DIBËR- Partia Socialiste e Dibrës festoi sot 35-vjetorin e krijimit të saj në një ceremoni të organizuar në Peshkopi, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, kreu i socialistëve zgjodhi të ndalet te reforma në drejtësi, duke theksuar se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që mund ta çojë përpara këtë reformë.
Rama tha se ajo që e dallon Partinë Socialiste nga kundërshtarët politikë është angazhimi për shtetin ligjor dhe drejtësinë e pavarur. Sipas tij, reforma në drejtësi dhe funksionimi i demokracisë kanë sjellë kosto politike për mazhorancën, por janë të domosdoshme për të garantuar barazinë para ligjit.
“Fatos Nano, merre historinë e tij, një histori ku ka pasur edhe gjak. Shikoni se çfarë nuk është thënë dhe sa shumë është thënë për robt e shtëpisë sime dhe nuk ka pasur asnjëherë të vetme që unë të jem kthyer me robtë e shtëpisë së tyre. Jo se ne jemi më të butë, apo nuk dimë, por sepse ne jemi qytetarë të Europës në shpirt dhe jemi europianë në mendje. E kam gjetur mbi 100 vjeç në Kalanë e Dodës, sepse ashtu si fliste ai në atë kohë.
Ai ishte atje, por ishte europian në shpirt dhe me Europë në mendje. Çfarë na dallon si dy botë me të tjerët këtu në skenën kombëtare, na dallon angazhimi i paepur për shtetin e së drejtës, me çdo kosto. Cila forcë politike, mori përsipër që të dorëzonte te prokurorët drejtësinë.
Ne po e bëjmë demokracinë që të funksionojë, pavarësisht të gjitha vështirësive dhe kostove. Të gjitha këto janë kostot e një ndërmarrje historike, që mund ta bëjë vetëm PS. Kur një pushtet pranon të goditet nga një pushtet tjetër si ai i drejtësisë, atëherë rruga e të drejtave dhe barazisë para ligjit është e sigurt.’ tha Rama.
/ZËRI