Politikë

Konferenca e 8/ Rama nga Brukseli: Moment i rëndësishëm, Shqipëria ndër vendet më pro-europiane

Në Bruksel do të zhvillohet Konferenca e 8-të, e cila hap zyrtarisht rrugën për kalimin e Shqipërisë në fazën përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në BE. 

zh.ll
Konferenca e 8/ Rama nga Brukseli: Moment i rëndësishëm,
edi rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është pritur sot në një takim në Bruksel nga kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës, Bart De ëever, aty ku sot mbahet Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Konferenca e 8/ Rama nga Brukseli: Moment i rëndësishëm,
Bart De ëever-edi rama

Në Bruksel do të zhvillohet Konferenca e 8-të, e cila hap zyrtarisht rrugën për kalimin e Shqipërisë në fazën përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në BE. 

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga një delegacion zyrtar, u ndal për mediat duke e cilësuar këtë moment si të rëndësishëm në rrugën e integrimit europian të vendit. Ai shtoi se Shqipëria mbetet e angazhuar për të vijuar reformat dhe procesin e integrimit, duke nënvizuar gjithashtu se vendi renditet ndër më pro-europianët sipas sondazheve dhe perceptimit publik.

“Është moment shumë i rëndësishëm në rrugën tonë drejt anëtarësimit dhe një moment për të cilin kemi punuar fort prej një kohe të gjatë dhe ku gjysma e punës për hapjen e negociatave do të mbyllet dhe gjysma tjetër për mbylljen do të hapet. Është shumë e rëndësishme dhe e qartë që ka nevojë të diskutohet dhe nuk është një bashkim i gënjeshtërt, por i vërtetë dhe për të qenë anëtar me të drejta të plota. Shqipëria është gjithmonë e gatshme për të vijuar më tej pa pasur asnjë imagjinatë të kënaqësisë momentale dhe duhet të theksojmë që sipas barometrit, Shqipëria është një ndër vendet më pro-europiane”, tha kryeministri.

I pyetur për çështjen e vetos në BE për anëtarësimet apo anëtarësimin e Shqipërisë pa të drejtë vetoje, Rama theksoi se shqiptarët janë fanatikë të BE-së dhe s’mund t’i vendosin veto Unionit.

“Shqipëria është një vend që gjithmonë ka qenë 100% në përputhje me politikën e jashtme të BE kështu që nuk ndjejmë kënaqësi që të kemi veto, duke qenë vendi më pro BE-së dhe euroatlantik evropian, ne jemi fanatikë të BE-së kështu që fanatikët e BE-së nuk mund të vënë veto për vendimet e BE-së”, përfundoi Rama.

Konferenca vjen pas vendimit të Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të shteteve anëtare të BE-së (COREPER), i cili konfirmon përmbushjen e objektivave të ndërmjetëm në grupkapitullin “Themeloret”, si dhe përcakton objektivat përmbyllës për Kapitullin 23, “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”, dhe Kapitullin 24, “Drejtësia, Liria dhe Siguria”./ZËRI

Poll

MOS HUMB