vendim gjykate pas një sherri që ai kishte pasur me fqinjin e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB