
PËRMET- Familjarët e Dhimitër Vangjelit, 25-vjeçarit, të cilit një shkëmb i shkëputur nga mali i zuri këmbët, kërkojnë ndihmë. E motra, Anna Vangjeli, ka hapur një llogari në "Gofundme", ku kërkon të mbledhë 20 mijë dollarë për kurimin të vëllait, të cilit shkëmbi i zuri gjymtyrët. Përveçse nuk mund t’i përballojnë shpenzimet e kurimit, familjarët e të riut ndodhen në qiell të hapur për shkak të dëmeve që shkaktoi shkëputja e shëmbit.
"Përshëndetje, emri im është Anna Vangeli. Unë po mbledh fonde për shtëpinë e prindërve në Shqipëri, pasi një gur i madh rreth 4 metra ka rënë në shtëpinë tonë dhe ka shkatërruar dhomën e vëllezërve të mi dhe një pjesë tjetër të shtëpisë. Vëllai im me gruan dhe vajzën e tij 2 vjeçare po flinin ndërsa ky shkëmb masiv ka rënë. Këmbët e vëllait tim janë bllokuar nën shkëmb për 4 orë dhe babai im me xhaxhain tim dhe disa persona të tjerë bënë çmos për ta liruar dhe një ambulancë e transferoi menjëherë në spital. Vëllai im është në gjendje të mirë, jashtë rrezikut për jetën edhe anëtarët e tjerë të familjes. Unë po mbledh para që të ndihmoj në rindërtimin e shtëpisë sonë. Gjithashtu do i përdor për të paguar shpenzimet e spitalit, fizioterapisë dhe kujdesit ditor. Faleminderit nga zemra. Nuk mund të ishim më mirënjohës për asnjë kontribut!,"-shkruan ajo.
Ngjarja e frikshme ndodhi në fshatin Çarçovë në Përmet në 22 janar, ndërsa i riu ndodhet në spitalin e Janinës, ku po merr trajtimet mjekësore, por këmba me të cilën mbajti edhe peshën e shkëmbit është në gjendje kritike./ZËRI