Politikë

Pas takimeve 2-ditore në Pogradec, Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat të premten

Mbledhja do të zhvillohet në selinë e Partisë Socialiste në orën 17:30.

F.I
Pas takimeve 2-ditore në Pogradec, Rama mbledh drejtuesit politikë dhe
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë ditën e premte (28 gusht) drejtuesit politikë të qarqeve dhe ministrat. Mbledhja do të zhvillohet në selinë e Partisë Socialiste në orën 17:30. 

Takimi vjen pas mdledhjeve dy ditore të zhvilluara në Pogradec, ku kreu i qeverisë diskutoi me drejtuesit politikë të qarqeve dhe ministrat e kabinetit dokumentet "Besa" dhe "Prania Besnike" si dhe u prezantua platforma “Pasqyrë Albania”, ku do të grumbullohen dhe ndiqen ankesat e qytetarëve.

Rama gjatë qëndrimit në Pogradec u dha porosi ministrave që çdo muaj të ndjekin punën e drejtorive në varësi, ndërsa drejtuesve politikë u kërkoi më shumë prani në terren./ZËRI

Poll

MOS HUMB