
SHBA- Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e Suela Saliaj. Mediat amerikane kanë nxjerrë vendin ku është kapur Renato Muhaj, teksa po tentonte që të arratisej bashkë me vajzën, vetëm 8 vjeç. Burime për ZËRI bëjnë me dije se tashmë e mitura është me të afërmit e nënës së saj në Amerikë, në gjendje jo të mirë, pasi pa gjithë skemën e vrasjes të së ëmës me sytë e saj.
Për ngjarjen kanë folur edhe fqinjët amerikanë të shqiptares, të cilët kanë shprehur keqardhjen për të miturën.
"Vajzë e vogël, e kam parë, kam folur, por kjo është e tmerrshme tani nuk ka as mama."
Ngjarja e rëndë ndodhi në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku 34-vjeçari shqiptar Renato Muahj vrau gruan e tij Suela Saliaj dhe më pas rrëmbeu vajzën e tyre 8-vjeçe. Por përfundoi në prangat e Policisë. Deri më tani nuk dihet shkaku i vrasjes, pasi të afërmit e ish-çiftit treguan se ndarja e tyre ishte miqësore./ZËRI