Aktualitet

Thellohet skandali në burgun e Reçit/ I dënuari tregon drogën: Kam 20 mijë euro mall

I burgosuri Dur Ndou, përmes një video, ku pretendon se ndodhet në burgun e Reçit, shprehet se në qeli ka lëndë narkotike.

D.XH
Thellohet skandali në burgun e Reçit/ I dënuari tregon
Dur Ndoji

SHKODËR – I burgosuri në burgun e Reçit, Dur Ndou ka bërë një denoncim tjetër, në lidhje me atë që ndodh në qeli.

Ai tha se mban lëndë narkotike në qeli. Ndoji prezanton lëndën narkotike, duke pretenduar se mban drogë në burg. “Ky është hashash. Është cilësia më e mirë, kjo është dozë kokaine. Këtu është korrupsion i gjallë. Këtu çfarë nuk bëhet. Komplet me staf, me edukator, me shef policie, çdo gjë krim.

Këtu komandon Stërkaj. Ai ka lidhje direkt në parlament, Paulin Stërkaj. Ju lutem merrni masa. Se përndryshe do të marr në qafë veten dhe vëllanë. Edhe familjen time mund ta marr në qafë, unë nuk i tremben askujt. Nuk i kam bërë askujt pabesi ndonjëherë në jetë. As kam spiunuar kënd, as kam bërë ndonjë dredhi në jetë. Këtë gjë po e bëj vetëm për ta mbrojtur familjen time. Edhe për këtë video që po bëj tani, më rrezikohet jeta nga bandat kriminale. Këtu ka 4 vite që punoj për bandat. Kam 40 e ca video jashtë tek familja ime. Videot faktojnë çdo punonjës, janë të gjithë blozë këta që ndodhen këtu, të gjithë i kam me video, që pijnë këtë lloj droge këtu brenda. I kam videot komplet për votimet vitin që kaloi”, shprehet i burgosuri Dur Ndou.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Ndoji edhe gjatë ditës së djeshme publikoi një video, teksa ai tregonte disa armë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB