Politikë

'Flamingo' dhe 'Radar'! Si do të funksionojë ‘Pasqyrë Albania’, Rama: Platformë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

Ankesat dhe kërkesat do të kalojnë në këtë sistem për t’u adresuar tek institucionet përgjegjëse.

F.I
'Flamingo' dhe 'Radar'! Si do të funksionojë
Edi Rama

TIRANË-Pas takimit të mbajtur ditën e djeshme me drejtuesit poltikë të qarqeve në Pogradec, kryeministri Edi Rama njoftoi se u diskutua për platformën 'Pasqyrë Albania', një program ku qytetarët sipas Ramë do të kenë të pranishme të gjitha institucionet. Por si do të funksionojë ''Pasqyrëa Albania'?

Platforma do të funksionojë përmes dy sektorëve, “Flamingo Albania” dhe “Radar”. 

“Flamingo Albania” do të mbledhë të gjitha problematikat e qytetarëve që nuk kanë marrë zgjidhje nga administrata. Ankesat dhe kërkesat do të kalojnë në këtë sistem për t’u adresuar tek institucionet përgjegjëse. Ndërsa “Radar” do të shërbejë për gjurmimin e tyre. Qytetari do të mund të kontrollojë në çdo moment se ku ndodhet ankesa, cili institucion po e trajton dhe në çfarë faze është zgjidhja e saj. Problematikat e qytetarëve synohet të marrin zgjidhje brenda dy javësh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

"Nga Pogradeci, kur dielli po perëndon mbi liqen, aty ku Lasgushi gjente frymëzimet e veta magjepsëse dhe aty ku ne u përpoqëm të mbledhim së bashku reflektimet e një periudhe pushimesh aktive, të lidhur me sezonin e ri politik, kemi diskutuar për “Besën”, kemi diskutuar për praninë besnike; kemi diskutuar për ekosistemin e ri të komunikimit të qeverisë, jo në kuptimin thjesht të komunikimit publik, por të komunikimit me qytetarin; kemi diskutuar edhe për pasqyrën unike, “Pasqyrë Albania”, ku qytetarët do të kenë të pranishme të gjitha institucionet dhe ku ambicia është që, më herët se vonë, të arrijmë pikën që çdo kërkesë, çdo shqetësim, çdo hall i qytetarit drejtuar institucioneve të jetë si një pako postale, statusi i së cilës ndiqet në kohë reale nga dërguesi dhe, nga ana tjetër, shteti, qeveria, institucionet ndjekin përgjegjësitë dhe çdo shkelje afati shihet me lupë”, u shpreh Rama, pas takimit të mbajtur në Pogradec.

Megjithatë ende nuk dihet se kur do të jetë gati zyrtarisht platforma dhe si do të operojnë qytetarët në program.

Poll

MOS HUMB