TIRANË-Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar vendimin për përjashtimin e dy deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu me 60 ditë nga punimet e Kuvendit.
Vendimi u mor nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, pasi Partia Socialiste, kërkoi përjashtimin e 2 deputetëve të Partisë Demokratike pas incidenteve që u shkaktuan në Kuvend në seancën e 8 tetorit, ku u miratua Reforma e re Territoriale. Në momentin kur do të votohej Reforma e propozuar nga PS, dy deputetët e opozitës, kanë hedhur vezë dhe ujë ndaj kryeministrit Edi Rama.
Sot Gjykata Administrative ka vendosur për shfuqizimin e vendimit të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën ndaj dy deputetëve të opozitës.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë
VENDOSI:
1. Shfuqizimin e vendimit nr. 15, datë 12.10.2026 të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën “Për përjashtimin 60 ditë nga pjesëmarrja në seancë plenare dhe komisione parlamentare për deputetët Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu”.
2. Dhënien e vendimit me ekzekutim të menjëhershëm.
