Politikë

"Çështja e pronave, sfidë e vështirë', Rama: Do të reformojmë Agjencinë e Kadastrës

Rama ka deklaruar se nuk ka vend tjetër në rajon, ku të drejtat e pronës kanë qenë kaq nën trysni.

F.I
"Çështja e pronave, sfidë e vështirë',
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në konferencën rajonale që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor rreth një vizioni të përbashkët: transformimin digjital, sigurinë juridike të pronës dhe integrimin europian. Rama ka deklaruar se nuk ka vend tjetër në rajon, ku të drejtat e pronës kanë qenë kaq nën trysni. Kryeministri tha se qeveria do të formësojë administratën e pasurive të paluajtshme nga A-ZH me bashkimin e të gjitha agjensive në një të vetme. 

Edi Rama: Sa i përket çështjes së komplikuar dhe komplekse të pronave në Shqipëri, nuk ka vënd tjetër në këtë rajon tonin ku të drejtat e pronës kanë qenë kaq nën trysni. Gjatë 35 viteve të fundit na është dashur të trajtojmë një material kaq kompleks saqë është realisht një nga vështirësitë më të thella me të cilat jemi përballur. Së shpejti do të kemi edhe reformën e Agjencisë. Do të sjellim më shumë detyra nën një ombrellë, sepse ekzistenca e agjencive të veçanta dhe të ndara nuk e ka ndihmuar procesin. Kur agjencitë kanë shkuar në drejtimet përkatëse, kjo ka krijuar më tepër konfuzion dhe ka sjellë më shumë telashe.  Tani besoj se kemi një ide të qartë dhe mënyrën se si ta formësojmë administratën e pasurive të paluajtshme nga A-ja te Zh-ja, me bashkimin e një sërë agjencish në një të vetme. Pjesa tjetër është të vazhdojmë punën. Kemi bekimin, por edhe mallkimin, sepse kemi tutorin mbi kokë, i cili na thotë: këtu është mirë, këtu është keq. Këtu ke dalë mirë, këtu nuk ke dalë mirë; vazhdo këtu, vazhdo atje me drejtimin e punës dhe kjo ndihmon patjetër. Me BE-në një gjë është e sigurt: natën nuk ke makthe. Nëse zgjedh një rrugë tjetër, gjatë ditës mund të ndihesh më i lirë, por pastaj natën do të kesh makthe. Kështu që nuk ka alternativë tjetër ndaj BE-së. Në këndvështrimin tim nuk ka plan B, nuk ka plan C. Është vendi i duhur ku duhet të jemi patjetër. Nuk ka alternativë ndaj BE-së.

Poll

MOS HUMB