Politikë

Mbyllet mbledhja në Pogradec/ Rama: Reflektuam për protestat, prezanton “Pasqyrë Albania”

Në fund të komunikimit, kryeministri u ndal te platforma “Pasqyrë Albania”, për të cilën tha se synon t'u japë qytetarëve informacion në kohë reale dhe më shumë transparencë mbi punën e institucioneve.

M.K.
Mbyllet mbledhja në Pogradec/ Rama: Reflektuam për protestat,
Edi Rama

POGRADEC- Pas perfundimit të mbledhjes maratonë me ministrat në Pogradec, Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje mbi çështjet e diskutuara gjatë takimit, duke theksuar se puna e qeverisë është ndikuar edhe nga nevoja për reflektim ndaj zhvillimeve të fundit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Në një komunikim live pas largimit nga Pogradeci, Rama tha se qeveria ka konsoliduar disa prej prioriteteve për periudhën në vijim, ndërsa njoftoi një qasje të re të Partisë Socialiste në territor.

Kemi përgatitur shumëçka tanimë duke i dhënë dorën e fundit, pasi kemi punuar intensivisht edhe si reflektim i thelluar i asaj që nisi përpara sesa pushimet të ndërprisnin punën intensive të ditës”, deklaroi Rama.

Kryeministri tha se gjatë punës është reflektuar edhe mbi protestat e zhvilluara në Tiranë, ndërsa veçoi ndryshimet që priten në mënyrën e organizimit të PS-së në territor.

Kemi konsoliduar disa pozicione, qoftë lidhur me raportin qytetar-shtet dhe shtet-qytetar. Kemi konsoliduar pozicionin lidhur me qasjen e re të partisë në territor përmes pranisë besnike”, u shpreh ai.

Një prej programeve që Rama e cilësoi si prioritet të rëndësishëm për qeverinë është ai i strehimit, për të cilin tha se do të ketë një rol të veçantë në programet e ardhshme.

“Më i spikaturi do të jetë programi i strehimit, që vjen si një gjë krejt e re”, tha kryeministri.

Rama foli gjithashtu për konceptin “Besa”, të cilin e lidhi me mënyrën e re të qasjes së qeverisë në raport me qytetarët.

Besa është tanimë një koncept i konsoliduar në themel të pozicionit të parë, në raportin shtet-qytetar. Besën e shohim si një akronim dhe jo si fjalën më të vyer të thesarit të gjuhës shqipe”, deklaroi Rama.

Në fund të komunikimit, kryeministri u ndal te platforma “Pasqyrë Albania”, për të cilën tha se synon t'u japë qytetarëve informacion në kohë reale dhe më shumë transparencë mbi punën e institucioneve.

Do shtohet edhe Pasqyrë Albania, ku qytetari do drejtohet për t’u informuar në kohë reale. Është një dritare ku secili ka autonominë e vet. Nuk është thjeshtë kërkesa e qytetarit që do të konceptohet si një letër që transportohet me postë, por është edhe gjithë pjesa tjetër që shkon qeveria te qytetari dhe shteti te qytetari”, tha Rama.

Ai shtoi se synimi është që qytetarët të kenë më shumë informacion dhe argumente përballë zhvillimeve që ndikohen gjithnjë e më shumë nga teknologjia dhe algoritmet.

Për të mos e lënë të papërgatitur dhe të paarmatosur me argumenta, përballë algoritmit”, përfundoi kryeministri./ZËRI

Poll

MOS HUMB