Politikë

PD mbledh Kuvendin Kombëtar! Votohen ndryshimet statutore dhe Këshillin e ri Kombëtar

Punimet do të drejtohen nga Ivi Kaso, kryetar; Floriana Garo; Bardh Spahia; Eliona Shkreli; Nada Meçorpaja.

F.I
PD mbledh Kuvendin Kombëtar! Votohen ndryshimet statutore dhe
Sali Berisha

TIRANË-Partia Demokratike zhvillon sot mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, i cili vjen një javë pasi ish-kryeministri Sali Berisha u rikonfirmua në krye të Partisë Demokratike për një mandat të ri. Sot pritet të miratohen ndryshime të rëndësishme statutore dhe të zgjidhen 200 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

Kuvendi zhvillohet nën moton “Ripërtëritje”, një koncept që sipas drejtuesve të PD-së synon të përcjellë mesazhin e modernizimit dhe reformimit të partisë. Punimet do të drejtohen nga Ivi Kaso, kryetar; Floriana Garo; Bardh Spahia; Eliona Shkreli; Nada Meçorpaja. Pas votimit të tyre me ngritje dore, atëherë Kuvendi Kombëtar mund të nisë zyrtarisht punimet.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, do të prezantojë para Kuvendit tetë amendamentet statutore. Ndryshimet synojnë reformimin e disa proceseve të brendshme të partisë, përfshirë mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkish. Statuti i ri parashikon ngritjen e një strukture të posaçme që do të filtrojë kandidaturat përpara se ato t’i nënshtrohen votimit nga anëtarësia.

Po ashtu, dokumenti i ri synon të adresojë problematikat e listave të anëtarësisë përmes dixhitalizimit dhe përditësimit të tyre çdo dy vjet. Ndryshimet parashikojnë gjithashtu rritjen e përfaqësimit të grave dhe vajzave në strukturat e Partisë Demokratike, nga 30% në 40%. 

Këshilli i ri Kombëtar do të zgjedhë javën e ardhshme kryesinë e PD, sekretarin e përgjithshëm, nënkryetarët e të gjithë funksionarët e tjerë./ZËRI

Poll

MOS HUMB