Politikë

Lamallari pas takimit në Pogradec: Siguria publike dhe modernizimi i Policisë, prioritetet tona

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lamallari ka bërë një bilanc të punës së deritanishme në Ministrinë e Brendshme, ndërsa ka renditur edhe prioritetet për periudhën në vijim.

M.K.
Lamallari pas takimit në Pogradec: Siguria publike dhe modernizimi i
Besfort Lamallari

POGRADEC- Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar pas takimit me kryeministrin Edi Rama dhe skuadrën qeverisëse në Pogradec, ku është diskutuar përgatitja e vitit të dytë të mandatit qeverisës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lamallari ka bërë një bilanc të punës së deritanishme në Ministrinë e Brendshme, ndërsa ka renditur edhe prioritetet për periudhën në vijim.

“Në takimin me kryeministrin Rama dhe skuadrën tonë qeverisëse për përgatitjen e vitit të dytë të mandatit tonë qeverisës. Prezantova disa nga punët e mira që kemi bërë përgjatë këtyre muajve në Ministrinë e Brendshme dhe prioritetet e panegociueshme në vazhdim, me fokus sigurinë publike, modernizimin e Policisë së Shtetit, luftën kundër paligjshmërisë dhe rritjen e standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve”, shkruan Lamallari.

Ministri thekson gjithashtu se objektivi i qeverisë mbetet ndërtimi i një marrëdhënieje të re me qytetarët dhe avancimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Besa është një udhërrëfyes i çmuar e dokument strategjik drejt marrëdhënies së re që ne do të ndërtojmë me qytetarët dhe jetësimit të objektivit tonë ambicioz për Shqipërinë 2030 në BE”, shprehet Lamallari.

Lamallari pas takimit në Pogradec: Siguria publike dhe modernizimi i

/ZËRI

Poll

MOS HUMB