Aktualitet

ME VIDEO- Rrahja për vdekje e 18-vjeçarit, 2 persona e dhunojnë me shufra metalike

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, 18-vjeçari, 6 ditë më parë u përplas me makinë nga 2 persona, të cilët më pas dolën nga mjeti i tyre dhe e rrahën për vdekje.

k.m.
ME VIDEO- Rrahja për vdekje e 18-vjeçarit, 2 persona e dhunojnë
Momenti i dhunës

PODUJEVË- Një 18-vjeçar, i identifikuar si Lulzim Fejzullahu, është dhunuar për vdekje me shufra metalike. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, 18-vjeçari, 6 ditë më parë u përplas me makinë nga 2 persona, të cilët më pas dolën nga mjeti i tyre dhe e rrahën për vdekje.

I riu u dërgua menjëherë në spital, por goditjet i kishin shkaktuar lëndime serioze në disa pjesë të trupit, me të cilat nuk e fitoi dot betejën për jetën dhe vdiq në spital.

Në lidhje më këtë ngjarje zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, deklaroi për Indeksonline se rasti po hetohej si “Vrasje në tentativë”, ndërsa 2 të mitur janë arrestuar për sulmin e ndodhur. Por edhe pse të arrestuar, gjykimi i tyre ka ngjallur reagime. Kjo pasi të dy janë të mitur dhe do të gjykohen në bazë të "Kodit Penal për të mitur".

“Burgimi për të mitur nuk mund të shqiptohet në kohëzgjatje më pak se gjashtë (6) muaj as më shumë se pesë (5) vjet dhe shqiptohet në muaj dhe vite të plota. Përjashtimisht, maksimumi i burgimit për të mitur është dhjetë (10) vjet për vepra të rënda penale të dënueshme me burgim të përjetshëm, ose kur i mituri ka kryer së paku dy (2) vepra penale në bashkim, ku secila është e dënueshme me burgim prej më shumë se dhjetë (10) vjet.”

Dënimi me vetëm 10 vite heqje lirie duket se nuk është i mjaftueshëm për 2 të miturit. 

Lidhur me vrasjen ka reaguar edhe xhaxhai i viktimës dhe e motra e viktimës, e cila duke shprehur dhimbjen dhe zemërimin për humbjen e vëllait të saj në mënyrë tragjike.

"Ju kalltë zemra si neve qysh po na kallet, Allah dënoj, kurrë dritë me sy mos pafshin,”-ka shkuar ajo në rrjetet sociale. 

Ndërkohë që politikanë e qytetarë të shumtë të cilët kanë kërkuar drejtësi për Lulzimin, ende nuk dihet shkaku i vrasjes së tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB