TIRANË- Kryenimistri i vendit Edi Rama ka reaguar pas riatdhesimit të pesë shtetasve shqiptarë, mes tyre fëmijë dhe një e moshuar nga kampet e Sirisë, të cilët mbërritën në Rinas në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Në reagimin e tij, Rama thekson se shteti shqiptar vijon përpjekjet për riatdhesimin e shtetasve të tjerë të cilët kanë mbetur në Siri.
“Pesë shtetas shqiptarë, nga të cilët 3 të mitur, u riatdhesuan nga Siria pas një procesi të gjatë dhe të vështirë, ndërkohë që vijon përpjekja për riatdhesimin e atyre që kanë mbetur ende në Siri.
Një detyrim njerëzor dhe shtetëror, për t’u garantuar një fillim të ri nën mbrojtjen e institucioneve shqiptare”, shkruan kreu i qeverisë.
/ZËRI
