Aktualitet

E rëndë në Përmet, shkëmbi bie mbi banesën, plagoset në gjumë 25-vjeçari

Rënia e masivit shkëmbor nga mali i ka shkaktuar dëmtime të shumta të riut

E.K
E rëndë në Përmet, shkëmbi bie mbi banesën,
pamje nga banesa

PËRMET- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, ku një masiv shkëmbor, i cili ka rënë në një banesë, ka lënë të bllokuar për disa orë një 25-vjeçar.

Pas ndërhyrjes së policisë dhe forcave zjarrfikëse, i riu është zhbllokuar nga masivi dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Përmetit. 

Incidenti i rëndë ndodhi në fshatin Çarçovë, ku si¢ shihet dhe nga pamjet e siguruara nga ZËRI, masivi shkëmbor ka shembur çatinë e banesës, dhe ka bllokuar gjymtyrët e 25-vjeçarit. 

I riu ka qenë duke fjetur në shtratin e tij në momentin që masivi shkëmbor ka hyrë brenda banesës. Siç shihet dhe nga pamjet në operacion kanë qenë të përfshirë dhe punonjësit e policisë.

E rëndë në Përmet, shkëmbi bie mbi banesën,
Pamje nga banesa

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur transportimin e tij drejt spitalit. 

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB