Aktualitet

Gjendet një kufomë në Sevaster, dyshohet se është groposur 2 vite më parë 

Kufoma është gjetur mbrëmjen e sotme, më konkretisht është gjetur mbetje kockore (gjysmë kafkë).

k.m.
Gjendet një kufomë në Sevaster, dyshohet se është
Foto ilustruese

TEPELENË- Pjesë trupi të dekompozuara janë gjetur sot në një shpellë në vendin e quajtur “Gurti i Lenecit”. Kufoma është gjetur mbrëmjen e sotme, më konkretisht është gjetur mbetje kockore (gjysmë kafkë). Nga këqyrja paraprake dyshohet të jetë e vjetër dhe se mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës, nga ujërat e lumit, por mbetet për t'u verifikuar nga Policia. Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit të territorit, nuk kanë gjetur mbetje të tjera kockore.

Tepelenë/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në afërsi të një shpelle në vendin e quajtur "Gurti i Lenecit", në njësinë administrative Lopës, është gjetur një mbetje kockore (gjysëm kafkë), që dyshohet se i përket një qenie humane. Nga këqyrja paraprake dyshohet të jetë e vjetër dhe se mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës, nga ujërat e lumit në këtë zonë. Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë nuk kanë gjetur mbejtje të tjera kockore. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të këtij rasti./ZËRI

Poll

MOS HUMB