TIRANË-Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën ka vendosur përjashtimin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit për kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputetin Klevis Balliu. Dy demokratët nuk do të mund të marrin pjesë në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare për periudhën e përjashtimit.
Vendimi vjen pasi Partia Socialiste, kërkoi përjashtimin e 2 deputetëve të Partisë Demokratike pas incidenteve që u shkaktuan në Kuvend në seancën e 8 tetorit, ku u miratua Reforma e re Territoriale. Në momentin kur do të votohej Reforma e propozuar nga PS, dy deputetët e opozitës, kanë hedhur vezë dhe ujë ndaj kryeministrit Edi Rama.
Me 85 vota pro, Kuvendi votoi pas një seance maratonë më 8 tetor hartën e re territoriale me 46 bashki. Në seancën që zgjati për rreth 15 orë, ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Reforma parashikon një strukturë të re me shkrirjen e 15 bashkive, nga 61 në 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative./ZËRI