Politikë

"Territorialja" në Kukës, Mazniku: Ka ardhur momenti të rishohim reformën e vitit 2014! Opozita: E dështuar

Gjatë takimit, bashkëkryetari socialist, Arbjan Mazniku, deklaroi se ka ardhur momenti për të rishikuar reformën e vitit 2014. 

zh.ll
"Territorialja" në Kukës, Mazniku: Ka ardhur momenti të
arbjan mazniku

KUKËS- Komisioni i Reformës Territoriale ka zhvilluar këtë të martë dëgjesën e radhës me qytetarët në Kukës, në kuadër të konsultimeve për ndarjen administrative-territoriale.

Gjatë takimit, bashkëkryetari socialist, Arbjan Mazniku, deklaroi se ka ardhur momenti për të rishikuar reformën e vitit 2014. 

“Para pothuajse 12 vjetësh, në 2014-2015 kemi bërë një reformë që shkuam nga 373 njësi e komuna në 61 bashki, të cilat kanë mbledhur më shumë të ardhura, kanë pasur mundësi t’u shërbejnë më shumë qytetarëve. Ka qenë një reformë decentralizuese, shumë funksione që i bënte qeveria iu deleguan bashkive", u shpreh Mazniku.

Ai theksoi se procesi i dëgjesave me qytetarët synon të evidentojë problematikat dhe nevojat e zonave të ndryshme të vendit, për të vlerësuar nëse reforma aktuale ka nevojë për ndërhyrje apo ndryshime të reja.

Mazniku theksoi se bashkitë duhet të bëhen më eficiente, të adresojnë lëvizjet demografike dhe të përgatiten për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimi Europian.

"Përveçse Shqipëria bëhet anëtare si shtet, përveçse shkon flamuri shqiptar në BE, ne do kemi mundësi të aksesojmë një seri programesh, ku më i rëndësishmi është programi i kohezionit social, ku rajone të caktuara të BE-së kanë mundësi të marrin fonde nga BE për të zhvilluar territorin, infrastrukturën rrugore, arsimore, etj.”, tha Mazniku.

Megjithatë, reforma territoriale e vitit 2014 vijon të mbetet objekt debatesh politike. Opozita e ka cilësuar atë një reformë të dështuar.

Opozita edhe mazhoranca kanë përgatitur variante paraprake për një ndarje të re territoriale, të cilat pritet të diskutohen pas përfundimit të turit të dëgjesave me qytetarët dhe krerët e bashkive në të gjitha qarqet e vendit.

Poll

MOS HUMB