Politikë

Integrimi në BE-Mbahet sot Konferenca e 8-të Ndërqeveritare, Rama në Bruksel

Delegacioni shqiptar do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ekipi negociator shqiptar. 

F.I
Integrimi në BE-Mbahet sot Konferenca e 8-të Ndërqeveritare, Rama
FOTO ILUSTRUESE

BRUKSEL-Shqipëria dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë sot në Bruksel Konferencën e 8-të Ndërqeveritare për procesin e negociatave të anëtarësimit. Takimi do të zhvillohet në orën 19:00. Delegacioni shqiptar do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ekipi negociator shqiptar. 

Në takim pritet të konfirmohet përmbushja e kritereve të ndërmjetme nga pala shqiptare, si edhe të vendosen objektivat përmbyllëse për grupkapitullin “Bazat”. Në këtë paketë përfshihen funksionimi i institucioneve demokratike, reforma në administratën publike, çështjet që lidhen me sistemin e drejtësisë dhe të drejtat themelore, si edhe siguria dhe liria.

Shqipëria është vend kandidat për anëtarësimin në BE që nga viti 2014 dhe synon të përfundojë negociatat deri në vitin 2027, ndërsa synon anëtarësimin e plotë në BE deri në vitin 2030. Konferenca e 8-të shihet si një etapë kyçe për ecurinë e negociatave, pasi do të ndikojë drejtpërdrejt në ritmin e mëtejshëm të integrimit evropian të Shqipërisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB