TIRANË- Një dron rus ka goditur një pallat 10-katësh banimi në Rumani, duke plagosur dy persona dhe shkaktuar zjarr, sipas autoriteteve romune. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rumanisë, droni u identifikua nga radarët pasi hyri në hapësirën ajrore rumune dhe më pas u përplas në çatinë e një pallati në qytetin Galati.
Ministria rumune e Mbrojtjes njoftoi: “Gjatë natës mes 28 dhe 29 majit, Federata Ruse rifilloi sulmet me dronë kundër objektivave civile dhe infrastrukturës në Ukrainë, pranë kufirit lumor me Rumaninë. Njëri prej këtyre dronëve hyri në hapësirën ajrore rumune, u ndoq nga radarët deri në pjesën jugore të qytetit Galați dhe u përplas në çatinë e një pallati, duke shkaktuar zjarr".
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar zyrtarisht edhe Shqipëria, duke dënuar ashpër incidentin. Përmes një deklarate, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shprehu solidaritet të plotë me autoritetet dhe popullin rumun, ndërsa e cilësoi një përshkallëzim serioz dhe të papërgjegjshëm nga ana e Federatës Ruse.
“Shqipëria dënon sulmin rus me dron në Galați, Rumani, i cili goditi një ndërtesë banimi dhe plagosi civilë, përfshirë një të mitur.
Shprehim solidaritetin tonë të plotë me popullin dhe autoritetet e Rumanisë dhe u urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë të plagosurve.
Ky incident përfaqëson një përshkallëzim serioz dhe të papërgjegjshëm nga ana e Federatës Ruse dhe nënvizon më tej absurditetin dhe koston njerëzore të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, pasojat e së cilës vazhdojnë të kërcënojnë sigurinë dhe mbrojtjen e civilëve përtej kufijve të Ukrainës.
Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në solidaritet të plotë me aleatët dhe partnerët tanë, në mbështetje të përpjekjeve të koordinuara për t’i dhënë fund kësaj lufte në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e shpërndarë në "X".
Albania condemns the Russian drone strike in Galați, #Romania, ëhich hit a residential building and injured civilians, including a minor.
— Albanian MEFA ???????? (@AlbanianDiplo) May 29, 2026
ëe express our full solidarity ëith the people and authorities of Romania and ëish a sëift and full recovery to those injured.
This incident…
Sulmi ndodhi gjatë natës mes 28 dhe 29 majit, kur Rusia rifilloi sulmet me dronë ndaj objektivave civile dhe infrastrukturës në Ukrainë, pranë kufirit me Rumaninë. /ZËRI