Politikë

VD-Mbyllet pas 7 orësh takimi! Rama dhe socialistët largohen nga vila qeveritare në Pogradec

Mësohet se Rama u ka kërkuar një mendim se çfarë mendojnë për bashkëqeverisjen dhe bashkërendimin mes pushtetit qendror e lokal për ritëm më të shpejtë pune.

F.I
VD-Mbyllet pas 7 orësh takimi! Rama dhe socialistët largohen nga vila
pamje nga socialistët

POGRADEC-Ka përfunduar pas 7-orësh mbledhja e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politik të qarqeve. Në fokus të diskutimeve  ka qenë dokumenti “Besa”, ndërsa të pranishmit kanë paraqitur sugjerime lidhur me përmbajtjen dhe zbatimin e tij. Mësohet se Rama u ka kërkuar një mendim se çfarë mendojnë për bashkëqeverisjen dhe bashkërendimin mes pushtetit qendror e lokal për ritëm më të shpejtë pune.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Rama është ndalur në mënyrë të veçantë te roli që duhet të ketë secili nga drejtuesit në nivel rajonal, duke përfshirë ministrat, drejtuesit politikë, deputetët dhe drejtorët e institucioneve lokale. Nesër Rama do të takojë ministrat. Secili nga ministrat e kabinetit qeveritar pritet të paraqesë prioritetet e vitit të ri politik./ZËRI

Poll

MOS HUMB