POGRADEC-Janë publikuar pamjet nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama, teksa bashkëbisedon me drejtuesit politikë dhe anëtarët e kabinetit qeveritar. Takimi i cili po mbahet në Pogradec ka filluar prej orës 11:30.
Në fillim të takimit Rama kërkoi leximin e dokumenteve strategjike “Besa” dhe “Prania Besnike”, ndërsa vuri theksin te shkrirja e disa bashkive. Drejtuesit e qarqeve kanë dhënë sugjerimet e tyre konkrete lidhur me përmbajtjen e 'Besës' dhe mënyrën e zbatimit të tij në terren.
Rama është ndalur në mënyrë të veçantë te roli që duhet të ketë secili nga drejtuesit në nivel rajonal, duke përfshirë ministrat, drejtuesit politikë, deputetët dhe drejtorët e institucioneve lokale. Kreu i qeverisë u ka kërkuar të pranishmëve mendime dhe propozime se si mund të përmirësohet marrëdhënia dhe bashkëpunimi mes këtyre aktorëve në rang qarku. Detaje të mëtejshme priten në përfundim të mbledhjes./ZËRI
