Aktualitet

Riatdhesohen 5 shqiptarë nga kampet e Sirisë! Mërrijnë në Rinas, dy gra e tre fëmijë

Ata u pritën nga forcat e Policisë dhe ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, i cili ka ndarë pamjet nga momenti i mbërritjes së pesë qytetarëve rreth orës 01:20 të mëngjesit të sotëm.

l.k
Riatdhesohen 5 shqiptarë nga kampet e Sirisë! Mërrijnë
Momente nga riatdhesimi i pesë shqiptarëve nga Siria

TIRANË- Në mesantën e 26 gushtit mbërritën në vendin tonë pesë shqiptarë, nga të cilët tre janë të mitur dhe një e moshuar 79 vjeçare, pas përfundimit të operacionit të riatdhesimit nga Siria. Ata u pritën nga forcat e Policisë dhe ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, i cili ka ndarë pamjet nga momenti i mbërritjes së pesë qytetarëve rreth orës 01:20 të mëngjesit të sotëm.

E moshuara e riatdhesuar është Hajrie Taushani, e cila kishte udhëtuar drejt Sirisë pas humbjes së djalit të saj, i cili ishte larguar drejt këtij vendi për t’iu bashkuar formacioneve të ISIS-it. Ajo kishte udhëtuar drejt Sirisë për tu kujdesur për nipërit e saj. Pas rënies së strukturave territoriale të ISIS-it, 79-vjeçarja kishte mbetur në kampin Al-Hol, ku ka jetuar në kushte të vështira, ndërsa vijonte të kujdesej për fëmijë të mitur, përfshirë edhe dy fëmijë jetimë që ndodheshin nën kujdesin e saj.

“Mirë se u kthyet në shtëpi! Sot, në orën 1:20 u kthyen nga Siria në atdhe pesë shtetas shqiptarë, nga të cilët tre të mitur dhe një e moshuar 79 vjeçare. E moshuara H.T, pas humbjes së djalit të saj, i cili ishte larguar drejt Sirisë për t’iu bashkuar formacioneve të ISIS-it, ka udhëtuar drejt Sirisë me qëllim marrjen dhe kujdesin për nipërit e saj.

Pas rënies së strukturave territoriale të ISIS-it, shtetasja H. T. ka qëndruar në kampin Al-Hol në Siri, ku, në kushte veçanërisht të vështira jetese, ka vijuar të kujdeset për fëmijë të mitur, përfshirë dy fëmijë jetimë që ndodheshin nën kujdesin e saj.

Riatdhesimi i saj dhe i të miturve është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të institucioneve shqiptare për të mundësuar kthimin e shtetasve shqiptarë që ndodhen ende në zonat e konfliktit dhe në kampet e Sirisë. Përgëzime të gjithë përfaqësuesve të institucioneve të përfshira në Task-Forcën e ngritur me Urdhër të Kryeministrit për përmbushjen e masave për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga zonat e konfliktit.

Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Arsimit do të vijojnë punën dhe koordinimin ndërinstitucional për vijimin e procesit të riatdhesimit të të gjithë shtetasve shqiptarë që ndodhen ende në Siri, duke garantuar respektimin e procedurave ligjore dhe të sigurisë, si dhe mbrojtjen dhe trajtimin e përshtatshëm të të miturve”- shkruan Lamallari.

Pas përfundimit të procedurave, ata do t’i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore dhe vlerësimeve psikosociale. Ndërsa më pas do të nisë procesi i akomodimit dhe rehabilimit të tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB