Politikë

Mblidhet Kryesia e PD, zbardhen propozimet për ndryshimet në statut: Neni "Basha" dhe Primaret të paprekshëm (DOKUMENTI)

Megjithatë, ndryshime mund të ketë në kuotat e përfaqësimit për kategori të caktuara në listat e kandidatëve për deputetë dhe për kryetarë bashkish.

zh.ll
Mblidhet Kryesia e PD, zbardhen propozimet për ndryshimet në statut:
partia demokratike

TIRANË- Kryesia e Partisë Demokratike është mbledhur këtë të mërkurë në orën 19:00, me në fokus të diskutimeve ndryshimet në statut të përgatitura pak ditë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar më 30 maj.

Sipas dokumentit ku paraqiten ndryshimet e propozuara, në "kushtetutën" e selisë blu, nuk parashikohet të preket neni i njohur si “Basha”, i cili detyron kryetarin e partisë të japë dorëheqjen në rast humbjeje zgjedhjesh. Ky nen nuk është zbatuar pas zgjedhjeve të 11 majit. Po ashtu, pavarësisht kritikave për funksionimin e procesit të primareve, as ky mekanizëm nuk pritet të hiqet nga statuti.

Në ndryshimet e propozuara, një nga risitë kryesore lidhet me fuqizimin e rolit të Diasporës shqiptare në jetën politike të partisë. Ndryshimet parashikojnë gjithashtu rritjen e përfaqësimit të grave dhe vajzave në strukturat e Partisë Demokratike, nga 30% në 40%.

Dokumenti me propozime-ndryshimet përfshijnë:

-Fuqizimi i Diasporës shqiptare dhe përfaqësimi real politik i saj. 15% në lista dhe në organet e partisë duhet të jenë përfaqësues nga Diaspora.

-Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në Parti, duke e rritur përfaqësimin e tyre nga 30 % në 40%.

-Ngritjen e Komisionit të Seleksionimit të Kandidaturave për deputet dhe kryetar bashkie, si strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë, përpara realizimit të procesit të primareve.

-Përmirësimi i organizimit bazë të partisë (grupseksionet dhe nëndega) dhe forcimi i Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve.

-Forcimi i raporteve mes Degëve të Partisë dhe të zgjedhurve vendor (këshilltarëve bashkiak).

-Njohja e një statusi të barabratë për të gjitha organizatat partnere të partisë, duke respektuar historinë e themelimit të PDSH.

-Mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të Partisë.

-Saktësimi i rregullave të shkarkimit të kryetarëve të degëve, duke i dhënë më shumë garanci të qëndrimit në detyrë.

Mbledhja e Kryesisë vjen pas zgjedhjeve pa garë në PD. Kryedemokrati Sali Berisha u rikonfirmua në krye të Partisë Demokratike me 37,341 vota pro.

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB