Politikë

Kandidatura e Braçes për kryetar bashkie? Berisha: I nxjerrin sytë njëri-tjetrit, Tirana nuk voton më partinë e krimit

Berisha u shpreh se nuk i komenton socialistët, pasi sipas tij janë në një luftë të brendshme, duke qenë se më herët kandidate u propozua Ogerta Manastirliu.

F.I
Kandidatura e Braçes për kryetar bashkie? Berisha: I nxjerrin
Erion Braçe dhe Sali Berisha

TIRANË-Kryetari i Partisë dDemokratike gjatë konferencës për shtyp të mbajtur ditën e soteme është pyetur nga gazetarët lidhur me kandidatët që po përfliten apo ata që kanë shprehur ambicjen për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Berisha u shpreh se nuk i komenton socialistët, pasi sipas tij janë në një luftë të brendshme, duke qenë se më herët kandidate u propozua Ogerta Manastirliu. Kryedemokrati u shpreh me bindje se Tirana nuk voton më Partinë Socialiste.

Gazetarja: Nuk na dhatë një koment për z. Braçe si kandidat. Si u duket si kandidat?

Sali Berisha: Po pse do të komentoj unë kur ata shkojnë t’i nxjerrin sytë njëri-tjetrit. Se a nuk u shpall njëherë kjo Korba e Covid-it si kandidate? U shpall zyrtarisht nga Rama. Tani, e kupton që kjo është një luftë e brendshme midis tyre në klan.
Nuk ke ç’i bën, le të vazhdojnë, po Tirana nuk voton më partinë e krimit në mënyrë përfundimtare. Për këtë u siguroj.

Jo më larg se sot deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe me një postim në rrjete sociale shprehu sërish ambicien e tij për të garuar për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Braçe njoftoi se do të kandidojë për bashkinë e Tiranës, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS në njësinë numër 5, 28 mars. Socialisti i ka dërguar gjithashtu një shkresë KQZ, ku kërkon t’i vihen në dispozicion të gjitha rezultatet e marra prej tij si deputet, duke nisur nga zgjedhja si deputet për herë të parë në qarkun Berat në vitin 1996.

Poll

MOS HUMB