POGRADEC-Veç të moshuarit nga fshati Homçan i Pogradecit, Çelnik Shtupalli, 78-vjeç, i cili priti dhe takoi një ditë më parë kryeministrin Edi Rama, një tjetër qytetar ka shprehur dëshirën të takojë kreun e qeverisë. Bëhet fjalë për 65-vjeçarin shqiptar, 35 vite në Greqi, i cili ka udhëtuar rreth pesë orë nga Ksanthi i Greqisë për të takuar Ramën.
Bufi, thotë se e mori vesh për mbledhjen e qeverisë në Pogradec dhe vendosi të nisej menjëherë, me shpresën për t’i shprehur Ramës mirënjohjen e tij për politikat që, sipas tij, kanë ndihmuar emigrantët shqiptarë në Greqi.
"Kam ardhur nga Greqia të takoj Edi Ramën, t’i jap falenderimet e mia që kam si refugjat. Për ne ka bërë shumë punë, 35 vite në Greqi, për pensionet. Tani na ka dhënë lajmin se do na njihen edhe vitet e punës atje. Kam bërë 5 orë rrugë. Jam me Fatos Nanon, i nderuari Fatos Nano. Kam hyrë në burg në ’93, më ka nxjerrë Fatos Nano. Që atë ditë ika në Greqi. Protestat në Shqipëri janë të kota. Kur ishin zgjedhjet, kam siguruar 185 vota. Kam shpresë shumë të madhe ta takoj, ta takoj e le të vdes. Të na rrojë sa malet.”, u shpreh ai.
View this post on Instagram
Mledhja me ministrat ka filluar prej orës 11:30 dhe nuk dihet nëse Rama do të presë në takimin emigrantin siç ndodhi me të moshuarin pogradecar./ZËRI