POGRADEC- Pas rreth nëntë orësh diskutime, ka përfunduar mbledhja e Kryeministrit te vendit Edi Rama me ministrat e kabinetit qeveritar, e zhvilluar ketë të hënë në Pogradec.
View this post on Instagram
Takimi u zhuillua një ditë pas mbledhjes së Ramës me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe në fokus të tij ishte vlerësimi i punës së ministrive, si dhe përcaktimi i prioriteteve për vijimin e mandatit qeverisës.
Një prej çështjeve të diskutuara gjatë mbledhjes ishte ndryshimi i mënyrës së ofrimit dhe monitorimit të shërbimeve publike për qytetarët, përmes platformës së re “Pasqyrë Albania”.
Sipas diskutimeve, platforma synon të rikonceptojë sistemin aktual të “Bashkëqeverisjes”, duke krijuar një mekanizëm përmes të cilt kërkesat dhe problematikat e qytetarëve do të mund të ndiqen në mënyrë të centralizuar dhe në kohë reale. Qëllimi është që institucionet të kenë më shumë përgjegjësi për trajtimin e kërkesave, ndërsa respektimi i afateve dhe puna e administratës të monitorohen më nga afër./ZËRI