Politikë

Gonzato largohet nga Shqipëria pas 3 vitesh: “Do të rikthehem sërish”

Në mesazhin e tij të fundit, ai la edhe një simbolikë për procesin e integrimit duke theksuar se "Do të kthehem. Dhe një ditë, nuk do të ketë më nevojë të tregoj pasaportën për të ardhur në Shqipëri",shkruan Gonzato.

M.K.
Gonzato largohet nga Shqipëria pas 3 vitesh: “Do të rikthehem
Silvio Gonzato

TIRANË- Pas tre vitesh në detyrën e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka përmbyllur misionin e tij diplomatik në vendin tonë. Në mesazhin e tij të lamtumirës, Gonzato ka ndarë disa prej kujtimeve të krijuara gjatë viteve të qëndrimit në Shqipëri, duke vlerësuar njerëzit që ka takuar gjatë udhëtimeve në të gjithë vendin.

Diplomati evropian ka theksuar gjithashtu mbështetjen e BE- së për forcimin e institucioneve, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Gonzato është shprehur optimist për të ardhmen evropiane të vendit, duke deklaruar se do të rikthehet sërish në Shqipëri. Në mesazhin e tij të fundit, ai la edhe një simbolikë për procesin e integrimit duke theksuar se "Do të kthehem. Dhe një ditë, nuk do të ketë më nevojë të tregoj pasaportën për të ardhur në Shqipëri",shkruan Gonzato.

Postimi i plotë:

"Duket sikur ishte dje kur mbërrita në pikën kufitare të Hanit të Hotit dhe nisa aventurën time në Shqipëri. Tre vite më pas, zemra dhe shpirti im janë mbushur me kujtimet e takimeve me njerëz të jashtëzakonshëm. Kam udhëtuar në të gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug, nga perëndimi në lindje, duke takuar gjatë rrugës njerëz të zgjuar, ambiciozë dhe punëtorë. Kam parë vështirësitë dhe sfidat, por kam parë gjithashtu energjinë dhe vendosmërinë që më bëjnë të besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Së bashku me kolegët e mi fantastikë, kemi punuar fort për t’iu përgjigjur dëshirës së Shqipërisë “për të qenë si pjesa tjetër e Evropës”, për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, në një vend me institucione të forta dhe të pavarura, ku të drejtat e më të cenueshmëve mbrohen e respektohen, ku askush nuk lihet pas dhe ku diversiteti mirëpritet dhe vlerësohet. Të shtunën, kur u largova nga porti i Durrësit, i thashë vetes: “Do të kthehem.” Dhe një ditë, nuk do të ketë më nevojë të tregoj pasaportën për të ardhur në Shqipëri. Deri atëherë — mirupafshim, Shqipëri ,” Silvio Gonzato, Ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri.", shkruan Gonzato./ZËRI

Poll

MOS HUMB