Politikë

Rama prezantoi “Pasqyra Albania”, Berisha: Diella e re shumë milionëshe, mashtrim i ri

Berisha e ka cilësuar atë si një tjetër projekt abuziv dhe mënyrë për të shpërdoruar miliona nga paratë publike.

F.I
Rama prezantoi “Pasqyra Albania”, Berisha: Diella e re shumë
Sali Berisha

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj nismës së qeverisë për krijimin e portalit të ri “Pasqyra Albania”, i prezantuar nga kryeministri Edi Rama. Berisha e ka cilësuar atë si një tjetër projekt abuziv dhe mënyrë për të shpërdoruar miliona nga paratë publike. Kryedemokrati shprehet se platforma do t’u shërbejë qytetarëve “aq sa Diella luftës kundër vjedhjeve qeveritare”.

Sali Berisha: “Pasqyrë Albania”, Diella e re shumë milionëshe! Në serialin e mashtrimeve të tij të kësaj vere, Edi Rama, i bronzuar por i tromaksur dhe i skaduar, pas dështimit me Besën dhe Besimin, njoftoi nga Pogradeci portalin e ri "Pasqyra Albania" si mjetin e komunikimit me qytetarët për hallet e tyre. Në fakt, me këtë ai njoftoi vjedhjen e re të miliona dollarëve për "Pasqyra Albania", në të cilën, sipas tij, qytetari do të mund të ndjekë ankesën apo kërkesën e tij. Natyrisht, pasqyra është një mashtrim i ri, një mur i ri midis qytetarit dhe administratës, e cila do t'u shërbejë qytetarëve aq sa Diella luftës kundër vjedhjeve qeveritar.

Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh pas takimit me drejtuesit e qarqeve në Pogradec, se diskutuan për 'Pasqyrë Albania', platformë ku çdo shqetësim do të reflektohet dhe ndiqet në kohë reale. Rama deklaroi se qytetarët do të kenë të pranishme të gjitha institucionet dhe theksoi se çdo kërkesë, çdo shqetësim, çdo hall i qytetarit drejtuar institucioneve do të jetë si një pako postale.

Poll

MOS HUMB